Protestat/ Protothema: Qytetarët kërkojnë hetim mbi dhunën policore dhe rolin e Edi Ramës
Media greke “Protothema” i ka kushtuar vëmendje zhvillimeve në Shqipëri, duke u ndalur te kallëzimin penal të paraqitur n...
Media greke “Protothema” i ka kushtuar vëmendje zhvillimeve në Shqipëri, duke u ndalur te kallëzimin penal të paraqitur n...
Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq Ermalinda Ramën, e akuzuar për vrasjen e babait të saj, Anesti ...
I ftuar në Syri Tv me gazetarin Flavio Qarri, nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka komentuar protestën që...
Dhoma e Avokatisë Sarandë ka reaguar me kritika të forta ndaj publikimit nga kryeministri Edi Rama të fotografive të personave protes...
Për rreth dy javë, studentët në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, kanë demonstruar çdo ditë kundër qe...
Një edukatore është arrestuar në Korçë, pasi dyshohet se ka dhunuar një fëmijë 4-vjeçar në kopshtin...
Kryeministri Edi Rama ka përsëritur thirrjen e tij për dialog me protestuesit, duke zgjedhur një formë simbolike për të p&e...
Protesta e studentëve shënon sot ditën e 12-të, ndërsa vijojnë përgatitjet për tubimin kombëtar të paralajm&...
DashiMarrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e bëra dhe do mundoheni me çdo...
Shqipëria do të ndikohet sot nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme, me kthjellime dhe vranësira në pjesën më...
Nga Elton Qyno
Përveç sektorit të ndërtimit në zona elitare si në Tiranë dhe bregdetin shqiptar, organizata e trafikut të drogës e drejtuar nga Salvatore Aliu, Eldi Dizdari alias Matoshi dhe Dritan Gjika, ka investuar paratë e drogës edhe në ndërtimin e parqeve fotovoltaike të energjisë.
Prokuroria e Posaçme, SPAK, gjatë hetimeve të kryera ka gjetur gjurmë të investimeve të organizatës në kompani energjitike, duke çuar në shtrirjen e verifikimeve mbi një kompani energjitike, e cila është themeluar në vitin 2022, duke pasur si qëllim ndërtimin e parqeve fotovoltaike në Shqipëri.
Sipas dokumenteve të siguruara nga gazetari Elton Qyno, rezulton se “G.E.A Green Energy” është një shoqëri me një kapital prej 100 milionë lekësh të vjetër, ku aksioneri kryesor i kësaj kompanie është “Aliu Road Hause”.
Kjo është një shoqëri që zotërohet 100 për qind nga Isa Aliu, person ky i shpallur në kërkim nga SPAK, si i përfshirë së bashku me vëllain Salvatore alias Shpëtim Aliu në trafikun e drogës nga vendet e Amerikës Latine drejt vendeve të Europës dhe në pastrimin e parave në Shqipëri.
Isa Aliu zotëron 50 për qind të aksioneve të “G.E.A Green Energy”, ndërsa dy aksionerët e tjerë të kësaj shoqërie janë kompania “Gainsbourg” e biznesmenit Elton Beqiraj, i cili zotëron 25 për qind të aksioneve.
Sipas dokumenteve, “Gainsbourg” është një kompani e regjistruar më 10 maj 2010 nga beratasi Dashnor Faqekuqi. Por më 16 dhjetor 2016, Faqekuqi vendos t’ia shesë kompaninë Elton Beqirajt nga Durrësi, kundrejt një vlere prej 10 mijë lekësh të vjetër. Nga viti 2016 e deri më sot, kompania në fjalë ka disa masa bllokimi nga përmbarues privatë dhe Drejtoria Rajonale e Tatimeve.
Ndërsa kompania e tretë që ka hyrë me 25 për qind në shoqërinë energjitike “G.E.A Green Energy” për ndërtimin e parqeve fotovoltaike është “Edicom”.
Kjo është një shoqëri e themeluar në vitin 1994 dhe tashmë pronarë të saj janë Ledia Aleksi, Xhorxhi Aleksi dhe Luigj Aleksi, ky i fundit kryetar i Shoqatës së Ndërtuesve.
Sipas bisedave të zhvilluara në aplikacionin “Sky”, vëllezërit Aliu janë të përfshirë në trafikun e tonelatave të mëdha të kokainës nga vendet e Amerikës Latine në drejtim të porteve kryesore të Europës.
Rasti në fjalë provoi nga SPAK se organizata e drogës kishte një qëndrueshmëri dërgesash të rregullta çdo javë të kokainës, duke sjellë brenda një kohe të shkurtër përfitime të jashtëzakonshme monetare.
Paralelisht me këtë aktivitet, drejtuesit kryesorë të organizatës, si vëllezërit Aliu, Eldi Dizdari, Dritan Gjika dhe persona të tjerë, kujdeseshin për të sjellë në Shqipëri paratë e fituara, duke i investuar ato në ndërtime të ndryshme, HEC-e dhe parqe fotovoltaike.
Isa Aliu, sipas hetuesve, administronte dhe pastronte paratë e drogës për llogari të vëllait Salvatore. Në një nga bisedat e zhvilluara më 30 gusht 2020, Isai e informon Salvatore Aliun se ka gjendje 6 mln euro cash, ndërsa 13 ditë më vonë Salvatore i konfirmon Isait se në vijim do të marrë edhe 20 mln euro të tjera.
Më tej në biseda del se si ai e orienton për mënyra të ndryshme të fshehjes së parave, një prej të cilave ishte edhe groposja në fuçi 50-litërshe.
SPAK ka prova se pjesë e konsiderueshme e këtyre shumave janë shtrirë në investime ndërtimi në zonat më të lakmuara të Shqipërisë. Ndërsa prej 4 vitesh vëllezërit Aliu kanë hapur edhe kompani për ndërtimin e parqeve fotovoltaike të energjisë. /Syri
34 vjeçari nga Elbasani Elvis Koçi alias Elvis Çaushllari, i njohur si “Vis Korçari”, është ndaluar mbrëm...
Kryeministri Edi Rama sulmoi një nga gratë që mbajnë fjalime para Kryeministrisë duke pretenduar se ka ndërtuar pa leje në ...
Një përplasje mes policisë dhe një personi në kërkim është regjistruar mbrëmjen e së shtunës në Ksam...
Kur në vitin 2016, e gjithë vëmendja ishte në faktin që vendi u kthye në një pikë të nxehtë të kultivim...
Policia dha detaje për aksidentin tragjik në aksin rrugor Lushnjë-Tiranë. Në komunikatë thuhet se 37-vjeçari, Taulant Veli...
Tensionet janë shënuar para godinës së Kryeministrisë, ku protestuesit që kaluan natën në shesh u përballën me...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pak para mesnatës në autostradën Lushnje-Tiranë pak para urës mbi Shkumbin. Një mj...
Ish-gangsteri i familjes kriminale Gambino dhe aktualisht anëtari i këshillit të qytetit Englishtown, John Alite, u arrestua të premten p&eu...
Një protestë madhështore u mbajt sot në Tiranë, 21 qershor 2026. Shqiptarët nga të gjithë trevat, nga çdo cep i b...
“Shqipëria po mban protestën më masive kundër qeverive në dekadat e fundit”. Kështu shkruan edicioni në shqip i ...