AKTUALITET

Shqipëria jashtë fushës, por në lojën e milionave të Botërorit

Piranjat Përditësimi i fundit 14 Qershor 2026, 08:24

Shqipëria jashtë fushës, por në lojën e milionave

Kur nis Botërori, fituesit nuk janë vetëm skuadrat. Në çdo vend të botës, përfshirë Shqipërinë, aktivizohet një ekonomi paralele që përfshin baret, restorantet, televizionet, platformat sportive, agjencitë turistike dhe bizneset e argëtimit. Edhe pse Shqipëria nuk është mes 48 skuadrave të Botërorit 2026, turneu pritet të gjenerojë një valë konsumi që prek drejtpërdrejt ekonominë vendase.

Kur topi nisi të rrotullohet në stadiumet e Shteteve të Bashkuara, Kanadasë dhe të Meksikës në verën e vitit 2026, Shqipëria nuk është mes skuadrave pjesëmarrëse. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se vendi do të mbetet jashtë ekonomisë së Botërorit.

Përtej spektaklit sportiv, Botërori është një nga ngjarjet më të mëdha ekonomike në botë.

Ai gjeneron miliarda dollarë të ardhura për organizatorët, sponsorët, kompanitë mediatike, hotelerinë, transportin dhe industrinë e argëtimit. Një pjesë e kësaj vale konsumi përhapet edhe në vende që nuk marrin pjesë në turne, përmes shpenzimeve të tifozëve, abonimeve televizive, udhëtimeve dhe konsumit të shtuar.

Në mungesë të Shqipërisë, interesi i tifozëve shqiptarë pritet të përqendrohet te disa prej kombëtareve tradicionale që kanë ndjekje të lartë në vend. Gjermania mbetet një nga skuadrat më të mbështetura, falë historisë së saj të suksesshme dhe lidhjeve të forta që krijon diaspora shqiptare në vendet gjermanofolëse.

Zvicra pritet të tërheqë vëmendje të veçantë për shkak të pranisë së vazhdueshme të futbollistëve me origjinë shqiptare dhe komunitetit të madh shqiptar që jeton atje. Anglia ka fituar popullaritet të madh vitet e fundit falë dominimit të Premier League në tregun televiziv shqiptar, ndërsa Franca dhe Spanja vijojnë të kenë një bazë të konsiderueshme tifozësh për shkak të suksesit të tyre ndërkombëtar.

Po ashtu, Portugalia pritet të jetë ndër skuadrat më të ndjekura, jo vetëm për statusin e favoritit, por edhe për faktorin Cristiano Ronaldo, i cili vazhdon të mbetet një nga figurat më të pëlqyera nga publiku shqiptar. Këto kombëtare pritet të jenë motori kryesor i audiencës televizive dhe frekuentimit të lokaleve gjatë turneut Botëror 2026.

Botërori 2026 pritet të jetë ngjarja sportive më fitimprurëse në historinë e FIFA-s. Organizata parashikon të gjenerojë rreth 13.1 miliardë dollarë të ardhura gjatë ciklit 2023–2026, ku pjesa më e madhe lidhet drejtpërdrejt me Kupën e Botës. Vetëm nga të drejtat televizive dhe mediatike, FIFA pret të arkëtojë rreth 3.9 miliardë dollarë, më shumë se çdo edicion i mëparshëm.

Fitimet

Botërori 2026 pritet të jetë ngjarja sportive më fitimprurëse në historinë e FIFA-s. Organizata parashikon të gjenerojë rreth 13.1 miliardë dollarë të ardhura gjatë ciklit 2023–2026, ku pjesa më e madhe lidhet drejtpërdrejt me Kupën e Botës. Vetëm nga të drejtat televizive dhe mediatike, FIFA pret të arkëtojë rreth 3.9 miliardë dollarë, më shumë se çdo edicion i mëparshëm.

 

Rritja lidhet jo vetëm me interesin global për turneun, por edhe me zgjerimin e formatit nga 32 në 48 skuadra dhe nga 64 në 104 ndeshje, duke krijuar më shumë përmbajtje për transmetuesit dhe reklamuesit. Sipas vlerësimeve të industrisë, të ardhurat nga të drejtat televizive janë rreth 30% më të larta se në Botërorin e Katarit 2022.

Në Shqipëri, ndryshe nga Botërori i Katarit që u transmetua nga RTSH, të drejtat ekskluzive për Botërorin 2026 janë siguruar nga TV Klan. Marrëveshja u njoftua që në vitin 2024 dhe përfshin transmetimin e të gjitha 104 ndeshjeve të turneut.

Sipas informacionit të publikuar nga industria mediatike ndërkombëtare, TV Klan do ta transmetojë Botërorin në mënyrë ekskluzive dhe pa pagesë për publikun shqiptar, përmes kanaleve të tij televizive sportive.

Natyra e fushatës së marketingut që do të shoqërojë këtë transmetim televiziv do të jenë kontrata sponsorizimi, reklamime, pra shitja e së drejtës së përmbledhjeve për televizionet e tjera në lajme apo në programe.

Edhe pse sponsorët e transmetimit në Shqipëri nuk janë shpallur ende, historikisht evente të tilla tërheqin kompani të telekomunikacionit, banka, prodhues pijesh, rrjete karburantesh dhe shitës të pajisjeve elektronike, sektorë që përfitojnë drejtpërdrejt nga rritja e audiencës dhe konsumit gjatë turneut

Sipas përllogaritjeve mbi paketat zyrtare të sponsorizimit, çmimi efektiv i reklamimit luhatet nga rreth 14 euro deri në 62.5 euro për sekondë transmetimi.

Paketa më e madhe, “Partneri Platinum”, me vlerë 400 mijë euro, garanton rreth 20.800 sekonda ekspozim reklamues gjatë 104 ndeshjeve, ndërsa paketat më të fokusuara në ndeshjet kryesore arrijnë deri në 62.5 euro për sekondë. Kjo tregon potencialin e lartë komercial që mbart transmetimi i Kupës së Botës, përtej të ardhurave nga sponsorët dhe shitja e përmbledhjeve televizive.

Dokumentet komerciale tregojnë se bizneset paguajnë jo vetëm për kohën në ekran, por edhe për rëndësinë e ndeshjeve ku shfaqen.

Me 104 ndeshje, Botërori 2026 është turneu më i madh në histori. Për televizionin transmetues, kjo do të thotë më shumë inventar reklamues se çdo Botëror i mëparshëm. Botërori i Katarit kishte vetëm 64 ndeshje. Pra inventari televiziv është rritur me 62.5%.

Një tjetër zë i rëndësishëm është edhe e drejta e transmetimit në vende publike që organizohen posaçërisht për eventin dhe ku zhvillohet aktivitet komercial.

Kjo e bën Shqipërinë pjesë të strategjisë së FIFA-s për të ruajtur shikueshmërinë masive në televizionet me mbulim të lirë, pavarësisht rritjes së platformave me abonim.

Në nivel global, FIFA ka arritur marrëveshje transmetimi në më shumë se 175 territore, ndërsa negociatat në disa tregje të mëdha si Kina dhe India vazhduan deri pak javë para fillimit të turneut, çka tregon vlerën e jashtëzakonshme që kanë fituar të drejtat televizive të Botërorit.

Reklamimi në Shqipëri

Sipas përllogaritjeve mbi paketat zyrtare të sponsorizimit, çmimi efektiv i reklamimit luhatet nga rreth 14 euro deri në 62.5 euro për sekondë transmetimi. Paketa më e madhe, “Partneri Platinum”, me vlerë 400 mijë euro, garanton rreth 20.800 sekonda ekspozim reklamues gjatë 104 ndeshjeve, ndërsa paketat më të fokusuara në ndeshjet kryesore arrijnë deri në 62.5 euro për sekondë. Kjo tregon potencialin e lartë komercial që mbart transmetimi i Kupës së Botës, përtej të ardhurave nga sponsorët dhe shitja e përmbledhjeve televizive.

Për Botërorin 2026, partnerët kryesorë janë:

Vetëm sponsorët dhe partnerët komercialë pritet t’i sjellin FIFA-s rreth 2.8 miliardë dollarë të ardhura.

Futbolli si ekonomi

FIFA vlerëson se Botërori 2026 do të gjenerojë dhjetëra miliarda dollarë aktivitet ekonomik në nivel global. Pjesa dërrmuese e këtyre përfitimeve do të mbetet tek organizatorët, sponsorët, mediat dhe vendet pritëse. Megjithatë, edhe vende si Shqipëria marrin pjesën e tyre, jo si prodhues të spektaklit, por si konsumatorë të tij. Çdo televizor i blerë, çdo abonim sportiv, çdo tavolinë e rezervuar në një bar dhe çdo biletë avioni drejt Amerikës së Veriut është pjesë e ekonomisë së Botërorit./ Monitor 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?