Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
TIRANË- Gripi i shpendëve për një periudhë një mujore ka shuar disa kapanone me pula të fermave që ka prekur. Sipas shifrave zyrtare nga Ministria e Bujqësisë deri më tani kanë ngordhur 497 986 pula në dy fermat “Rea’s” dhe “AIBA”, të prekura nga influenca aviare H5N1. Në njoftimin zyrtar Ministria e Bujqësisë ka bërë me dije se asgjësimi i pulave është bërë përmes procesit të djegies, ndërsa nuk ka dhënë detaje specifike të vendit ku është kryer procesi.
Vatra e parë me gripin e shpendëve u njoftua nga Ministria e Bujqësisë më 3 mars tek ferma Rea’s në Rrashbull të Durrësit, dhe më 13 mars u infektua edhe ferma e AIBA-s në pronësi të kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Dukës. Ndërkohë raportohet se situata me gripin e shpendëve është reflektuar dhe në treg, ku çmimi i vezëve është rritur dhe nga 20-22 lekë kokrra në fillim të muajit, ka shkuar në 30 lekë aktualisht.
NJOFTIMI I MINISTRISË:
Në kuadër të transparencës dhe informimit të publikut Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural sqaron se referuar situatës së Influencës Aviare në dy stabilimente në zonën e Durrësit, janë marrë masat e mënjëhershme për eleminimin dhe asgjësimin e sigurtë të 497 986 krerëve shpendë të ngordhura, me një nga metodat bazuar në aktet ligjore në fuqi, si më poshtë:
Në zbatim të nenit 80 të Ligjit nr.10465, datë 29.09.2011 “Për shërbimin Veterinar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar i cili parashikon :
• Groposjen ose djegien e kadavrave të kafshëve në qendrat e përpunimit, pas ngordhjes, sipas rregullave sanitaro-veterinare.
• Qendrat përcaktohen nga organet e qeverisjes vendore, me pëlqimin e shërbimit veterinar rajonal dhe agjencive shtetërore përgjegjëse për mjedisin.
• Groposja ose djegia e kadavrave të kafshëve në qendrat e përpunimit, post mortem, kryhet nën mbikëqyrjen e veterinerit zyrtar.
Në zbatim të Urdhërit Nr. 213, datë 4.03.2025 “Për disa shtesa dhe ndryshime në urdhrin nr. 411, datë 20.9.2022 “Për miratimin e Planit të Kontigjencës për Sëmundjen e Gripit të Shpendëve (Influenca aviare)” i cili parashikon:
• Eliminimin nëpërmjet groposjes dhe në një qendër përpunimi i karkasave, vezëve mbeturinave shtazore, ushqimit, plehut sipas legjislacionit në fuqi.
• Procesi i asgjësimit të ngarkesave të kafshëve të ngordhura ose të eliminuara në qendrat e përpunimit, ndiqet nga veterineri zyrtar i Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, një përfaqësues nga Drejtoria e Përgjithshme e Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, një përfaqësues nga Drejtoria Rajonale e Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve dhe një përfaqësues nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
• “Asgjësimi/trajtimi i kadavrave kryhet:
me groposje;
në një qendër përpunimi (rendering) që i asgjëson/trajton kadavrat e kafshëve:
– me incenerim;
– me eliminim në një lendfill të autorizuar pas transformimit nëpërmjet sterilizimit nën presion;
– si lëndë djegëse pas përpunimit;
– për prodhimin e fertilizantëve organikë ose përmirësuesve të tokës pas përpunimit nëpërmjet sterilizimit nën presion kur është e mundur dhe bëhet markimi i përhershëm i materialeve përfundimtare”
Përditësimi i metodave të asgjësimit të përcaktuar me Urdhërin Nr. 213, datë 4.03.2025 “Për disa shtesa dhe ndryshime në urdhrin nr. 411, datë 20.9.2022 “Për miratimin e Planit të Kontigjencës për Sëmundjen e Gripit të Shpendëve (Influenca aviare)” është bërë dukë iu referuar metodave të përcaktuara :
1. Në nenin 13 të rregullores (EC) Nr. 1069/2009 e Parlamentit të Këshillit Evropian e datës 21 tetor 2009 që përcakton rregullat shëndetësore në lidhje me nënproduktet shtazore dhe produktet e prejardhura që nuk janë të destinuara për konsum njerëzor (link)
https://eur-lex.europa.eu/legal-content/EN/TXT/PDF/?uri=CELEX:02009R1069-20191214
2. Në zbatim të praktikave të përcaktuara në manualin e Organizatës Botërore të Shëndetit të Kafshëve , sipas rekomandimeve të WOAH, Kapitulli 4 . 1 3. “Asgjësimi i kafshëve të ngordhura”, neni 4.13.6. “Metodat e rekomanduara për asgjësimin e kafshëve të ngordhura” (linku):
https://www.woah.org/en/what-we-do/standards/codes-and-manuals/terrestrial-code-online-access/?id=169&L=1&htmfile=chapitre_disposal.htm
Kohët e fundit siguria ushqimore është vënë në alarm bashkë me konsumatorin. Pas gripit të shpendëve u raportua se mijëra tonë mish pule me salmonelë i ardhur nga Brazili është hedhur në tre dhe dyshohet që pjesa më e madhe të jetë konsumuar. Dy ditë më parë, kreu i Shoqatës për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Prodhuesit, Ervin Resuli shpalosi një tjetër problematikë që është hasur me prodhimet e vendit tonë.
Pas mandarinave me pesticide mësohet se në Kroaci është kapur një ngarkesë me speca nga Shqipëria, me përmbajtje shumë të lartë pesticidesh. Sipas tij kjo ngarkesë është klasifikuar me rrezik të lartë për konsumatorin. Resuli thekson se Shqipëria është e ekspozuar dhe në rrezik serioz.
Skandalit të mandarinave dhe specave me pesticide, mishit të pulës me salmonelë dhe gripit të shpendëve, iu shtohet dhe një sasi prej 52 kilogramësh luleshtrydhe me pesticide të importuar nga Greqia. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bërë me dije se e gjithë sasia e importuar nga Greqia e luleshtrydheve me pesticide është shitur. AKU njoftoi se pas këtij rasti ka bërë vlerësim të riskut për këtë produkt dhe e ka kategorizuar me risk të lartë.
ITALI- Autoritetet italiane kanë vënë në pranga një shqiptar 51-vjeçar. Mësohet se i arrestuari është me preced...
foto ilustruese TIRANË- Një tjetër skandal me frutat e importuara nga jashtë është raportuar në Shqipëri. Ndr...
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën “arrest në burg” për Bujar Shegën. Bujar Shega, i n...
TIRANA- Një zjarr ka shpërthyer ditën e sotme në ndërtesën e një pallati në zonën e Astirit në Tiran&eu...
FUSHË KRUJË- Një 29-vjeçar është arrestuar në Fushë Krujë pasi pastronte para me burime të dyshimta, ...
KOSOVA- Mbi 60 për qind të produkteve nga kompania kosovare, Walone Fashion Group, shiten në tregun e Shteteve të Bashkuara – deri m...
FUSHË-KRUJË- Një 33-vjeçar, banues në Kamzë, është arrestuar pasi ishte shpallur në kërkim 2 dit...
VLORA- Një 15-vjeçar në Vlorë është vënë nën hetim pasi dyshohet se gjatë muajit mars 2025 ka nd...
TIRANA- Të paktën 455 individë e subjekte u ankuan në vitin 2024 pranë Komsionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbr...
DURRËS- Pesë persona janë përleshur me njëri tjetrin, pas një aksidentit, ku dy automjetet u përplasën në Durr&eu...