Shtyhet sërish gjyqi Meta-Kryemadhi
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...

SPAK njoftoi zbardhjen e vrasjes së Edmir Bregut, ndërsa në kuadër të këtij operacioni është lëshuar urdhërarrest edhe për Aleksandër Lahon allias Rrumi i Shijakut, për tjetërsimin e pronave në fshatin Shetaj të Durrësit përmes falsifikimit. Në kuadër të hetimeve është bërë sekuestrimi i 11 pasurive me sipërfaqe totale 254.300 m² në Shetaj ose rreth 25 hektarë, ndërsa është arrestuar edhe vëllai i tij, Vullnet Muça. Ndërsa pjesë e grupit është edhe një person tjetër.
Grupi, falsifikonte dokumente dhe pronat i regjistronin në emër të fshatarëve të cilët nuk kishin dijeni. Të gjitha këto veprime janë kryer me qëllimin e vetëm, realizimi i përfitimit të paligjshëm përmes shitjes së këtyre pasurive te individë apo kompani të interesuara për investime në zonën bregdetare Lalëz dhe Shetaj (Rëra e Bardhë dhe Kepi i Rodonit)
“Gjithashtu nga provat e administruara rezulton se shtetasi, A.L., në rolin e krijuesit, drejtuesit dhe organizatorit, ka krijuar një grup të strukturuar kriminal, me synimin për kryerjen e veprimtarisë së kundërligjshme të falsifikimit të dokumenteve, ku pjesëtarë të këtij grupi të strukturuar kriminal janë shtetasit; V.M, (alias V.K); A.B, V.B dhe shtetas të tjerë të paidentifikuar.
Keta shtetas dyshohet se kanë falsifikuar dokumente, lëshimi i të cilave bëhet vetëm nga institucioni i Kadastrës në Këshillin e Qarkut Durrës, komisioneve të ndarjes së tokës në fshatrat, Lalëz, Shetaj, Bizë dhe Kërtushaj të rrethit Durrës si dhe të ish Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Durrës. Mekanizmi i përdorur nga anëtarët e këtij grupi të strukturuar kriminal përfshin falsifikimin e plotë të Akteve të Marrjes së Tokës në Pronësi (AMTP), falsifikimin e pjesshëm të AMTP-ve origjinale, përmes shtimit të numrit të parcelave, prodhimin e dokumenteve të falsifikuar dhe futjen ilegalisht të tyre në arkivën e ish ZVRPP Durrës, duke i paraqitur si vendime të Komisionit të Verifikimit të Titujve të Pronësisë pranë Këshillit të Qarkut Durrës, heqjen e fletëve të regjistrave të kartelave të pasurisë në volum, ku kanë qenë të regjistruara prona të zërit kadastral “Pyll” dhe “Pa frut” dhe zëvendësimin e tyre me fletë të reja të falsifikuara në formë dhe përmbajtje, ku pasqyronin të regjistruara pasuri të zërit kadastral “Arë”, prodhimin e dokumenteve tërësisht të falsifikuar të praktikës së rivlerësimit të pasurisë, me qëllim hapjen e rrugës për të kaluar në fazën tjetër që ishte transferimi i pronësisë përmes aktit të shitjes apo aktit të dhurimit, etj.
Pasuritë e regjistruara në kundërshtim me ligjin, regjistroheshin në emrin e fshatarëve të fshatrave Lalëz, Draç, Bizë dhe Shetaj, të cilët në pjesën më të madhe të rasteve nuk kishin dijeni se ishin pronarë të këtyre pasurive.
Të gjitha këto veprime janë kryer me qëllimin e vetëm, realizimi i përfitimit të paligjshëm përmes shitjes së këtyre pasurive te individë apo kompani të interesuara për investime në zonën bregdetare Lalëz dhe Shetaj (Rëra e Bardhë dhe Kepi i Rodonit)”, njoftoi SPAK.
Gjykata e Lartë ka shqyrtuar rekursin e Erion Veliajt, për ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg”. Gjykata ...
Greva e urisë e shqiptarit Pano Ruçi, i cili prej katër javësh qëndron para Parlamentit grek duke kërkuar drejtësi pë...
Me gjithë rënien e prodhimit bujqësor, importet e pesticideve po vijnë në rritje vit pas viti. Të dhënat zyrtare të IN...
SPAK ka zbardhur sot ngjarjen kriminale të ndodhur në Durrës, ku një person mbeti i vrarë, krim për të cilin akuzohet grupi i...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) njoftoi sot goditjen e një grupi të strukturuar kriminal t&e...
Një sherr me thika ka ndodhur në gjimnazin “Ibrahim Rugova” në Kamëz, ku mbetën të plagosur dy nxënës 16-vje...
Një 22-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Kurbin, pasi lëvizte i armatosur. Në njoftimin e policisë th...
Është zbardhur vrasja e Edmond Koci, njohur si "Mond Çekiçit", e ndodhur në Durrës në vitin 2021. Edmond Koci u q&e...
Një 41-vjeçar është arrestuar në Vlorë ndërsa ka tentuar të arratisej nga territori shqiptar. Policia bën me dij...
Një qytetar nga Shkodra ka ngritur një shqetësim serioz që sipas tij, po rrezikon shëndetin e banorëve të lagjes “Sk&...