Delvinë, rrufeja godet kopenë me 150 bagëti
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...
TIRANË - Prokuroria e Posaçme SPAK, ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me operacionin për trafikun e klandestinëve në kuadër të së cilit janë ekzekutuar deri më tani 32 masa sigurimi personal për personat nën hetim, dhe 5 të tjerë janë shpallur në kërkim.
Në njoftim zyrtar SPAK bën me dije se veprimtaria e grupit kriminal insistonte në prodhimin e dokumentave te falsifikuara të identifikimit si dhe në dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm nëpërmjet manipulimit të procesit të aplikimeve për viza.
Sipas SPAK gjatë operacionit janë sekuestruar, shumat e parave 25 mijë euro, 20 mijë paund, sende me vlerë, një ambient i përshtatur për falsifikim të dokumentave, kompjutera e printera që shërbenin për shitje dhe transferta monedha virtuale – BITCOIN, sasi lëndësh narkotike e dokumenta të tjera me rëndësi për hetimin.
Njoftimi i SPAK:
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në kuadër të hetimeve të zhvilluara në lidhje me procedimin penal me nr.177, të vitit 2022, në bashkëpunim me Autoritetet Gjyqësore të Tarragonës, Spanjë, në kuadër të Skuadrës së Përbashkët Hetimore, ka kërkuar caktimin e masave të sigurimit në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e cila me vendimin e saj nr. 54, datë 06.06.2024, ka vendosur caktimin e masave të sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, për 31 persona nën hetim, të cilët janë organizatorë, drejtues dhe pjesëtarë të grupeve kriminale, përfshirë dhe një punonjës i strukturave të Policisë së Shtetit, si dhe masës së sigurimit “Arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale për gjashtë persona, të dyshuar për kryerje të veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, e kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave” kryer në formën e bashkëpunimit të vecantë, “Falsifikimi i dokumentave” kryer në formën e bashkëpunimit të vecantë, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi kriminal”, parashikuar nga nenet 298/2 e 28/4; 189/1 e 28/4; 333/a dhe 334/1, të Kodit Penal, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”, kryer në bashkëpunim, “Shpërdorim i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, si dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 283/2 të Kodit Penal.
Hetimet në kuadër të këtij procedimi penal janë realizuar në bashkëpunim me Autoritetet Spanjolle, Kosovare dhe nën mbështetjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, si dhe strukturat e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).
Në interes të hetimeve të këtij procedimi penal, është ngritur një Skuadër e Përbashkët Hetimore me autoritetet gjyqësore të Tarragonës, Spanjë, si dhe në kuadër të shkëmbimit të informacioneve në kohë reale edhe me autoritetet ligjzbatuese të vendeve të tjera është bërë e mundur identifikimi dhe dokumentimi i veprimtarisë kriminale të disa grupeve kriminale të lidhura me dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm të shtetasve shqiptarë me qëllim udhëtimin e tyre drejt Mbretërisë së Bashkuar, Amerikës dhe Kanadasë.
Përgjatë hetimeve janë përdorur përveç të tjerave, edhe metodat speciale të hetimit nëpërmjet të cilave është dokumentuar veprimtaria kriminale, e cila ka konsistuar:
– në prodhimin e dokumentave te falsifikuara të identifikimit, kryesisht të dokumentave të vendeve të Bashkimit Europian (pasaporta, karta identiteti, leje drejtimi e dokumenta të tjera), në gjetjen apo ndërmjetësimin e shtetasve shqiptarë që kërkonin për të udhëtuar në Mbretërinë e Bashkuar, në transportimin e personave ashtu edhe të dokumentave të falsifikuara kryesisht në shtetin e Spanjës, në akomodimin dhe udhëzimin e këtyre shtetasve mbi itinerarin që do ndiqnin, të realizuar nga dy agjensi udhëtimi deri në vëzhgimin në aeroport të tyre për tu siguruar nëse ata arrestoheshin apo arrinin të largoheshin për në Mbretërinë e Bashkuar.
-në dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm nëpërmjet manipulimit të procesit të aplikimeve për viza për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës apo Kanada, nëpërmjet përdorimit të dokumentave të falsifikuara, udhëzimit të personave se si të sillen gjatë procesit të intervistave apo në aeroport.
Në këtë veprimtari kriminale personat nën hetim sigurojnë proceset e ndryshme të saj, njohin njëri-tjetrin, dhe dinë për rolin e secilit prej tyre, rrethana të cilat të tregojnë se veprimtaria është e paramenduar, e mirëorganizuar dhe me detyra dhe role të caktuar, qëllimi i së cilës është përftimi material.
Nga ana e strukturave të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, janë ekzekutuar deri më tani 32 masa sigurimi personal për personat nën hetim, ndërkohë që për pesë personat e tjerë nën hetim po bëhen kërkimet përkatëse.
Gjatë kontrolleve janë sekuestruar sendet që kanë shërbyer për kryerjen e veprës penale apo sende që përbëjnë produkt të veprës penale, shumat e parave 25 mijë euro, 20 mijë paund, sende me vlerë, një ambient i përshtatuar për falsifikim të dokumentave, kompjutera e printera që shërbenin për shitje dhe transferta monedha virtuale – BITCOIN, sasi lëndësh narkotike e dokumenta të tjera me rëndësi për hetimin.
Hetimet vazhdojnë në lidhje me ekzekutimin e masave të sigurimit për personat e tjerë nën hetim, si dhe grumbullimin dhe sigurimin e provave për personat e tjerë që janë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Një falenderim i veçantë i drejtohet Eurojust dhe projektit EU4FAST, për mbështetjen e dhënë në kuadër të hetimit të përbashkët hetimor!
Gerald Shehu, Eraldo Nevruzi DHËRMI - Detaje të reja dalin në dritë nga krimi i rëndë që ndodhi një ditë m&eum...
Foto ilustruese TIRANË - Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë që u raportua këtë t&...
Eraldo Nevruzi VLORA- Trupi i pajetë e Eraldo Nevruzit është dërguar për në morgun e Spitalit Rajonal të Vlorës tek...
Foto ilustruese GREQI- Autoritetet greke kanë vënë në pranga një 30-vjeçar shqiptar. Mësohet se arrestimi i t&eum...
Aksidenti ELBASAN- Një aksident është regjistruar ditën e sotme në aksin Elbasan-Cërrik. Mësohet se ngjarja ka ndodhur m...
Foto ilustruese BELGJIKË- Një 23-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga autoritetet belge. Raportohet se&n...
Foto ilustruese TIRANË- Inspektimi në tregje të ndryshme nga ana e Inspektorateve duket se në disa raste kufizohet edhe nga aspekte ele...
Në Ekuador, vrasjet u rritën tetëfish midis 2018 dhe 2023. Huffington Post shkruan se autorët pothuajse nuk sillen para drejtësis&eum...
foto ilustruese TIRANË- Arrestohet dhe ekstradohet nga Italia një shqiptar i shpallur në kërkim. Mësohet se Armando Sulaj &eu...
foto ilustruese TIRANË- Një skandal ka ndodhur lidhur me tenderin e trajtimit të mbetjeve të rrezikshme spitalore në spitalin e Be...