AKTUALITET

Goditja e dy grupeve të drejtuara nga Alfredo Hamzai dhe Luçiano Koçeku, BIRN: Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në portet e Europës!

Piranjat Përditësimi i fundit 14 Qershor 2026, 12:59

Goditja e dy grupeve të drejtuara nga Alfredo Hamzai dhe Luçiano

Hetimet e SPAK identifikojnë dy struktura paralele të trafikut të kokainës të drejtuara nga Alfredo Hamzai – një person i lidhur me Artur Shehun – dhe Luçiano Koçekun me bazë në Londër, i cili akuzohet se financonte kullat e betonit në Tiranë.

Një operacion i gjerë i Prokurorisë së Posaçme, SPAK, goditi të premten një rrjet të dyshuar kriminal të përfshirë në trafikimin ndërkombëtar të kokainës dhe pastrimin e miliona eurove të përfituara nga kjo veprimtari kriminale në sektorin e ndërtimit, kryesisht në kulla dhe projekte turistike në bregdetin shqiptar.

Gjykata e Posaçme miratoi 15 masa arresti me burg dhe 5 të tjera në arrest shtëpie për veprat penale të pastrimit të parave, grupit të strukturuar kriminal dhe trafikut të narkotikëve, mes të cilëve edhe Artur Shehun e biznesmenët e ndërtimit, Ilir Shtufi dhe Orest Sota.

Dosja hetimore identifikon dy struktura paralele kriminale të drejtuara nga Alfredo Hamzai dhe Luçiano Koçeku, të cilat sipas SPAK, kanë bashkëpunuar në segmente të ndryshme të trafikut të drogës dhe më pas në pastrimin e parave të fitura në investime të ligjshme në Shqipëri.

Prokuroria akuzon Alfredo Hamzain, Ardian Zykajn, Adrian Ramën, Elton Memetin, Orgest Birçajn, Orest Sotën dhe Dritan Agën për pjesmarrje në trafikim masiv të lëndëve narkotike nga Amerika Latine drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Disa prej tyre janë të lidhur sipas SPAK me Artur Shehun, një personazh kontrovers me origjinë nga Vlora, i cili jeton prej më shumë se dy dekadash në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Grupi i dytë drejtohet nga Luçiano Koçeku, 44 vjeç, lindur në Bulqizë dhe emigrant në Londër. Prokurorët besojnë se Luçiano Koçeku ka nisur karrierën si trafikant rreth viteve 2008-2009, kryesisht në Angli ndërsa pas vitit 2015 besohet se ka hyrë në tregtinë ndërkombëtare të drogës, me trafik nga Amerika Latine për në Evropë. Suksesin financiar duket se e ka shënuar nga vitet 2017 apo 2018, kur edhe i është shfaqur nevoja për t’i investuar diku.

Hetimet tregojnë se rrjeti kriminal shtrihej nga Kolumbia, Ekuadori, Bolivia, Paraguaji, Surinami, Uruguaji, Porto Riko dhe Brazili deri në portet kryesore të Evropës Perëndimore, kryesisht në Anversë të Belgjikës dhe Roterdam të Holandës.

Kokaina fshihej në ngarkesa tregtare të ligjshme si qymyr druri, pasta frutash, mish apo sojë dhe transportohej përmes kompanive të krijuara posaçërisht për këtë aktivitet, ndërsa besohet se trafikantët kishin ndihmë nga brenda shërbimeve doganore në portet europiane që lehtësonte kalimin e ngarkesave.

Pas mbërritjes në Evropë, lënda narkotike përpunohej në magazina dhe laboratorë të ngritur në Belgjikë dhe Holandë dhe sipas hetimeve, grupet kriminale kontrollonin të gjithë zinxhirin e trafikut: nga furnizimi me kokainë në Amerikën Latine, sigurimi i laboratorëve dhe kimistëve, deri te transporti dhe shpërndarja në tregjet evropiane.

Sipas SPAK, Alfredo Hamzai dhe Luçiano Koçeku konsideroheshin si furnizues të lëndës narkotike dhe kishin lidhje të drejtpërdrejta me laboratorë në Kolumbi dhe Ekuador të administruar nga shtetas shqiptarë. Hetimet përshkruajnë një organizim të sofistikuar, ku përdoreshin pajisje GPS, kamera survejimi dhe aparatura për bllokimin e sinjaleve të pajisjeve gjurmuese.

Grupet kriminale shqiptare kishin krijuar lidhje me organizata kriminale holandeze, belge, turke, izraelite, italiane, polake, braziliane dhe britanike, si dhe me kartelet e drogës në Kolumbi, Paraguaj dhe Ekuador dhe hetimet sugjerojnë se anëtarët e grupeve ndihmonin njëri-tjetrin në sigurimin e tregjeve të shitjes në Itali, Angli, Zvicër dhe vende të tjera të Bashkimit Evropian, duke shkëmbyer furnizime, logjistikë dhe rrugë transporti.

Një sërë sekuestrimesh të mëdha të trafikut të drogës nga autoritetet evropiane i atribuohet këtij rrjeti. Mes tyre përmenden 441 kilogramë kokainë të sekuestruara në Barcelonë, ku u arrestuan Indrit Kulaj, Dashamir Shera, Enton Ahmataj dhe Gian Luca Ciprian; 1.435 kilogramë kokainë në portin e Roterdamit që, sipas hetuesve, lidhej me Alfredo Hamzain; 162 kilogramë kokainë të sekuestruara në Britaninë e Madhe; si dhe disa ngarkesa të tjera prej 600 kilogramësh, 1 ton dhe 1.2 tonësh të sekuestruara gjatë vitit 2020.

SPAK vlerëson se sasitë reale të trafikuara kanë qenë shumë më të mëdha se ato që janë kapur nga autoritetet e huaja.

Paralelisht me hetimin për trafikun e narkotikëve, SPAK ka zhvilluar hetime për pastrimin e produkteve të veprës penale. Sipas prokurorisë, të ardhurat e gjeneruara nga trafiku i kokainës janë investuar në prona të paluajtshme, projekte ndërtimi dhe shoqëri tregtare në Shqipëri. Në dosje thuhet se personat nën hetim “janë të përfshirë edhe në pastrimin e produkteve të veprës penale, konkretisht të të ardhurave që rrjedhin nga veprimtaria kriminale përgjatë periudhës 2017 e në vijim”.

Hetuesit përshkruajnë një skemë të ndërlikuar që përfshin blerjen e tokave, falsifikimin e dokumenteve të pronësisë, shtimin artificial të sipërfaqeve të regjistruara, copëzimin dhe transferimin e pasurive, me qëllim fshehjen e origjinës së tyre. Sipas SPAK, një pjesë e pronave i jepeshin më pas kompanive ndërtuese për zhvillim, duke integruar fondet e dyshuara kriminale në ekonomi. “Një modus operandi i tillë është konstatuar edhe me veprimet e kryera nga grupet kriminale që kanë vepruar në zonën e Palasës, Himarë apo Dhërmi, Vlorë”, thuhet në dosje.

Në skemën e dyshuar të pastrimit të parave përmenden biznesmeni Ilir Shtufi dhe kompanitë “Nova Construction 2012” (sot “Nova Group”) dhe “LTD Co” sh.p.k. Sipas hetimeve, paratë e grupit të drejtuar nga Luçiano Koçeku dyshohet se janë pastruar përmes investimeve të lidhura me këto kompani. Në dosje përmenden gjithashtu Artur Shehu dhe Arben Ismailaj, për të cilët SPAK thotë se ekzistojnë indicie për përfshirje në veprimtari kriminale dhe në procese të lidhura me pastrimin e produkteve të veprës penale.

Sipas përfundimeve të SPAK, personat nën hetim “lidhen me njëri-tjetrin, kryejnë veprime investimi, tjetërsimi të pronave me njëri-tjetrin në zona të njëjta, duke ndihmuar dhe bashkëpunuar në këtë veprimtari kriminale”. Prokuroria dyshon se miliona euro të gjeneruara nga trafiku ndërkombëtar i kokainës janë integruar në projekte turistike dhe zhvillime ndërtimore, veçanërisht në Tiranë dhe zonat bregdetare./BIRN

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?