
Një muaj pas sulmit me dronë ndaj anijes së mallrave AROYAT në Detin e Zi, Erkan Nika, 28-vjeçari shqiptar që punonte si inxhinier i dytë në bord, vijon të rezultojë i zhdukur.
Ndërkohë familja e tij ka përsëritur apelin drejtuar shtetit shqiptar, shqiptarëve kudo që ndodhen dhe autoriteteve të vendeve përreth Detit të Zi, me shpresën për të mësuar fatin e të riut.
Në një njoftim të ri, familjarët e Erkan Nikës bëjnë të ditur se ende nuk kanë asnjë informacion për vendndodhjen e tij, ndërsa theksojnë se deri më tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar për vdekjen e 28-vjeçarit.
Sipas familjes, nga 16 anëtarët e ekuipazhit që ndodheshin në bordin e anijes, 15 u shpëtuan, ndërsa Erkan Nika mbetet i vetmi i zhdukur.
Familjarët bëjnë me dije se në fillim të tetorit autoritetet turke kontrolluan anijen, por Erkani nuk u gjet dhe nuk u gjetën as sende që i përkisnin atij.
Pavarësisht kohës së kaluar, familja shpreson që 28-vjeçari të jetë ende gjallë dhe kërkon që asnjë mundësi të mos përjashtohet. Sipas tyre, ai mund të ndodhet në një qytet portual në Rusi, Gjeorgji apo në një vend tjetër, i plagosur, pa ndjenja, i shtruar në spital ose ende i paidentifikuar.
Rinjoftim: Shtetit Shqiptar e shqiptarëve kudo qe ndodhen.
Pozicioni: Inxhinier i Dytë i Anijes
Data e Ngjarjes: 25 Shtator 2026
Më 25 shtator 2026, anija AROYAT u sulmua nga dronë në Detin e Zi, pranë brigjeve të Rusisë.
İnginer i Dytë i anijes, Erkan Nika, vazhdon të jetë i zhdukur dhe nuk kemi asnjë informacion për vendndodhjen e tij.
Nga 16 anëtarët e ekuipazhit që ndodheshin në bord, 15 janë shpëtuar.
Ne fillim të Tetorit nga autoritetet Turke u kontrollua Anija. Nuk u gjet Erkan Nika dhe asgje qe i perket atij.
Deri më sot, nuk ka asnjë konfirmim zyrtar për vdekjen e tij.
Ne besojmë se mundësia që Erkani të jetë ende gjallë nuk duhet të përjashtohet. Ai mund të ndodhet në ndonjë qytet portual të Rusisë apo Gjeorgjisë, ose në ndonjë vend tjetër, ndoshta i plagosur, pa ndjenja, i shtruar në spital ose ende i paidentifikuar.
U bëjmë thirrje urgjente spitaleve, institucioneve shëndetësore, policisë, autoriteteve portuale dhe institucioneve përkatëse në Rusi, Gjeorgji dhe Turqi që të kontrollojnë regjistrat e tyre për pacientë të paidentifikuar, persona të plagosur apo individë të shpëtuar ose të gjetur në zonat bregdetare.
Nëse keni çfarëdo informacioni për vendndodhjen e Erkan Nikës, ose mendoni se mund ta keni parë diku, ju lutem më kontaktoni mua, vëllain e tij Erizon Nika WhatsApp 00905342468381.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
26 Tetor10:37
Behgjet Pacolli paraqitet në SPAK
Biznesmeni Behgjet Pacolli është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.
Ai është thirrur për t&rsquo...
AKTUALITET
26 Tetor10:13
‘Ujësjellësi i Durrësit ka shpërdoruar fondet publike’, Llangozi: Duhej hetuar, do kemi sërish show
Për avokatin Arben Llangozi, Prokuroria e Durrësit dhe SPAK duhet të kishte nisur hetimet për shpërdorimin e fondeve publike në ...
Piranjat News
AKTUALITET
26 Tetor09:38
“E njoh personalisht”/ Taulant Ballës i del gënjeshtra sheshit. Erjon Vishkulli e shante me "libër shtëpie" në Facebook: O Tao...
Deputeti i PS-së Taulant Balla pretendon se e njeh personalisht Erjon Vishkullin, i riu i plagosur rëndë në sy me plumb gome. Verifikimet ...
AKTUALITET
26 Tetor09:22
Qëlloi me armë zjarri para banesës së ish-bashkëjetueses, arrestohet 37-vjeçari në Roskovec
Shërbimet e Stacionit të Policisë Roskovec, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, pas marrjes s...
Nga Elton Qyno
AKTUALITET
26 Tetor09:15
Plagosja e Erjon Vishkullit, merren kamerat e Bankës së Shqipërisë/ Nga Italia kërkohet plumbi i gomës
Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar pamjet filmike tek Banka e Shqipërisë, aty ku besohet se nga mund të identifikohet punonjësi i po...
AKTUALITET
26 Tetor08:52
Studentët dhe pedagogët protestojnë sërish sot në orën 14:00 te Ministria e Arsimit
Mijëra studentë të mbështetur nga qytetarë të shumë, prej 13 ditësh po përballen në shesh me dhunën e s...
AKTUALITET
26 Tetor08:26
Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.4 lekë dhe do shitet me 81.4 lekë.
Ndërk...
AKTUALITET
26 Tetor07:29
Parashikimi i motit, ja sa do të jenë temperaturat
Gjatë ditës së hënë, moti në vendin tonë pritet të karakterizohet nga reshje lokalisht të dobëta, ndërs...
AKTUALITET
26 Tetor07:18
Shqipëria komuniste është i vetmi vend në Europë, që ka pushkatuar tre rekordmenë në sportin e atletikës së lehtë
Për ndokënd ndoshta mund të duket si diçka e habitshme: një martir që është edhe rekordmeni i parë i sportit t&...
AKTUALITET
26 Tetor07:13
Dëmet nga sigurimet motorike, përqindja më e ulët në Shkodër, më e larta në Durrës
Raporti mes numrit të dëmeve dhe numrit të kontratave të sigurimit të detyrueshëm motorik pësoi rënie vitin e kaluar. ...