AKTUALITET

Hetimi ndaj tij dhe gazetarit Artan Hoxha, Qyno: U deshën disa biseda të personave të dytë apo të tretë që të baltosesha me qëllim që të humbisja gjyqet

M.B. Përditësimi i fundit 24 Prill 2025, 22:51

Hetimi ndaj tij dhe gazetarit Artan Hoxha, Qyno: U deshën disa biseda

TIRANA- Gazetari Elton Qyno foli sot lidhur me hetimin e nisur nga SPAK ndaj tij dhe gazetarit Artan Hoxha. I ftuar në "Çim Peka Live", Qyno tha se u deshën disa biseda të personave të dytë apo të tretë që të baltosej me qëllim që të humbiste gjyqet në Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese.

Ai tha se se është hetuar për korrupsion pasiv në sektorin privat pa patur prova konkrete. Gjithashtu Qyno foli për momentin kur ishte thirrur në SPAK duke e cilësuar si një skenar të pazakontë, pasi sipas tij, ai qëndronte në zyrën e prokurorit në katin e dytë, ndërsa në katin e dytë bëhej gjyqi për lëshimin e urdhër kontrollit.

"Çështjen tjetër që kam me SPAK, është e hapur aktualisht, është çështja ku jemi vënë nën hetim së bashku me Artan Hoxhën për korrupsion pasiv në sektorin privat. Niveli më i lartë i korrupsionit dhe në sektor privat dhe në sektor administrate, por u desh që t'i bien gjithë SKY-it anë e mbanë me shpresën për të gjetur kodet e Elton Qynos dhe Elton Qyno përveç se s'ka pasur kode, s'ka pasur as aplikacionin sekret veç një whatsapp apo telegram. Dhe u deshën disa biseda të personave të tjerë të dytë apo të tretë që të përfshihej Elton Qyno në një çështje penale dhe me qëllimin e vetëm që të baltosej Elton Qyno dhe nga ana tjetër të humbej edhe gjyqi në Gjykatën e Lartë edhe gjyqi në Gjykatën Kushtetuese.

Realisht, kur ka ndodhur çështja e parë, kam pësuar një goditje sepse nuk e kisha pritur atë valën e sulmit. Ditën e 13 dhjetorit, edhe pse u bllokova aty brenda. Sigurisht, në atë godinë unë kam hyrë e kam dalë për shumë vite me radhe dhe nuk kisha atë emocionin pse ata po më mbanin atje brenda, dhe në momentin kur filluan të më kërkonin që do të zbatonin procedurën, mendova që do më mbanin aty 48 orë dhe do më lëshonin.

Por kur më kanë ardhur me tre vendime kontrolli, atëherë jam habitur dhe e kam parë veten ngushtë sepse të tre vendimeve të kontrollit nuk i thoshe dot më jo sepse duhet të ekzekutoheshin. Aq më tepër që 3 vendimet e kontrollit ishin marrë për 55 minuta, ndërkohë që unë isha lart, poshtë bëhej gjyq. Një procedurë që nuk ishte bërë ndonjëherë, jo në Shqipëri, por as në një vend të Europës apo botës, që gazetari mbahej lart në katin e dytë dhe në katin e parë bëhej gjyqi.

Dhe rrëmbehet gazetari, hipet në makinë, më çuan në shtëpi për të ekzekutuar vendimin e gjykatës. Dhe unë kam qenë në hava. Më vonë nga ora 1:30 kam dalë unë nga dyert e SPAK. Më thanë atje (në gjykatën Kushtetuese) që nuk provohet se ky është mbajtur në SPAK. Tani, si mund ta provoj unë që kam hyrë në shtëpinë tënde. Kamerat i kanë ata, le ti nxjerrin. Unë vetë nuk e kam pritur që do kryheshin kontrolle", tha Qyno. 

elton qyno

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë