
Pas arrestimit te agjenteve që reklamonin investimet ne kripto dhe organizatorit që e përhapi platformën kryesisht ne zonën e Divjakës, Hetuesit ende nuk e dinë se kush ishte ideatori i kësaj skeme mashtruese që futi në kurth qindra shqiptarë. Nga verifikimet dihet vetëm një emër, Leo Smith.
Ereledio Shebeku i konsideruar si organizator i kësaj skeme mashtruese u vu në pranga në Rinas sapo mbërriti nga Italia ku ndodhej për kurimin e fëmijës së tij. Ashtu se edhe agjentët e arrestuar më herët, 35-vjeçari nuk ka dhënë detaje në dëshminë e tij duke pretenduar se me këtë platformë u njoh online dhe se nuk ka detyruar askënd për të investuar.
Skema zhvillohej në rrjetin social Telegram, ku nëpërmjet agjentëve prezantohej një platformë ku qytetarët duhet të investonin minimalisht 1 mijë dollar për tu futur në skemë dhe kishin detyrimin për të anëtarësuar dhe 5 anëtarë të tjerë të cilët po ashtu duhet të paguanin po aq para.
Shebeniku rezulton të jetë i pari që ka nisur këtë piramidë anëtarësimesh. Fillimisht në Divjakë mes të afërmve të tij dhe më pas u shtri edhe në Fier dhe Lushnjë. Nga hetimet ka rezultuar se ai komunikonte me një user me emrin”Leo Smith” i cili i niste linqe se ku duhej bërë anëtarësimi dhe derdhja e parave si dhe trendet e fitimeve te supozuara,sipas tch.
Por përveç emrit hetuesit nuk kanë mundur dot të mësojnë më tepër. Nga verifikimet e deritanishme dyshohet se numri i të mashtruarve nga kjo piramidë është rreth 600.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
23 Shtator20:15
Gati sa nuk u konfrontuan fizikisht/ Përballja në GJKKO, Dumani-Alibejt: Të degjeneroj, do të më nxjerrësh mashtrues
Kanë vijuar sërish tensionet, gati në konfrontim fizik mes dy të penduarve të drejtësisë, Nuredin Dumani dhe Erjon Alibejm,...
AKTUALITET
23 Shtator19:31
“Bie ndesh me traditën shqiptare”, Këshilli Ndërfetar kundër nismës ligjore për ‘shumë’ gjini
Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë i përbërë nga pesë komunitetet fetare (Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, ...
AKTUALITET
23 Shtator18:48
Trafikoi sasinë më të madhe të heroinës në Galicia të Spanjës, kush është biznesmeni shqiptar që po gjykohet nga drejtësia spanjolle
Nikolin Janina, një biznesmen i njohur shqiptar, përballet me tetë vjet burg për përfshirjen e tij në vjedhjen e 54 kilogramë...
AKTUALITET
23 Shtator15:48
Aksident në "Laguna-Patok", drejtuesja humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga! Dërgohet me urgjencë tek Trauma
Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën e Patokut në Kurbin. Rreth orës 15:00, në rrugën “Laguna-Pato...
AKTUALITET
23 Shtator15:29
I nguli gërshërën brenda spitalit/ Zbardhet dëshmia e infermierit të plagosur: Ja pse e qëllova
Zbardhet dëshmia e infermierit të plagosur sot nga kolegu i tij. E gjithë ngjarja ndodhi në ambientet e spitalit Shefqet Ndroqi. Mikel Osm...
AKTUALITET
23 Shtator15:14
Jep dorëheqjen drejtori i QSUT, Florenc Spaho, ja kush e zëvendëson (EMRI)
Drejtori i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Florenc Spaho, ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij, vet&eum...
AKTUALITET
23 Shtator15:05
Flet personi që “spiunoi” zv.ministrin e Brendshëm me cigare: Si u ndjeva kur e pushuan nga puna
Ditën e djeshme ministrja e Brendshme Albana Koçiu shkarkoi nga detyra zv.ministrin Andi Mahila, për shkak se ishte fotografuar duke pirë...
AKTUALITET
23 Shtator14:53
Orikum/ IKMT shemb objektet, pronarja: Nuk na njoftuan
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) këtë të martë, ka shembur dy objekte buzë bregdetit në Orikum, t&...
AKTUALITET
23 Shtator14:37
EMRI/ Zgjidhet kryetari i ri i Gjykatës së Vlorës
Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë ka zgjedhur kryetar të ri. Pas transferimit të ish-kryetarit Enkel Peza në Tiran&eum...