Vijon bojkoti në Universitetin e Korçës, studentët edhe sot në protestë
“Solidarizohemi me studentët”, “Duam një të ardhme më të sigurt” dhe “Studentët bashkohen, shteti ...
“Solidarizohemi me studentët”, “Duam një të ardhme më të sigurt” dhe “Studentët bashkohen, shteti ...
Pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama që të jepnin dorëheqjen të gjithë drejtorët e institucioneve, për shkak të ...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.0 ka goditur rajonin e Tibetit, në jugperëndim të Kinës, të enjten rreth or&...
Studentët e Universitetit të Korçës janë mbledhur në ambientet e universitetit, duke iu bashkuar protestës studentore p&e...
Mjekët i janë bashkuar gjatë ditës së sotme protestës së studentëve dhe thirrjeve të tyre për dorëheqje...
Drejtori i Hekurudhës Shqiptare Ergys Verdho është paraqitur këtë të premte në Prokurorinë e Posaçme. Deri m&e...
Teksa shkallmuan thuajse të gjithë gurët e trotuareve, nga frika e sulmeve nga protestuesit, sot punonjës të bashkisë janë fu...
Eurodeputetja holandeze Anna Strolenberg, në një intervistë ekskluzive për emisionin Kafe Shqeto në SYRI TV, me moderatorin Flavio Qa...
Shisnin lëndë narkotike kokainë në zona të ndryshme të Burrelit, arrestohen në flagrancë 3 shtetas. Gjatë kontro...
Parlamenti grek ka miratuar një ligj që ndalon përdorimin e platformave të rrjeteve sociale nga fëmijët nën moshën 15 vj...

Pas kërcënimeve të publikuara nga grupi i hakerave iranianë Homeland Justice të cilët kanë sulmuar postën elektronike të Parlament, eksperti i sigurisë kibernetike Tomi Kallanxhi ka ngritur shqetësimin për sigurinë digjitale të institucioneve shqiptare.
Në një intervistë në A2 CNN, ai tha se sulmi ndaj Kuvendit është i rëndë, pasi është hera e dytë brenda dy vitesh që i njëjti institucion bëhet objekt i një sulmi të tillë. Sipas tij hakerat kanë arritur të hyjnë në serverin e email-eve të parlamentit, duke patur akses në email-et e 140 deputetëve.
“Me sa u kuptua nga screenshot-et që u publikuan, ata kanë hyrë në të gjithë serverin e email-eve, që do të thotë se mund të kenë akses në email-et e rreth 140 deputetëve,” u shpreh Kallanxhi.
Eksperti paralajmëroi se nëse hakerat kanë akses në email-et e deputetëve, ata mund të lexojnë komunikimet, por edhe të dërgojnë mesazhe në emër të tyre pa u vënë re.
“Nëse dikush ka akses në email-in tënd, mund të komunikojë me personat me të cilët ke folur më parë dhe ti mund të mos e kuptosh kurrë, sepse këto mesazhe mund të fshihen edhe nga sent emails,” tha ai.
Kallanxhi theksoi se infrastruktura digjitale e institucioneve në Shqipëri është e fragmentuar, pasi çdo institucion menaxhon serverat e vet, gjë që sipas tij e dobëson sigurinë. Ai sugjeroi që të dhënat dhe sistemet digjitale të institucioneve shtetërore të centralizohen në një qendër të madhe të dhënash dhe të monitorohen nga një ekip i specializuar ekspertësh.
“Çdo institucion ka IT-të e vetë, ka serverat e vetë që duhet të menaxhojë secili IT. Edhe kjo gjë e dobëson infrastrukturën digjitale, sepse kjo gjë e bën që secili të ruajë baçen e vetë. Në qoftë se këto serverat dhe infrastrukturat digjitale duhet të ishin në një vend, në një data center të madh që të monitoroheshe nga një grup ekspertësh edhe më të rëndësishëm, sesa një IT i një institucioni, që patjetër nuk i lë asnjë lloj përgjegjësie, sepse ai bën shumë gjëra dhe duhet të bëjë edhe menaxhimin e serverave të menaxhojë securitin e tjerë me radhë dhe me sa di janë shumë pak veta staf që merren me këtë gjë. Në qoftë se shteti shqiptar këtë gjë do ta kishe në një data center dhe të menaxhonin këto data center-at me Emailin do ta kishte edhe më kollaj”, tha ai.
Ndërkohë, grupi i hakerave ka paralajmëruar se mund të publikojë komunikime dhe materiale që pretendohet se lidhen me afera apo komunikime të brendshme të politikanëve shqiptarë.
“Nuk e besoj që deputetët i kanë përdorur edhe për gjëra të tjera. Uroj mos jenë përdorur dhe për gjëra të tjera, sepse kjo gjë mund t’i cenojë edhe privatësinë e tyre për të ndjekur në një farë mënyre se çfarë kanë bërë, ku janë regjistruar, çfarë imeilesh kanë marrë, me kë kanë folur e tjerë me radhë. Kështu që patjetër që kjo gjë është e rëndë. dhe kur ndodh për të dytën herë në të njëjtin institucion. Po është edhe më serioze çështja”.
Eksperti theksoi se për qytetarët e zakonshëm rreziku është më i ulët, pasi shumica përdorin platforma të mëdha si email-et e ofruara nga kompani ndërkombëtare, të cilat kanë sisteme më të avancuara sigurie.
Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë 23-vjeçarin me inicialet G. P., nga Kosova, i cili tentoi të vidhte një furgon...
Tregu i punës në Shqipëri ka mbyllur vitin 2025 me sinjale pozitive në terma vjetorë, por sektorët e prodhimit bujqësia dhe...
Tre personat janë plagosur me thikë në Bulqizë gjatë një konflikti ku janë përdorur edhe thika. Konflikti ndodhi mes ...
Kreditimi i biznesit u rrit përsëri gjatë vitit 2025, por me ritme më të ngadalta krahasuar me ritmet rekord të vitit 2024. Sip...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gji...
Shqipëria rezulton vendi me karburantin më të shtrenjtë në Europë kur çmimi i naftës krahasohet me të ardhurat ...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me 82 lekë, në shitje me 83 lekë. Euro do të blihet me 95.7 l...
Tre të rinj u plagosën me thikë mbrëmjen e së martës pranë Komisariatit të Bulqizës, pas një konflikti që...
Avokati Arbër Hoxha, duke folur për pretendimet e kryeministrit se burgjet janë plot, u shpreh se masa e sigurimit arrest me burg u përdor s...
Një ngajrje e rëndë ka ndodhur në Bulqizë. Tre persona janë plagosur me thikë. Ata janë transportuar drejt spitalit...