Korçë, studentët vijojnë bojkotin e auditorëve, në mbështetje edhe pedagogë - Euronews Albania
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Një atentat i mirëfilltë mafioz, ka ndodhur pranë Aeroportit të Rinasit, që konsiderohet si zona më e sigurt në vend. Gilmando Dani, një personazh i njohur i botës së krimit është ekzekutuar me armë zjarri ndërsa shoferi i tij shtetasi Muçi Shaljani, punonjës i AMP-së, është plagosur rëndë.
Gazetari Elkier Bushkolaj në studion e 'Task Force' zbulon detaje nga e shkuara kriminale e Gilmando Danit, ndërkohë prania e një agjenti të AMP-së si shoqërues i tij ngre pikëpyetje të mëdha. Roli i tij dhe lidhja me një eksponent të rëndësishëm të krimit të organizuar kërkon hetim të thelluar, ndërsa hidhen hije dyshimi mbi integritetin e strukturave ligjzbatuese.
Pjese nga fjala e Elkier Bushkolajt
Ka pasur dy atentate. Njëri në 2011, tjetri në 5 janar 2015 në autostradën Tiranë – Durrës. Në atë atentat ka qenë me shokun e tij Emiljano Suhullazi. Ndërkohë pak minuta më herët në pothuajse në qendër të Tiranës, një tjetër bashkëpunëtor i këtyre kishte rënë pre e një atentati mafioz. Pra ka qenë një natë shumë dramatike në raport me rendin dhe me sigurinë ajo e asaj nate.
Nga këto atentate nuk mbetën të plagosur.
Zanafilla e tij në raport me problemet me ligjin nis po themi rreth 20 vite më parë.
Në 2006-ën është arrestuar për herë të parë për armëmbajtje pa leje, pastaj emri i tij ka qenë i përfolur edhe në atë që njihet si masakra e Durrësit, ku mbetën të vrarë katër policë nga Dritan Dajti.
Është një person që është pyetur për atë ngjarje, ka mohuar akuzat dhe nuk është faktuar pra pjesëmarrja apo roli i tij konkret në këtë ngjarje, pavarësisht se hetimi ka zgjatur disa kohë. Në 2011-ën u bë personazh i përplasjeve politike, pasi u akuzua aso kohe se prishi një miting, ishte deputetja Vasilika Hysi, e cila njoftoi policinë e Tiranës për prishjen e një mitingu në, në, në qendër të Tiranës dhe më pas u bë shoqërimi i tij në polici së bashku me Emiliano Shullazin. Pastaj janë, është atentati i 2011-ës dhe atentati i 2015-ës.
Ndërkohë që në 2018-ën ka një vendim për dënimin e tij si pjesë e grupit të Emiliano Shullazit.
Pjesëtarët e grupit janë dënuar me 55 vite burg në total, nga të cilat Gilmando Dani është dënuar me 12 vite dhe ishte liruar mos gaboj në 2024-ën me lirim me kusht, për shkak se pjesën më të madhe të dënimit e kishte të shlyer pasi arrestimi i tij është bërë që në vitin 2016
Nga informacionet e fundit që, që i kemi është që në datën 7 nëntor mos gaboj ka lëvizur drejt Spanjës dhe sot sapo ishte rikthyer nga Barcelona, vetëm pak minuta pasi ka zbritur në aeroportin e Rinasit, ka marrë një automjet nga një kompani me qira dhe sapo kanë tentuar që të dalin nga rruga kryesore.
Nga informacionet që kemi kanë qenë të dy në Spanjë,
Po flasim për një grup madh i cili ka 20 e sa vite që, që operon në Tiranë dhe Gilmando Dani ka qenë ndër njerëzit kryesorë dhe ndër njerëzit kyç të këtij grupi, pra pasi emri i tij na del pothuajse kudo në çdo ngjarje ku vetë është, është Emiliano Shullazi.
Situata është pak komplekse. Aktiviteti i grupeve shqiptare nuk është më në Shqipëri. Ne dosjet e SPAK e të tjera na kanë faktuar që grupet shqiptare janë të përfshira masivisht në atë që është trafiku ndërkombëtar i lëndëve narkotike, ku disa nga bazat kryesore janë vendet e BE-së, Spanja, Belgjika, Italia, Franca. Dhe normalisht kjo e vështirëson pak punën për të kuptuar se ku është konflikti
Muçi Shaljani kishte vetëm tre muaj që ishte bërë pjesë e AMP-së. Më herët nga ato që mësova ka qenë pjesë e strukturave të forumeve rinore në, në Partinë Socialiste, por mora shumë pak informacione. Sa i përket skedës penale, të paktën dilte që rezulton i pastër, pra nuk ishte, por duhet parë dhe duhet hetuar roli i tij në gjithë këtë histori dhe raporti i tij me shënjestrën.
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar përfundimisht nga detyra prokuroren e Tiranës, Miranda Bushi, duke lënë në...
42-vjeçari Muçi Shaljani (Sheqeri), sot agjent i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, në vitin 2011 është bër&e...
Një atentat i mirëorganizuar ka tronditur zonën pranë Aeroportit të Rinasit, ku mbeti i vrarë Gilman Dani dhe u plagos rënd&e...
Të tjera detaje kanë dalë lidhur me atentatin e ndodhur pranë Aeroportit të Rinasit, ku u vra Gilmando Dani dhe u plagos Mustafa Sheq...
Pak minuta pas atentatit me armë zjarri në Rinas ku mbeti i vrarë Gilmando Dani, autorët dogjën automjetin në fshatin Halil. Bren...
Gazetarja e News24, Klodiana Lala ka dhënë detaje mbi atentatin e rëndë që ndodhi mesditën e sotme në vendin e njohur si rr...
Në të njëjtën orë që ministrja e Brendshme Albana Koçiu deklaronte me krenari në komisionet parlamentare se &ldqu...
Gazetarja Klodiana Lala i ka quajtur autorët e atentatit të ndodhur në Rinas, si profesionistë dhe të mirë organizuar. Ajo u shp...
Euronews Albania ka kontaktuar burime nga Spitali i Traumës në Tiranë për të marrë informacionet më të fundit rreth gj...
Automjeti i autorëve të atentatit në Rinas, automjet tip Toyota me targa greke, është gjetur i djegur në një përrua pr...