AKTUALITET

Hapet gara për zv.drejtorin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, kriteret dhe dokumentacioni që duhet të plotësojnë kandidatët

Piranjat Përditësimi i fundit 15 Janar 2026, 09:27

Hapet gara për zv.drejtorin e Byrosë Kombëtare të Hetimit,

Byroja Kombëtare e Hetimit ka shpallur hapjen e procedurave për përzgjedhjen e Zëvendësdrejtorit të BKH-së.

Sipas njoftimit, dokumentacioni nga ana e kandidatëve duhet të dorëzohet deri më 22 janar 2026, pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore në BKH.

Zëvendësdrejtori është përgjegjës për funksionimin e Shërbimeve të Policisë Gjyqësore të BKH-së, si dhe për mbarëvajtjen e institucionit gjatë mungesës së Drejtorit.

Ai/ajo ushtron funksione drejtuese, menaxhon burimet njerëzore, koordinon punën e strukturave vartëse, harton politika pune, planifikon nevojat për trajnime dhe logjistikë, si dhe mbikëqyr respektimin e disiplinës dhe performancën e personelit.

Përzgjedhja do të realizohet nga Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme dhe Drejtori i BKH-së, përmes verifikimit të dokumentacionit, vlerësimit të performancës profesionale dhe të dhënave disiplinore, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Kriteret e aplikimit

Kandidatët duhet:

të jenë hetues aktivë në BKH;

të mos kenë masa disiplinore në fuqi;

të kenë vlerësimin e fundit “mirë” ose “shumë mirë”;

të kenë të paktën 3 vite përvojë në hetimin e korrupsionit, krimit të organizuar ose krimeve të rënda;

të demonstrojnë aftësi drejtuese, integritet të lartë dhe njohuri në menaxhim organizativ;

të kenë aftësi shumë të mira komunikimi dhe njohuri të mira të gjuhës angleze.

NJOFTIMI 

SHPALLJE PËR POZICIONIN E ZËVËNDËSDREJTORIT, NË BYRONË KOMBËTARE TË HETIMIT

Në zbatim të nenit 31 e nenit 36 të Ligjit nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, i ndryshuar, Byroja Kombëtare e Hetimit shpall procedurat për përzgjedhjen e pozicionit:

Zëvendësdrejtor , në Byronë Kombëtare të Hetimit – Kategoria 80% e G 3.

Pozicioni më sipër, u ofrohet Hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Afati për dorëzimin e Dokumenteve: Deri në datën 22.01.2026

Hapet gara për zv.drejtorin e Byrosë Kombëtare të Hetimit,

PËRSHKRIMI I PUNËS PËR POZICIONIN:

a. Zëvendësdrejtori është përgjegjës për funksionimin e Shërbimeve të Policisë Gjyqësore të Byrosë Kombëtare të Hetimit;

b. Zëvendësdrejtori është përgjegjës për funksionimin e vazhdueshëm të Byrosë Kombëtare të Hetimit gjatë çdo mungese të Drejtorit të BKH-së;

c. Zëvendësdrejtori është hetues i Byrosë Kombëtare të Hetimit;

d. Zëvendësdrejtori raporton te Drejtori i Byrosë Kombëtare të Hetimit;

e. Zëvendësdrejtori ka për detyrë menaxhimin, organizimin, menaxhimin e burimeve njerëzore, hartimin e politikave të punës për Shërbimet e Policisë Gjyqësore, të përbëra nga oficerë të Policisë Gjyqësore, nga Policia e Shtetit dhe institucionet e tjera përkatëse, të cilat i ka nën drejtimin administrativ.

f. Asiston Drejtorin e Byrosë Kombëtare të Hetimit për çështjet që kanë lidhje me funksionimin e BKH-së;

g. Organizon, drejton e kontrollon veprimtarinë e punonjësve sipas fushës së përgjegjësisë, duke u udhëhequr nga fryma e bashkëpunimit, mirëbesimit dhe respektit reciprok;

h. Planifikon dhe koordinon punën për hartimin e procedurave të nevojshme për përmbushjen e përgjegjësive;

i. Kryen studime dhe analiza te ndryshme me qëllim përmirësimin e akteve normative që normojnë punën e shërbimeve të Policisë Gjyqësore, në BKH;

j. Planifikon kontrolle për personelin sipas fushës së përgjegjësisë;

k. Planifikon nevojat për aftësimin profesional të personelit sipas fushës së përgjegjësisë;

l. Përcakton kërkesat për bazën materialo-teknike për krijimin e kushteve për realizimin e detyrave e objektivave;

m. Kur konstaton ose merr informacion për shkeljet e kryera nga varësit, fillon procedurat për ecurinë disiplinore, sipas rregullores së disiplinës, si dhe merr masa për pengimin e ardhjes së pasojave nga këto shkelje;

n. Kryeson grupe pune, ose merr pjesë në grupe pune, në rastet kur caktohet nga Drejtori dhe monitoron e raporton në kohë për realizimin e detyrave dhe objektivave të planifikuara;

o. Konsultohet dhe ndihmon varësit për realizimin e detyrave të tyre;

p. Vlerëson në mënyrë periodike performancën e punonjësve në varësi, apo sa herë që kërkohet për çështje të ndryshme të punës e karrierës së tyre;

q. Harton informacione e ndjek korrespondenca për çështje që lidhen me veprimtarinë e Shërbimeve të Policisë Gjyqësore;

r. Harton Memo informuese për Drejtorin e BKH-së lidhur me problemet që lindin gjatë procesit të punës.

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret si vijon:

a. Të jenë hetues në Byronë Kombëtare të Hetimit;

b. Të mos kenë masë disiplinore në fuqi;

c. Të kenë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shume mirë” (të vërtetuar me formularin e vlerësimit individual të punës);

d. Të ketë të paktën 3 vjet eksperiencë pune në hetimin e veprave penale të korrupsionit, krimit të organizuar apo krimeve të rënda, si dhe duhet të ketë treguar aftësi drejtuese;

e. Të ketë integritet të lartë;

f. Të ketë njohuri në fushën e menaxhimit dhe planifikimit organizativ, menaxhimit të burimeve njerëzore, etj;

g. Të ketë aftësi shumë të mira në komunikim, punën në grup, ndërveprim dhe në marrëdhëniet ndërinstitucionale;

h. Të ketë njohuri shumë të mira në të folur dhe të shkruar të gjuhës angleze, (element që do të merret në konsideratë gjatë procesit të vlerësimit).

1.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët që do aplikojnë për Zëvendësdrejtor në Byronë Kombëtare të Hetimit duhet të plotësojnë dhe dorëzojnë dokumentet si më poshtë:

b. Një platformë mbi kuptimin e funksionit të Zëvendësdrejtorit, rolit në fushën e menaxhimit, menaxhimit të burimeve njerëzore, komunikimit, punës në grup, ndërveprimit dhe marrëdhënieve ndërinstitucionale ;

d. Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;

e. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.

f. Certifikatë mbi njohurit e gjuhës angleze.

Dokumentet duhet të dorëzohen fizikisht në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore, në Byronë Kombëtare të Hetimit deri në datën 22.01.2026.

1.3 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

a. Përzgjedhja do të bëhet nga Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme dhe Drejtori i Byrosë Kombëtare të Hetimit.

b. Për secilin kandidat krijohet dosje e cila përmban të gjitha dokumentet e prezantuara nga kandidati. Drejtoria e Burimeve Njerëzore dhe Dokumentacionit janë përgjegjës për formimin dhe mbajtjen e dosjes ku sigurojnë kompletimin dhe përditësimin e saj deri në momentin e përmbylljes përfundimtare të procesit të përzgjedhjes së zëvendësdrejtorit.

c. Vlerësimi i përzgjedhjes së kandidatit për Zëvendësdrejtor, bëhet përmes verifikimit të dokumentacionit të dorëzuara nga kandidati, plotësimit të kritereve, të dhënave nga Prokurorët e Posaçëm (vlerësimi i punës dhe performancës) dhe eprorët e drejtpërdrejt, sigurimit të të dhënave për masat eventuale disiplinore, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Kandidati që plotëson kriteret dhe përzgjidhet do të njoftohet zyrtarisht nga Drejtoria e Burimeve Njerëzore dhe Dokumentacionit në BKH.

Kandidatët që nuk i plotësojnë kriteret do të njoftohen individualisht nga Drejtoria e Burimeve Njerëzore, në BKH, nëpërmjet adresës së e-mail.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?