
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka dënuar sulmin verbal të kryeministrit Edi Rama ndaj gazetares Klodiana Lala, që kritikoi qeverinë për përmbytjet dhe inceneratorët dhe sipas ligjvënëses, mori një bullizim të hapur nga kreu i mazhorancës.
Këtë e ka evidentuar edhe ligjvënësja me një postim të radhës në rrjetin social Facebook, duke nënvizuar se “sulmet ndaj gazetarëve janë arratisje nga llogaridhënia e qeverisë”.
Ajo shton se sjellja e kreut të mazhorancës nuk është rastësi:
“Kur Kryeministri bullizon gazetarët pse pyesin për korrupsionin qeveritar, problemi nuk janë pyetjet. Problemi është pushteti që ka humbur qetësinë sepse nuk ka përgjigje. Kjo sjellje nuk është rastësi. Të dhënat ndërkombëtare konfirmojnë se degradimi i lirisë së medias në Shqipëri është sistematik. Sa më shumë ngushtohet laku i drejtësisë rreth qeverisë, aq më agresive bëhet gjuha ndaj medias”.
Tabaku bën thirrje për mbrojtjen e gazetarëve me nene në Kodin Penal, pasi gazetarët janë zëri i publikut dhe t’i mbyllësh veshët shoqërisë do të thotë të vrasësh të vërtetën.
Postimi i plotë i Jorida Tabakut:
“Sulmet ndaj gazetarëve nuk janë debat. Janë arratisje nga llogaridhënia.
Kur Kryeministri bullizon gazetarët pse pyesin për korrupsionin qeveritar, problemi nuk janë pyetjet. Problemi është pushteti që ka humbur qetësinë sepse nuk ka përgjigje.
Kjo sjellje nuk është rastësi. Të dhënat ndërkombëtare konfirmojnë se degradimi i lirisë së medias në Shqipëri është sistematik. Sa më shumë ngushtohet laku i drejtësisë rreth qeverisë, aq më agresive bëhet gjuha ndaj medias.
Për këtë arsye, çdo ndryshim i propozuar në Kodin Penal për mbrojtjen e gazetarëve dhe fjalës së lirë është vetëm minimumi. Sepse këto kërkojnë një kulturë politike llogaridhënëse që sot nuk e kemi; një kulturë që pranon debatin e jo arrogancën; një kulturë që respekton mendimin ndryshe dhe nuk e sulmon atë!
Demokracia nuk dobësohet nga pyetjet e vështira. Ajo vdes nga heshtja që imponon pushteti.
Gazetarët janë zëri i publikut. T’i sulmosh ata, do të thotë t’i mbyllësh veshët shoqërisë për të mos dëgjuar të vërtetën”.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
15 Janar12:45
Kukës, dëmtohet rruga e lagjes Xhaferraj–Turraj, banorët prej 10 ditësh të izoluar
Prej më shumë se 10 ditësh, banorët e lagjes Xhaferraj–Turraj janë të izoluar për shkak të dëmtimeve ...
AKTUALITET
15 Janar12:36
Hakerimi i SPAK/ Mbyllen hetimet, dërgohen për gjykim Agim Ismaili dhe dy të tjerë
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim n&eum...
AKTUALITET
15 Janar12:16
Niveli i ujit në liqenin e Ulzës arrin pikën maksimale, përmbytet kabina elektrike
Pas reshjeve të fundit të shiut dhe dëborës prurjet në basenin ujor të liqenit të Ulzës janë rritur ndjeshëm...
AKTUALITET
15 Janar11:54
“Plumbi i Artë”/ Drejtoria e Burgjeve njofton GJKKO: Altin Ndocin nuk mund ta shoqërojmë pasi u arratis, është në kërkim nga policia
“Nuk mund të bëhet shoqërimi i Altin Ndocit, pasi nuk ndodhet në ambientet e IEVP Durrës, si pasojë e arratisjes së t...
AKTUALITET
15 Janar11:43
Arratisja nga burgu/ Policia shkon në vendlindjen e Altin Ndocit, kontrolle në banesën e tij në Pukë
Arratisja nga burgu e Atlin Ndocit ishte një nga ngjarjet më të bujshme të këtyre ditëve.
Ndërkohë mësohet...
AKTUALITET
15 Janar11:42
Arratisja e Altin Ndocit, në hetim të gjithë personat që ai ka pasur kontakt gjatë qëndrimit në burg dhe familjarët
Dy ditë pas arratisjes së të dënuarit Altin Ndoci nga spitali infektiv në Durrës janë shtrirë te të gjithë p...
AKTUALITET
15 Janar11:37
Automjeti përplas 19-vjeçaren me biçikletë, transportohet në spital
Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër-Koplik. Rreth orës, 09:30, në aksin rrugor Shkodër-Koplik, automjeti me drejtues...
AKTUALITET
15 Janar11:35
Ambasadori holandez mbërrin në SPAK/ Pritet takimi i parë me Klodian Brahon
Ambasadori i Holandës në Shqipëri, Reinout Vos ka mbërritur në Prokurorinë e Posaçme.
Mësohet se, Vos do të zh...
AKTUALITET
15 Janar11:10
Lezhë, mbi 1700 hektarë nën ujë dhe me prodhime të dëmtuara! Grupe kontrolli në terren, Gjergji: Procesi i vlerësimit drejt mbylljes!
Reshjet intensive dhe dalja e ujërave nga shtrati kanë sjellë pasoja të rënda në zonat bujqësore të qarkut të Lez...
AKTUALITET
15 Janar11:06
Erisa Xhixho: Qeveria fajtore për përmbytjet, në Durrës u investuan 19 mln euro, por qyteti mbeti nën ujë!
Në një deklaratë për mediat deputetja e PL, Erisa Xhixho u shpreh se qeveria është shkaktarja kryesore e përmbytjeve të...