Qëndrimi i fortë në Le Figaro: Është koha që BE të marrë përgjegjësi për protestat në Shqipëri
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...
Mijëra studentë, mësues dhe punonjës të administratës publike kanë dalë në protestë në Athinë, Selan...
Prokuroria e Tiranës ka regjistruar vetëm tre procedime penale lidhur me dëmtimet e shkaktuara protestuesve gjatë javës së fundit,...
Pamje të rënda janë publikuar nga protesta studentore në Tiranë. Siç shihet edhe në video, një i ri nga Tirana ...
Ekziston mundësia e një takimi me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në Kinë, tha sot President...

TIRANA- Nga Qendra Kombëtare e Biznesit nuk do të ofrohen më shërbime në sportel, por vetëm online nëpërmjet portalit e-Albania. Në vendimin “Për përcaktimin e procedurave të regjistrimit dhe të publikimit në Qendrën Kombëtare të biznesit”, të ndryshuar, i botuar në Fletoren Zyrtare, përcaktohet mospranimi i aplikimeve në sportele për lëshim të ekstrakteve të subjekteve, por dhëniea e tyre për të interesuarit vetëm nëpërmjet formatit elektronik, pas aplikimit online.
Po ashtu edhe aplikimet për korrigjimin e gabimeve do të bëhen online. Gjithashtu për çdo vendim të QKB-së aplikantët do të njoftohen online, përmes portalit e-Albania. Në vendimin “Për përcaktimin e procedurave të regjistrimit dhe të publikimit në Qendrën Kombëtare të biznesit”, të ndryshuar, përkatësisht në kreun VII, janë bërë ndryshimet si më poshtë:
Në pikën 54 të vendimit, pas togfjalëshit “ në faqen zyrtare të internetit të QKB-së” shtohet togfjalëshi “ si dhe në portalin e-Albania” , i cili i referohet ndjekjes dhe gjurmimit të aplikimit. Në pikën 55 të vendimit, konfirmohet fakti se çdo person i interesuar, pa qenë i detyruar të identifikohet, mund të kryejë, kërkime në të dhënat e publikuara nga QKB-ja në faqen zyrtare, për çdo të dhënë të regjistruar, me përjashtim të adresës së banimit të individëve. Këto kërkime mund të kryhen elektronikisht në faqen zyrtare të QKB-së.
Në pikën 56 të vendimit, theksohet fakti se çdo person, ka të drejtë të marrë, në format elektronik, ekstrakte për të dhënat e regjistruara të çdo subjekti. Gjithashtu çdo person mund të marrë në format shkresor kopje të dokumenteve shoqëruese, të depozituara në regjistër, kundrejt pagesës së tarifës përkatëse.
Vendimi i ndryshuar përcakton edhe shfuqizimi e pikave 57, 58, 59 dhe 60 të vendimit të mëparshëm (është hequr marrja e ekstraktit ne sportel) tek pika 56 theksohet që merret vetëm online. Ndryshe nga vendimi i mëparshëm që përcaktonte se kërkesa për korrigjimin e gabimit mund të bëhet nga çdo person i interesuar me aplikim sipas formatit të miratuar. Edhe aplikimi për korrigjimin e gabimit paraqitej në sportel nga personi i interesuar, një shërbim që ofrohej pa pagesë.
Sipas vendimit të ndryshuar aplikimi për korrigjimin e gabimit mund të bëhet on-line nga subjekti, të cilit i përkasin të dhënat, nëpërmjet portalit “e-Albania”. Po ashtu çdo vendim i QKB-së në lidhje me miratimin, pezullimin apo refuzimin e aplikimit i njoftohet në mënyrë elektronike aplikantit në portalin “e-Albania”, si dhe në faqen zyrtare të QKB-së, jo më vonë se 1 ditë nga data e paraqitjes së aplikimit.”/ Monitor
autori DURRËS- Trupi i Branko Shkozës në një kanal në Durrës u gjet vetëm pak ditë më parë, ndërsa a...
TIRANA- Gjykata e Lartë ka hapur procedurat e aplikimit për anëtar të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së ...
droga DIBËR- Policia e Dibrës ka arrestuar në flagrancë 2 persona, të cilët kishin përshtatur ambientet e lokalit pë...
DURRËS- Pesoni në foto është 35-vjeçari Mjalind Habibi i cili dyshohet se vrau shokun e tij në Spitallë t&...
TIRANA- Së paku 5 sektorë kryesore të ekonomisë ofruan pagë më të ulët se mesatarja në 3-mujorin e tretë t&e...
TIRANA- Një sondazh me 680 të rinj të moshës 14 -29 vjeç në Shqipëri gjatë periudhës shkurt- mars 2024, i cili ...
TIRANA- Duke filluar nga dita e sotme moti kryesisht me kthjellime alternime vranësirash kalimtare të cilat në zonën e veriut dhe qen...
Viktima ITALI- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e 21-vjeçares shqiptare, Sonila Cani. Ajo u gjet e pajetë n&eum...
saimir sula TIRANË- Majlinda Sula, motra e Saimir Sulës, që ndërroi jetë në një spital në Spanjë dhe u soll n&...
TIRANË- Një lokal është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në fshatin Daias të Tiranës. Si&cced...