I biri hapi zjarr drejt policëve, nëna e Violand Braçellarit merret në pyetje nga autoritetet
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Një qytetar i është drejtuar redaksisë me një denoncim lidhur me një situatë që, sipas tij, po ndodh në zonë...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
TikTok është fajtor për vrasjet e adoleshentëve në vend. Ky ishte arsyetimi i kryeministrit, vitin që shkoi pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani vetëm disa metra larg shkollës. Për të shmangur këto tragjedi, kryeministri vendosi ta “dëbojë” rrjetin social nga vendi ynë.
Por teksa shënon pothuajse një vit nga mbyllja e TikTok-ut në Shqipëri, një tjetër adoleshent humbi jetën, pasi u plagos me thikë nga një bashkëmoshatar i tij. Konflikti ndodhi më 25 nëntor, jashtë shkollës “Dom Nikollë Kaçorri” në Durrës. Gjatë përplasjes, 14-vjeçari e goditi katër herë me thikë bashkëmoshatarin e tij, 15-vjeçarin Erion Boba, duke e plagosur rëndë në gjoks, pranë zemrës.
Fillimisht ai u dërgua në Spitalin e Durrësit, e më pas në QSUNT, ku qëndroi në kujdes intensiv për disa ditë, por nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra.
Sherri nisi nga një koment në rrjetet sociale dhe ofendimeve të vazhdueshme në shkollë, të cilat më pas degraduan në plagosje me thikë, që më vonë rezultoi fatale për të miturin. Ndërkohë, autori para grupit hetimor ka shprehur pendesë.
“Pak ditë më parë ngecëm për një koment në TikTok. Aty nisi. U grindëm me komente. Më pas lamë të takoheshim. Nga ana jonë për t’u sqaruar. Po e dinim që ata do të vinin me disa shokë. Edhe ne u bëmë një grup. E lamë të takoheshim diku pranë shtëpisë së tij. Shkuam aty, u takuam. Ata kishin marrë masa për ndonjë konflikt të mundshëm, gjithashtu edhe ne.
Nisëm të debatonin: kush je ti, kush jam unë! U përfshimë në një sherr masiv. Ata na qëlluan me mjete të forta. Unë nxorra thikën. Më shumë për ta trembur. Për vetëmbrojtje qëllova. Se ishte më i madh dhe po më godiste. E godita disa herë, jo për ta vrarë apo plagosur, por për ta trembur. Më vjen shumë keq që përfundoi në këtë mënyrë. Nuk desha që të shkonte kështu. Edhe ata na qëlluan me mjete të forta. Jam penduar shumë. Nuk doja të shkonte kështu”, raportohet të ketë thënë i mituri.
Familjarët: Gjatë operimit të djalit në spitalin e Durrësit ikën dritat
Sipas familjarëve, gjatë ndërhyrjes kirurgjikale në Durrës është ndërprerë energjia elektrike, duke e detyruar stafin mjekësor të ndërpresë operacionin dhe të kërkojë transport urgjent drejt Tiranës. Ata thonë se kjo situatë, bashkë me mungesën e infrastrukturës spitalore, përfshirë ashensorin për emergjencat, ka ndikuar rëndë në përkeqësimin e gjendjes së të miturit.
“Në spitalin e Durrësit, turp i Zotit, iknin dritat, prandaj e çuan në Tiranë urgjent. Gjendja e djalit u përkeqësua, sepse e kemi mik shtëpie dhe jemi në dijeni të çdo gjëje.
Po. Kjo ka ndodhur vërtet. Si në mesjetë. Operim pa drita, por çdokush do të mbulojë diçka, që nga vrasësit, policia, spitali, media, të gjithë gënjejnë se nuk kanë qenë aty. Për 5 ditë, askush. Mjekët aty janë munduar, por kushtet janë fatale, as ashensor nuk kishte për emergjencat”, është shprehur halla e të ndjerit për mediat.
Rritja e dhunës mes adoleshentëve: Një fenomen shqetësues
Por siç e përmendëm më lart, vrasja e Erion Bobës është vetëm një nga shumë rastet e dhunës mes adoleshentëve që kanë ndodhur në Shqipëri vitet e fundit. Një rast i fundit është vrasja e 14-vjeçarit Erald Xhejo nga bashkëmoshatari i tij Enedio Guri në fshatin Pirg të Maliqit, më 14 gusht 2025.
Në vitin 2024, një tjetër ngjarje tronditëse ishte vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani nga një bashkëmoshatar i tij, pas një sherri të nisur në rrjetet sociale. Ky rast ka nxitur qeverinë shqiptare të marrë masa drastike, duke vendosur mbylljen e TikTok-ut për një vit, në përpjekje për të reduktuar ndikimin e mundshëm të platformës tek të rinjtë.
Në vitin 2024, katër të rinj u përfshinë në një ngjarje tragjike në Shkozë, ku pas një sherri mes dy grupeve, 18-vjeçari Aurelio Dervishi u godit me thikë sapo doli nga makina dhe ndërroi jetë rrugës për në spital. Hetimet zbuluan se konflikti kishte nisur për shkak të një vajze të mitur, ndërsa katër autorët vepruan në bashkëpunim, duke përdorur sende të forta dhe armë të mprehta për të sulmuar viktimën.
Një tjetër ngjarje e rëndë ndodhi më 16 maj 2024 në Gramsh, ku katër të mitur u përballën me drejtësinë për vrasjen e 15-vjeçarit Fatjon Bici, i cili u godit me thikë pranë një shkolle gjatë një përplasjeje mes dy grupeve të rinjsh. Përveç vrasjes, ata akuzohen edhe për tentativë vrasjeje ndaj dy të miturve të tjerë dhe për mbajtje pa leje të armëve të ftohta, duke rrezikuar deri në 15 vite burg.
Fakti më i rëndë është se shumë prej këtyre vrasjeve kanë ndodhur pikërisht pranë shkollave, në vendet ku nxënësit duhet të merrnin dije dhe të ndërtonin të ardhmen e tyre, jo të humbnin jetën. Kjo është një dështim i rëndë institucional dhe moral për një shtet që nuk arrin të mbrojë më të pambrojturit.
Sa raste të tjera duhet të ndodhin që Ministria e Arsimit dhe institucionet përgjegjëse të kuptojnë se shkolla nuk mund të jetë më një vend ku fillon konflikti, por ku duhet të mësohet respekti dhe bashkëjetesa?
Gjykata e Arezzos liroi nga akuzat Sandro Mugnai, një zejtar 56-vjeçar, i akuzuar për vrasjen e fqinjit të tij Gezim Dodoli, 59 vjeç...
Familjarët e 15-vjeçarit Erjon Boba, i cili ndërroi jetë dje pas gjashtë ditësh në Spitalin Universitar “Nën&e...
Ish-presidenti i Republikës Ilir Meta kërkoi sot në seancën paraprake që u mbajt për dosjen e tij në GJKKO që të ...
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, z. Altin Dumani dhe prokurorja e posaçme, znj. Dorina Bejko, morën pjesë më 2–3...
Shokët dhe shoqet e klasës së 15- vjeçarit Erjon Boba, i cili humbi jetën pasi u plagos me thikë në zemër nga nj&eum...
Një fluks i jashtëzakonshëm automjetesh është regjistruar këtë të premte në aksin kombëtar Tiranë&ndash...
Një aksident rrugor ka ndodhur në Tushemisht të Pogradecit. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Sipas informacion...
SPAK ka reaguar për seancat paraprake të kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili thotë se nuk është njohur me aktet pasi nuk i ësht&...
Kanë folur prindërit e Eraldo Xhejos, 14-vjeçarit që mbeti i vrarë nga një tjetër bashkëmoshatar në Maliq t&eum...
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka përfunduar gjykimin ndaj katër të p...