Shtyhet sërish gjyqi Meta-Kryemadhi
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, njoftoi të shtunën më 4 maj përfundimin e hetimeve ndaj biznesmenit Pëllumb Gjoka, i akuzuar për vrasje dhe grup të strukturuar, si dhe të bashkëpunëtorëve të tij, mes tyre një prokuror dhe dy funksionarë policie. SPAK ka dërguar për gjykim çështjen ndaj shtatë të pandehurve, duke bashkëngjitur edhe të dhënat për pasuritë e sekuestruara, të dyshuara si produkt i veprës penale.
Pëllumb Gjoka, 49 vjeç, u arrestua në korrik 2023 si anëtar i dyshuar i një organizate kriminale që kishte kryer ndër të tjera vrasje dhe pengmarrje. Ai është pronar i kompanisë “Imperial Group”, me aktivitet në fushën e investimeve në turizëm dhe në lojërat e fatit krahas bizneseve të tjera.
Në vitin 2021, qeveria shqiptare i dha kësaj kompanie statusin e investitorit strategjik për projektin Silver Sand Resort, një projekt masiv që duhet të shtrihet në një sipërfaqe prej 113 mijë metra katrorë për ndërtimin e pallateve, vilave dhe hoteleve. Sipas dokumenteve të publikuara, vlera e planifikuar e investimit ishte 52 milionë euro, nga të cilat, një pjesë do të financohej nga shitja gjatë ndërtimit të apartamenteve dhe vilave.
Hetimi ndaj Gjokës filloi pas mbërritjes së një dosjeje nga Franca. Ndaj tij dhe anëtarëve të tjerë të grupit ka nëntë lloj akuzash për vepra penale, mes të cilave vrasje, korrupsion aktiv e pastrim parash, të kryera në kuadër të grupit të struktuar kriminal. Ndërsa zyrtarët e arrestuar si pjesë e organizatës akuzohen për korrupsion, zbulim të akteve apo të dhënave sekrete, si dhe për sigurimin e kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje.
Veç Gjokës, për gjykim janë dërguar edhe të pandehurit Behar Brajoviq; Edmond Preka; Astmer Bilali; dy zyrtarët e policies, Ardit Hasanbegaj dhe Oltian Bistri, ky i fundit me funksion si shef i Drejtorisë së Forcës Operacionale; si dhe prokurori Xhevahir Lita.
Prokuroria thotë së i ka bashkëngjitur akteve të dërguara për gjykim edhe të dhënat e pasurive të sekuestruara në cilësinë e produktit të veprës penale. SPAK ka sekuestruar 390 mijë m2 pyll e ndodhur në Pulaj-Plazh të Velipojës në Shkodër dhe pesë pasuri të paluajtshme të blera për vlerën 980 mijë euro.
Prokuroria e Posaçme njofton se është ndarë çështja për për personat e tjerë nën hetim për të cilët nuk janë ekzekutuar ende masat e sigurimit të miratuara nga gjykata, si dhe për persona të tjerë të përfshirë në këto aktivitete kriminale./Marrë nga Reporter.al
gjykata e tiranes TIRANË- Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi masën "arrestit me burg" për 20 të ndaluarit, në k...
Aksidenti FIER- Një aksident është regjistruar ditën e sotme në autostradën Lushnje-Fier në afërsi të kry...
droga e kapur ITALI- Një 38-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali, pasi u kap me një kilogram kokainë në makin...
foto ilustruese KAPSHTICË- Radhë të gjata automjetesh janë raportuar në pikat kufitare të Kpashticës dhe Kakavijës,...
Ekspozita TIRANË- Jetona Koçibelli, gazetare e njohur e kulturës, ka organizuar hapjen e një ekspozite me emrin ““BACKSTA...
dan hutra TIRANË- Autori i vrasjes së tre grave dhe plagosjes së tre të tjera në mars të vitit 2023, Dan Huta ka dë...
Foto ilustruese TIRANË- Ditën e sotme do të publikohet lista e fituesve të Lotarisë Amerikane. Përgjigjet e Lotaris...
pamje nga aksidenti DURRËS- Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e djeshme në Durrës, ku një 17-vjeça...
Armando Ndreca LEZHË- Gjykata e Lezhës ka lënë të lirë vëllain e deputetit të Partisë Socialiste Eduard N...
foto ilustruese ELBASAN- Një 36-vjeçar është arrestuar në Fier pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. ...