Pamje të rënda, protestuesi qëllohet me plumb gome në sy
Prej orës 14:30 të kësaj të shtune (24 tetor) vijon përleshja mes protestuesve dhe policisë në rrugët e Tiranës. S...
Prej orës 14:30 të kësaj të shtune (24 tetor) vijon përleshja mes protestuesve dhe policisë në rrugët e Tiranës. S...
Një pedagoge universitare pretendon se është goditur me plumb gome nga policia gjatë protestës së sotme në Tiranë, tek...
Protestuesit i kanë vënë flakën një prej hyrjeve të godinës së Ministrisë së Bujqësisë në Tiran...
Protestuesit janë shpërndarë pas hedhjes së ujit te Bulevardi. Protestuesit janë ‘strehuar’ te Parku ‘Rinia’...
Situata e protestës në Tiranë është tensionuar sërish, teksa një grup të rinjsh kanë djegur disa kazanë mbet...
Studentët e mbledhur në protestën para Ministrisë së Arsimit kanë përcjellë mesazhe të forta, duke kërkuar l...
Ashtu siç pritej, me të mbërritur te kryeministria, ka nisur përplasja mes policisë dhe protestuesve. Kanë qenë kë...
Protestuesit kanë mbërritur tashmë përpara Kryemninistrisë, pasi më herët ishin tek Ministria e Arsimit. Ata u dëbuan ...
Protesta e studentëve, së cilës i janë bashkuar edhe mbështetësit e Partisë Demokratike para Ministrisë së Arsimi...
Në mbështetje të studentëve që protestojnë para Ministrisë së Arsimit, protestës i është bashkuar edhe ...
Sajmir Kolaveri, i akuzuar nga drejtësia shqiptare për përfshirje në vrasjen e Klevis Lleshit në vitin 2020, është ekstraduar nga Italia drejt Shqipërisë.
44-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe ndaj tij Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), më 25 shtator 2025, kishte caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për disa vepra të rënda penale.
Kolaveri akuzohet për “Vrasje për gjakmarrje”, “Fshehje ose asgjësim kufome”, si dhe për përfshirje në grup të strukturuar kriminal dhe armëmbajtje pa leje. Sipas dosjes hetimore, ai dyshohet se më 5 gusht 2020 ka bashkëpunuar me persona të tjerë për ekzekutimin e Klevis Lleshit. Pas krimit, hetuesit thonë se ai ka marrë pjesë edhe në transportimin dhe varrosjen e trupit të viktimës në fshatin Shpërdhet të Mamurrasit, me qëllim fshehjen e gjurmëve.
Emri i Kolaverit është përmendur edhe në një tjetër ngjarje kriminale. Gjatë një seance gjyqësore, Vilson Brahaj, i dënuar për një shpërthim me tritol, deklaroi se Kolaveri i kishte premtuar 5 mijë euro për të kryer atentatin. Sipas dëshmisë së tij, Kolaveri i kishte thënë se banesa ku do të vendosej lënda plasëse ishte pronë e tij dhe se gjithçka po organizohej për të krijuar një skenar që do t’i shërbente më pas kërkesës për azil jashtë vendit.
Kolaveri u rikthye në fokus edhe pas operacionit të fundit të SPAK për zbardhjen e vrasjes së Klevis Lleshit. Sipas hetimeve, ai dyshohet se ka luajtur rolin e ndërmjetësit mes Aurel Hoxhës, i cili akuzohet se porositi vrasjen kundrejt pagesës prej 50 mijë eurosh, dhe autorëve të ekzekutimit, mes tyre Sabah Nuzi.
Pas arrestimit nga autoritetet italiane, Kolaveri është ekstraduar në Shqipëri, ku pritet të përballet me akuzat e ngritura ndaj tij. Ai konsiderohet një nga personat e përfshirë në konfliktin e përgjakshëm mes familjeve Lleshi dhe Hoxha, një sagë hakmarrjeje që prej vitesh ka prodhuar viktima dhe ngjarje të rënda kriminale.
Gjykata Penale e Tiranës ndryshoi 10 nga 11 masat e sigurisë të caktuara më herët ndaj punonjësve të një dege të UB...
Është përcjellë këtë të shtunë për në banesën e fundit 20-vjeçari Orest Mahmutaj nga Lazarati, i c...
Të afërmit e Enea Mekollit, Dëshmor i Atdheut, i mbetur i vrarë para dy ditësh në një operacion në Maliq kanë &cced...
46-vjeçar shqiptar, ishte identifikuar nga autoritetet si një nga autorët e dyshuar të çështjes. Sipas informacionit gjyqë...
Përfaqësues të shoqërisë civile, aktivistë dhe qytetarë janë mbledhur sot në zonën e Porto Novos dhe në p...
Avokatja dhe notarja shqiptaro-australiane Eva Buzo është rikthyer sërish në Vlorë për të realizuar një tjetër sfid...
Një ngjarje e rëndë, e mbajtur e fshehtë për më shumë se një muaj dhe e raportuar fillimisht si vdekje natyrale, ës...
Gjykata e Posaçme shqyrtoi këtë të shtunë masat e sigurisë për Kristi Qiricin, Aleks Pepajn, Ilir Lazrin dhe Shkëlzen ...
Kompania Salillari e biznesmenit pëllumb Salillari është shpallur fituesja e koncesionit 35 vjeçar për ndërtimin dhe operimin e ...
Qindra shqiptarë në Itali kanë dalë në protestë në mbështetje të tubimeve që po zhvillohen në Tiranë...