AKTUALITET

I biri akuzohet për vrasjen e Klevis Lleshit, babai i Sabah Nuzit e mohon: S’ka gisht, zotohem sipas Kanunit!

Piranjat Përditësimi i fundit 23 Mars 2026, 14:59

I biri akuzohet për vrasjen e Klevis Lleshit, babai i Sabah Nuzit e mohon:

Babai i Sabah Nuzit, ka mohuar përfshirjen e djalit të tij në vrasjen dhe zhdukjen e Klevis Lleshit.

Në një intervistë për News 24, Mustafa Nuzi pohon se djalin e tij e kanë përfshirë qëllimisht në këtë ngjarje, ndërsa zotohet sipas kanunit.

Ai tha se asgjë nga çfarë pretendon policia dhe prokuroria nuk është e vërtetë.

“Jam Mustafa Nuzi. Kam një problem me shumë rëndësi. Jam i dënuar dhe akuzuar nga policia dhe prokuroria për një akuzë të pavëtrtetë. Më shë akuzuar djali, Sabah Nuzi, për vrasjen dhe zhdukjen e Klevis Lleshit. Nuk është e vërtetë. Herën e parë jam thirrur nga prokurori i rrethit para 5-6 vitesh, se mbaj mend si datë. Në prezencë të 8 vetave në prokurorinë e Burrelit.

Më është thënë; kemi dyshime se djali yt ka pjesë, dijeni në zhdukjen e Klevis Lleshit, ndërsa tha se nuk kemi fakte. Unë i thash nëse ke, jam gati që t’i vënë hekurat. Nuk është e vërtetë. Kam garantuar sipas kanunit se djali nuk ka dorë. Siç e përmban kanuni, që të jesh i qetë. Kam qejf të bashkëpunojmë se kush e vrau nipin e Qamil Lleshit.

Më pas dola dhe ngaqë kishte një farë dyshimi për djalin tim, unë në rrugë private nisa një hetim. Unë kam konstatuar që Klevis Lleshi nuk është vrarë nga djali im. Jam munduar që të bashkëpunoj me policinë, me shefin e komisariatit për të zbardhur të vërtetën. Shefi i policisë në atë kohë, më la për të dyshuar se çfarë thash unë nuk u verifikuan kurrë.

Dua të pyes se kush ka qenë ai person te shtëpia e Klevis Lleshit?! Kush ka shkuar me të në makinë te xhaxhai i tij?! Ku është makina e zezë që ka pasur Klevisi, që u zhduk prej Burreli?! Ku e ka çuar personi që ka çuar nënën në polici, që denoncoi zhdukjen e djalit.

Ai shoqëruesi kush është? Çfarë lidhje ka me hasmin? Ajo është familja e hasmit. Si ka mundësi që të më akuzojnë mua me gjyq kapital, që nuk mund të dal jashtë dhe ma kanë akuzuar mua. Unë nuk kam lidhje me këtë punë. Si ka mundësi?! Djali im nuk e pranon. Ai bën thirrje që të hetohet e vërteta, të kenë durim. Çunin ma mbajnë, ma dënojnë për kot, me akuza të pavërteta. Arsyeja; konflikti që unë kam me prokurorin e rrethit dhe ish-shefin e policisë.”, tha ai.

Aktualisht i biri i tij është arrestuar si porositës për tritolin e vënë në makinën e Oltion Klosit.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?