AKTUALITET

Hoxhaj: Ron Yefet përdori kryeministrin Rama për të mashtruar investitorë amerikanë

Piranjat Përditësimi i fundit 16 Prill 2026, 21:04
Hoxhaj: Ron Yefet përdori kryeministrin Rama për të mashtruar

Gazetari Juljan Hoxhaj i ftuar në Edicionin ‘Ora 19’ në SYRI TV, duke folur për skandale të pretenduara, lidhje biznesi dhe padi gjyqësore që sipas tij përfshijnë biznesmenin Ron Yefet dhe figura të tjera ndërkombëtare.

Gjatë bisedës me moderatoren Armela Ferko, Hoxhaj deklaroi se janë të paktën katër padi që lidhen me çështje mashtrimi financiar dhe investime të dyshuara, duke përmendur një rast të datës 6 mars, ku një biznesmen amerikan në fushën e energjisë, Mark Faist, dyshohet se ka hyrë në një marrëdhënie biznesi me Ron Yefet.

Sipas tij, kjo marrëdhënie ka nisur në Shtetet e Bashkuara dhe më pas është zhvendosur në Evropë dhe Shqipëri, ku është konsoliduar përmes kontakteve dhe njohjeve të pretenduara me nivele të larta politike dhe diplomatike. Hoxhaj pretendon se në këtë kontekst janë përdorur edhe elementë të lidhur me shtetin shqiptar për të ndërtuar besueshmëri ndaj investitorit.

Ai tha se në qendër të akuzave qëndron një investim prej rreth 8.6 milionë euro në tregun e pasurive të paluajtshme në një kompani të zotëruar nga Ron Yefet në New York, duke e cilësuar këtë si pjesë të një skeme mashtrimi të mundshëm.

Gazetari pretendoi gjithashtu se Shqipëria është përdorur si “aset” për të krijuar besueshmëri në marrëdhënie biznesi, duke përmendur në mënyrë të tërthortë edhe përdorimin e kontakteve politike dhe diplomatike, përfshirë kryeministrin Edi Rama dhe një ambasador shqiptar në Francë.

‘Janë të paktën 4 padi, dokumente që ne i kemi siguruar, i kemi zbuluar. E para dhe më e fundit normalisht është ajo e datës 6 mars, ku një biznesmen amerikan në fushën e energjisë, Mark Faist, para disa vitesh, bie në kontakt, njihet me, me, me Ron Yefet.

Marrëdhënia e tyre nis në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pastaj Ron Yefet e transferon këtë marrëdhënie në Evropë dhe konkretisht në Shqipëri, ku e konsolidon duke përdorur pikërisht njohjet, miqësinë, raportet me kryeministrin Edi Rama dhe të dhënat tona tregojnë që njësoj siç unë do mundohem t'ju tregoj pak më vonë edhe për ish-kryebashkiakun e New York-ut, pra njësoj si në atë rast, dyshohet se janë përdorur, po themi asetet shtetërore të shtetit shqiptar për t'i organizuar udhëtime apo për t'i vënë në dispozicion vila për festa private apo për shërbim e të tjera e të tjera.

E gjitha kjo ka ndodhur me qëllimin e vetëm që Ron Yefet të tregonte që ishte një biznesmen po themi i besueshëm, një njeri që me të mund të bëje, mund të kishe një marrëdhënie të konsoliduar biznesi dhe e ka bindur pikërisht sipërmarrësin Mark Faist, që ai të investojë rreth 8.6 milionë euro në tregun e pasurive të paluajtshme në kompaninë që zotërohet nga Ron Yefet në New York.  

Por kjo është më e rënda sepse shikoni, nuk është vetëm vlera financiare në, në, në mes. Pra janë 7.6 milionë dollarë dhe që janë shumë, patjetër. Por mënyra se si është përdorur Shqipëria, kryeministri i vendit Edi Rama dhe ambasadori shqiptar në Francë për ta bindur një sipërmarrës amerikan që të investonte pra paratë e veta, kursimet e veta, t'i investonte tek një sipërmarrës izraelito-shqiptar, sepse Ron Yefet është edhe me pasaportë shqiptare, e ka marrë në vitin 2018 dhe e shpërdorur pikërisht, pra Shqipëria si karrem për të kryer zhvatjen.

Pra këtu jemi në kushte shumë të rënda, ku kryeministri i vendit sot do të duhet patjetër të jepte llogari, do duhej patjetër të dilte në publik dhe të sqaronte qytetarët se kjo është një akuzë shumë, shumë e rëndë. Pra në qoftë se ne kemi...

Ne kemi publikuar të plotë padinë mbrëmjen e djeshme në emision, pra pikat kryesore të saj që lidhen pikërisht me Shqipërinë. Ajo që është e rëndë në këtë mes, sepse ne kemi folur apo kemi historinë e Charles McGonigal.

Dhe McGonigal është gjithashtu një njohje e Ron Yefet. E kemi denoncuar pikërisht tek emisioni i parë që nga koha e Senegalit, marrëdhëniet. Po pikërisht pra, se prandaj ju thashë që unë nuk e kuptoj si e ka njohur Edi Rama apo për çfarë i është dashur Edi Rama.

Por sigurisht, ne kemi arritur ta zbulojmë pikërisht këtë puzzle. Pra lidhet me biznesmenët kinezë, me McGonigal, me Ron Yefet, të cilët çuditërisht kanë dalë të gjithë miq të Edi Ramës. Pra, biznesmenët që janë të sanksionuar, pra kinezë, në SHBA, janë njerëzit të cilët i kanë financuar apo i kanë organizuar vizita. Pra është një puzzle që ne tashmë e kemi formuar.

Tani, përpara kësaj, unë do të doja të thoja, të flisja edhe pak për dy padi të tjera. Pra, se fola vetëm për një, një padi. Janë dhe dy padi të tjera të cilat ne i kemi zbuluar, që janë dy padi me të njëjtin objekt, pra pikërisht mashtrimin. Ron Yefet, dy padi që lidhen me një kompani fluturimesh që ka bërë në fakt arredimin e brendshëm të charterit të tij privat dhe një kompani në fushën e lundrimeve që i ka dhënë me qira një mjet lundrues dhe pasi Ron Yefet ja ka dëmtuar, nuk ja ka kompensuar dëmet’, tha gazetari Juljan Hoxhaj ndër të tjera në SYRI TV.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan