POLITIKE

Hoxhaj: Mazhoranca zvarrit procedurat ndaj Ballukut, nga frika se SPAK përmban prova që implikojnë Ramën

Piranjat Përditësimi i fundit 20 Dhjetor 2025, 11:36

Hoxhaj: Mazhoranca zvarrit procedurat ndaj Ballukut, nga frika se SPAK

Nuk ka dyshim që ka një tentativë të qartë dhe të pastër të mazhorancës socialiste që kjo çështje të zvarritet. Cila është arsyeja e vërtetë, është ajo që përflitet shpesh në opinionin publik dhe ka gjasa të ketë baza reale: që Belinda Balluku, normalisht, ia ka thënë Edi Ramës se kjo nuk është vetëm dosja ime, por është edhe dosja jote dhe ti do të vish së bashku me mua. Indiciet apo të dhënat e deritanishme tregojnë se Edi Rama është pjesë e asaj dosjeje.

Ne kemi parë që në media është publikuar vetëm një fragment, ku përflitet për një botues, për një pronar mediash që është pjesë e kësaj çështjeje. Pra, vetëm një fragment, vetëm një faqe nga dosja, na tregon se Edi Rama është pjesë e saj.

Ne kemi thënë sepse edhe për personazhin në fjalë  sigurisht që emisioni Plug në Syri Televizion ka folur shumë herët për këtë çështje. Që në vitin 2023, kur ka nisur programi Plug, është trajtuar kjo histori, por ky është një moment tjetër për t’u diskutuar. Ajo që dua të them është se fakti që sot deputetët e Partisë Socialiste në Këshillin e Mandateve nuk duan që dosja t’u jepet deputetëve demokratë, madje as vetë ata nuk kanë dashur ta marrin këtë dosje, tregon se i druhen pikërisht sekretit hetimor, ose kanë frikë se mos akuzohen më pas për nxjerrje të sekretit hetimor.

Që ne të dalim më shumë te dokumentet dhe faktet sesa te analiza, por pa u larguar nga ajo që ti po thua, unë dua të ngre një pyetje. Kemi parasysh që është bërë ky diskutim lidhur me sekretin hetimor, por deputetët e opozitës, ditën e djeshme, kanë thënë madje edhe zoti Strazimiri, që e kam pasur në transmetim live se nuk ka asgjë më shumë sesa ato që tashmë dihen publikisht, përveç ndonjë elementi të vogël.

Në aspektin teknik dhe procedural, ne e kemi bërë dhe e kemi faturuar këtë çështje. Pra, ne e kemi treguar se çfarë ka ndodhur me tunelin e Llogarasë në emisionin Plug, kemi treguar se çfarë ka ndodhur me “tigrat” e famshëm të energjisë në Vlorë, kemi treguar se çfarë ka ndodhur me rrugën Korçë–Ersekë apo me rrugë të tjera të vendit dhe tenderat që ka bërë Belinda Balluku. Nga pikëpamja procedurale, ia kemi treguar opinionit publik dhe nuk besoj se ka më ndonjë kuriozitet të madh për të mësuar se si janë bërë procedurat apo nëse janë shkelur ligjet.

Kurioziteti dhe pjesa më e rëndësishme është të mësohen drejtpërdrejt komunikimet: ajo pjesë që kemi parë dhe ajo që ende nuk e kemi parë, mes Belinda Ballukut, Edi Ramës, Evis Berberit dhe gjithë vartësve të tjerë të kryeministrit dhe zv/kryeministres, të cilët kanë përcaktuar tenderat në mënyrë korruptive. Nuk bëhet fjalë vetëm për t’i bërë nder një ndërtuesi, por kemi parë që tenderat e dhënë nga Belinda Balluku apo Edi Rama kanë qenë në mënyrë korruptive, sepse janë vepra publike që sot dështojnë: në Llogara mungon ura, në Ersekë është shembur rruga, në Qukës–Qafë Plloçë është shembur rruga, në zona të tjera në Vlorë nuk prodhohet energji elektrike.

Pra kemi të bëjmë me afera korruptive të pastra dhe të drejtpërdrejta. Kjo është ajo që duam të mësojmë: cili ka qenë interesi i Edi Ramës për t’i dhënë tendera një botuesi dhe cili ka qenë interesi i Belinda Ballukut për të përcaktuar firmën e ndërtimit të një rruge apo të një vepre publike.

Me zotin Berisha, për shembull, edhe Syri Televizion u shpall non grata. Kjo është ajo që duhet të themi. Gjatë historisë së pluralizmit shqiptar, 35 vite demokraci, kanë qenë mbi 12 apo 13 raste të bujshme të heqjes së imunitetit. Kemi pasur deputetë të akuzuar për vrasje gjatë qeverisë së Edi Ramës në mandatin e parë, pas ligjit të dekriminalizimit, por edhe më herët për korrupsion, shpifje apo akuza të tjera. Procedura gjithmonë është zbatuar në mënyrë të tillë që nuk ka kaluar më shumë se 72 orë: deputetët janë njohur me aktet, është marrë vendimi dhe drejtësia nuk është penguar të bëjë punën e saj.

Rasti i zotit Berisha është një nga më flagrantët: marrje e pandehur, mbajtje në izolim e liderit të opozitës pa prova dhe pa fakte. Kuvendi dhe kjo mazhorancë socialiste vepruan në mënyrë të rrufeshme dhe të menjëhershme. Bledi Çuçi ishte pjesë e atij komisioni dhe deklaroi se ky standard do të ndiqej për të gjithë. Sot shohim të kundërtën, sepse i njëjti Bledi Çuçi, sipas asaj që është thënë publikisht, fillimisht nuk donte as ta merrte dosjen e zonjës Balluku për ta lexuar dhe më pas ndryshoi mendim.

Kjo është një histori e turpshme që po ndodh sot. Ky është momenti i diskutimit. Kjo histori lidhet edhe me dokumentin famëkeq për fondet publike dhe mënyrën se si vazhdon të financohet propaganda dhe të nxiten përçarje brenda opozitës.

Ka një provë të qartë, që e keni publikuar edhe ju mbrëmë gjatë intervistës: videoja e debatit mes Gazment Bardhit dhe kryetarit të Kuvendit, që dëshmon se opozita nuk ka pasur asnjë interes dhe asnjë pakt për të shtyrë hetimin e zonjës Balluku. Ajo video 40–50 sekonda tregon pikërisht të kundërtën e asaj që është servirur në disa media. Përkundrazi, opozita ka kërkuar seancë të jashtëzakonshme që procedurat të bëhen sa më shpejt dhe t’i hapet rruga drejtësisë.

Ajo që kanë thënë prokurorët dje është shumë e rëndë. Ata flasin për intimidim, kërcënim të dëshmitarëve dhe prishje provash, çka tregon se përmes zvarritjes procedurale po rrezikohet procesi dhe po u jepet kohë Belinda Ballukut dhe Edi Ramës, i cili tashmë është faktuar si pjesë e dosjes.

Ne kemi parë vetëm një fragment të dosjes, që me shumë gjasë nuk ka dalë nga opozita. Dikush tjetër e ka nxjerrë për t’i dërguar një mesazh Edi Ramës. Dosja nuk qarkullon, nuk e ka askush. Fragmenti nuk është pjesë e relacionit. Relacioni mund të bëhet publik, sepse aty janë vetëm të renditura 11 procedura prokurimi që po hetohen nga SPAK. Tek aktet janë mesazhet, dëshmitë dhe provat – pjesa më e rëndësishme.

Dhe kjo video që përmendëm është pikërisht momenti kur deputetët e opozitës i kërkojnë llogari drejtuesve të Kuvendit për datën e seancës, ndërsa nga ana tjetër shohim përfaqësues të Partisë Socialiste, disa prej tyre të përfolur për çështje në SPAK, që shkojnë dhe takojnë prokurorët.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan