AKTUALITET

Hoxha jep shifrën e bujshme: Vetëm në vitin e zgjedhjeve u këmbyen 12 miliardë euro para droge

Piranjat Përditësimi i fundit 18 Qershor 2026, 22:03
Hoxha jep shifrën e bujshme: Vetëm në vitin e zgjedhjeve u

Gazetari Artan Hoxha ka hedhur akuza të forta mbi përmasat e qarkullimit të parasë informale në Shqipëri, duke deklaruar se vetëm gjatë vitit të zgjedhjeve lokale të vitit 2023 janë këmbyer rreth 12 miliardë euro në pikat e këmbimit valutor në vend.

I ftuar në emisionin “Çim Peka LIVE” në SYRI TV, ai thotë se fenomeni i rënies së fortë të euros në tregun shqiptar dhe luhatjet e pazakonta të kursit të këmbimit lidhen drejtpërdrejt me këtë qarkullim masiv të parasë informale jashtë sistemit bankar, që janë para droge.

Ai solli në vëmendje edhe deklarime të mëparshme publike nga ish-ministri Arben Ahmetaj, duke deklaruar se deklaratat e tij janë vërtetuar nga zhvillimet dhe nga realiteti ekonomik e politik në vend.

Hoxha ngriti gjithashtu pikëpyetje mbi lidhjen mes qarkullimit të madh të parasë, investimeve në resorte luksoze dhe vendimmarrjeve shtetërore për lejet e ndërtimit, duke lënë të kuptohet se infrastruktura ligjore dhe institucionale ka krijuar hapësira për pastrim parash në shkallë të gjerë.

“Ato që thoshte Arben Ahmetaj, madje më cilësonin të çmendur, dhe u deshën vite që të provohen që ato ishin të vërteta. Unë i merrja të besueshme, pse?

Sepse e dija që Ahmetaj ka qenë atje në tavolinë. Dhe e dimë, edhe kur thoshte për shishen e verës. Po, se pi një verë atë. Po të ishte një njeri tjetër që pi raki, s’do e besoja. Po Arben Ahmetaj i njeh verat, cilësinë e tyre dhe çmimin e tyre.

Dhe ju e patë çfarë ndodhi këtu. Më shumë u shqetësuan për të hequr etiketat e verave atje, se do provonte ajo që thoshte Ahmetaj, që është pirë shishe vere ‘Rothschild’ me 33 mijë euro shishja.

Pra, gjithë natën ata hoqën etiketat atje, morën verat e shtrenjta, i lanë ato të tjerat pastaj që pi gjithë dynjaja. Por kjo shishe e verës, në pamje të parë duket sikur është një gjë e lehtë, 33 mijë euroshi.

Por kur një zyrtar i shtetit pi një verë 33 mijë euro, a e kupton çfarë impakti ka në mediat ndërkombëtare, tek politikanët evropianë? Pra, ata mund të të lejojnë disa gjëra të tjera, por këtë pjesë aty nuk të falin, sepse janë detaje që ngjisin dhe ngelen aty.

Dhe pastaj kur vinte pjesa çfarë është në Aruba në 2019-ën, pastaj në Monako në 2021-shin, pastaj në Majorka dhe me radhë. Dhe ti i gjen sot në resorte të ngritura në bregdetin shqiptar, atëherë s’ke nevojë më për provë.

Prova është ai resort që duket nga hëna. Kaq e thjeshtë është. Çfarë prove kërkon më? Këta po flasin për këtë resortin. A është ngritur ky resorti mbrapa? A është ndërtuar? Po, ka mbaruar filmi. Pra, kjo është zbatuar. Si është ndërtuar resorti? Mbi leje që i ka miratuar qeveria shqiptare.

Madje për ndërtimet është ekskluzivitet i kryeministrit. Po kaluan mbi 9 kate, firmos kryeministri. Pra, çdo gjë, infrastruktura që të ndërtoheshin paratë, nëse ata mund ta tregtojnë drogën, e tregtojnë atë kokainën.

Por nëse ti si shtet ua bën të pamundur atyre të hyjnë këtu, ata do të shkojnë në vende të tjera, nuk të rrezikojnë ty. Dhe fakti që ata arritën në Shqipëri të ishin kaq determinues, kaq të rëndësishëm në ekonominë shqiptare, saqë ne nuk shpjegojmë dot. Kur është bërë takimi në Aruba, sa ka qenë euro në Shqipëri?

Pra 1 euro shkëmbehej me 1320 lekë. Sa është euro sot se e pashë para se të vija në emision. Është 94 sot. Pra, edhe ne nuk shpjegonim dot si shkoi euro në gropë.

Që nga aty ka filluar një dishezë e madhe. Dhe unë po them vetëm në vitin 2023, se do t’ia lë radhën të tjerëve, vetëm në vitin 2023, (vitin e zgjedhjeve për bashkitë në Shqipëri), jashtë sistemit bankar, në pikat e këmbimit valutor në Shqipëri, janë këmbyer 12 miliardë euro. E kupton? Sado që mundohet Banka Qendrore të blejë në treg e të ndërhyjë në treg, pse euro është atje ku është. 12 miliardë në të gjithë pikat e këmbimit valutor që ka Shqipëria’, u shpreh Hoxha.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?