Aksident fatal në autostradën Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën njëri nga drejtuesit
Një aksident fatal ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në autostradën Levan–Tepelene pranë vendit të quajt...
Një aksident fatal ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në autostradën Levan–Tepelene pranë vendit të quajt...
Edhe për ditën e Hënë, vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti paras...
Shqipëria vijon të mbetet shumë larg Bashkimit Europian për burimet që shkojnë në shëndetësi. Diferenca ësht...
Dashi Do merrni fryme lirisht gjate gjithë kësaj dite dhe gjerat kane për te ecur për mrekulli mes jush dhe atij qe keni ne krah. B...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...

Jemi në javën e tretë të përpjekjeve tona për të takuar Afërditën me djalin e saj 7-vjeçar. Për ata që nuk na kanë ndjekur, kjo 25-vjeçare po përballet me padrejtësinë më të madhe ligjore dhe hyjnore: mohimin e fëmijës. Dhe shkak për këtë janë vjehrri dhe vjehrra e kësaj nëne të re, e cila që në moshën 17-vjeçare u përball me një fatkeqësi.
Pas vrasjes së burrit, Afërdita, atëherë adoleshente dhe nënë e një foshnjeje që ende nuk kishte mbushur vitin, përballet me një tjetër dramë në jetën e saj, atë të kërcënimit për t’i marrë fëmijën. Këtë ultimatum nuses së re ia bënë vjehrri dhe vjehrra, duke shkaktuar, krahas trazimit shpirtëror, edhe një konflikt familjar.
Vjehrri i Afërditës asokohe thërret krushkun dhe e paralajmëron për atë që do të ndodhte, që fëmija do të qëndronte me të. Pas këtyre përplasjeve që shkuan deri në konfrontim mes palëve, Afërdita vendos të largohet nga shtëpia e vjehrrit, gjithmonë me kokën pas dhe me shpresën se shumë shpejt do të kthehej aty për ta marrë fëmijën.
Por shpejt kupton se ka gabuar dhe se dy të moshuarit do t’ia vështirësonin gjithnjë e më shumë rrugën për t’u bashkuar me djalin. Kështu, çdo ditë që kalonte, përplasjet shtoheshin. Nëna e re e sheh thuajse të pamundur vazhdimin e komunikimit me ata që i mbanin peng djalin, prandaj vendos ta ndjekë çështjen në mënyrë ligjore.
Por këtu gjërat, në vend që të merrnin drejtimin që pritej, vështirësohen edhe më shumë për gruan e re, e cila e sheh gjithnjë e më larg bashkimin me djalin. Pavarësisht kërcënimeve, Afërdita nuk bën asnjë hap pas; madje përpiqet t’i japë fund kësaj padrejtësie duke kërkuar ndihmën e përmbarimit dhe të policisë.
Jo njëherë, as dy, as tre, por plot 26 herë pa rezultat. Pavarësisht se është lodhur, sa nga këmbëngulja e dy të moshuarve që mbajnë peng nipin, aq edhe nga indiferenca e institucioneve, kjo nënë 25-vjeçare vazhdon të luftojë çdo ditë për të vënë drejtësinë në vend. Por kjo betejë e saj nuk ia ndryshon mendimin Hamitit dhe Evladijes, të cilët vazhdojnë t’i mohojnë të drejtën qoftë edhe për t’i dhënë një përqafim djalit.
Siç ndodhi edhe atë ditë të 31 korrikut 2025. Dhuna e asaj dite ndaj Afërditës është e dokumentuar edhe nga këto foto, ku shihen qartë shenjat në trupin e saj, vizita e saj në urgjencën e spitalit të Burrelit, por edhe nga ky dokument i policisë ku dhuna ndaj nënës klasifikohet si plagosje e lehtë me dashje nga shtetasja Evladije Hoxha, ish-vjehrra e saj.
Por kishte edhe nga ata që “nuk e kishin parë” këtë dhunë. Siç ishte inspektorja e policisë.
E gjithë kjo përplasje, që ka çuar deri në dhunë ndaj nënës, e ka një shkaktar, i cili ndodhet gjithmonë prezent sa herë ajo i afrohet djalit, gjyshi i të voglit. Kanë kaluar muaj nga ai takim që u mbyll në mënyrën më të dhunshme kohë e mjaftueshme që Hamit Hoxha të lëvizte të gjithë gurët për të penguar zbatimin e ligjit. Duke arritur deri aty sa të përdorte fëmijën 7-vjeçar si kavie, sa nga një klinikë mjekësore te tjetra. Vetëm për të arritur qëllimin e tij, ndarjen e djalit nga nëna.
Deri më tani, çdo përpjekje e Afërditës ka përfunduar pa rezultat, me ish-vjehrrin dhe ish-vjehrrën që bëhen pengesë e zbatimit të ligjit dhe kthimit të djalit te nëna, e cila prej vitesh endet dyerve të institucioneve për të vënë drejtësinë në vend dhe për të marrë djalin në krahët e saj, ta rrisë e t’i japë dashurinë e munguar.
Dhe takimi i mundësuar në shkollë përfundoi ashtu si edhe takimet e tjera, me Hamitin dhe Evladijen që bëhen pengesë dhe frustrojnë djalin, duke e shtyrë t’i kundërvihet nënës, të cilën nuk ka patur asnjëherë mundësi ta ketë afër. Por beteja e Afërditës për të qenë me djalin vazhdon po ashtu edhe e jona, sepse tashmë ajo nuk do të jetë vetëm./piranjatnews
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi
Ditën e shtunë vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet të ...
Një aksident i rëndë rrugor u regjistrua mbrëmjen e sotme në zonën e Unazës së Madhe në Tiranë. Policia tha...
Një zhvillim i ri ka dalë në rastin e rrahjes brutale në Lindos në korrik të vitit 2025, pasi është arrestuar 31-vje&cce...
Karabinierët italianë kanë arrestuar një të ri shqiptar i cili po trafikonte kokainë në zonën e Breshias. Operacioni &e...
TikTok është fajtor për vrasjet e adoleshentëve në vend. Ky ishte arsyetimi i kryeministrit, vitin që shkoi pas vrasjes së 14...
Gjykata e Arezzos liroi nga akuzat Sandro Mugnai, një zejtar 56-vjeçar, i akuzuar për vrasjen e fqinjit të tij Gezim Dodoli, 59 vjeç...
Familjarët e 15-vjeçarit Erjon Boba, i cili ndërroi jetë dje pas gjashtë ditësh në Spitalin Universitar “Nën&e...
Ish-presidenti i Republikës Ilir Meta kërkoi sot në seancën paraprake që u mbajt për dosjen e tij në GJKKO që të ...
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, z. Altin Dumani dhe prokurorja e posaçme, znj. Dorina Bejko, morën pjesë më 2–3...
Shokët dhe shoqet e klasës së 15- vjeçarit Erjon Boba, i cili humbi jetën pasi u plagos me thikë në zemër nga nj&eum...