Horoskopi/ Dashuria, financat dhe surprizat e ditës, çfarë kanë rezervuar yjet për secilën shenjë
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...
Mijëra studentë, mësues dhe punonjës të administratës publike kanë dalë në protestë në Athinë, Selan...
Prokuroria e Tiranës ka regjistruar vetëm tre procedime penale lidhur me dëmtimet e shkaktuara protestuesve gjatë javës së fundit,...
Pamje të rënda janë publikuar nga protesta studentore në Tiranë. Siç shihet edhe në video, një i ri nga Tirana ...

TIRANA- SPAK ka regjistruar procedim penal ndaj një oficereje të policisë gjyqësore, e cila i mori një shumë prej 1000 euro një qytetareje për të pushuar çështjen ndaj djalit të saj. Prokuroria e Posaçme njofton se oficerja akuzohet për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”.
Ajo supozohej se do të pushonte një çështje që lidhej me ndërtimin e paligjshëm. Sipas SPAK hetimet për këtë procedim penal vazhdojnë me administrimin e provave të tjera për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Njoftimi:
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar procedimin penal Nr. 180 të vitit 2024, që bën fjalë për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal në ngarkim të shtetases A. D.
Nga aktet e administruara për interesa të këtij procedimi penal ka rezultuar se, në datë 10.09.2024, në emisionin Fiks Fare në TV Top Channel, janë transmetuar pamjet filmike mbi rastin korruptiv të Oficeres së Policisë Gjyqësore A. D., në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, e cila i kërkon dhe i merr shtetases H. Ll., shumën prej 1 000 Euro, si shpërblim për të pushuar çështjen penale në ngarkim të djalit të saj, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, parashikuar nga neni 199/a i Kodit Penal.
Nga kryerja e veprimeve të para hetimore rezultoi se ekziston dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova se shtetësja A. D., me detyrë Oficere e Policisë Gjyqësore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, ka konsumuar elementët e veprës penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal.
Për interesa të këtij procedimi penal, Prokuroria e Posaçme ka kërkuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, caktimin e masës të sigurimit personal dhe Gjykata me vendimin e saj Nr. 117 Akti, datë 16.09.2024, ka vendosur pranimin e kërkesës, caktimin e masës të sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale. Kjo masë sigurimi është ekzekutuar nga policia gjyqësore pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë në datën 16.09.2024.
Hetimet për këtë procedim penal vazhdojnë me administrimin e provave të tjera për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje. Prokuroria e Posaçme falenderon programin Fiks Fare në TV Top Channel për sensibilizimin e opinionit publik ndaj këtij akti korruptiv dhe fton qytetarët dhe median për të denoncuar pranë institucionit tonë çdo veprim apo akt korruptiv me të cilin ata mund të ballafaqohen ose ndeshen.
FIER- Prokuroria e Fierit ka mbyllur hetimet për vrasjen e dy vëllezërve në Roskovec, Gramos dhe Lavdimir Kurtaj nga Altin Kuka. Ky i...
foto ilustruese TIRANË- Është zbardhur lista e 13 kandidatëve që do të garojnë për detyrën e drejtorit të...
diplomat ITALI- Hetimet e Guardia di Finanzia kanë zbuluar së fundmi një skandal me shitjen e diplomave dhe certifikatave fallso nga T...
Haredin Fejzulla SPANJA- 58-vjeçari shqiptar, Haredin Fejzulla, i dënuar nga autoritetet belge me 29 vite burg, është arrestuar nga P...
TIRANA- Ndalimi i importit të mishit të derrit nga Brazili, për shkak të përafrimit të legjislacionit shqiptar me BE-në, do...
kika, at nikoll xhufka, behxhet pacolli TIRANË- At Nikolla Xhufka ka reaguar pas publikimit të disa videove nga emisioni investigativ "Piranjat",...
foto ilustruese Dashi Është dita për të përmirësuar komunikimin në çift. Mund të përballeni me disa sf...
TIRANA- Kosovën e kanë vizituar më pak shtetas të huaj në korrik 2024 sesa një vit më parë. Në total gjatë k...
TIRANA- Hyrjet e shqiptarëve të Kosovës ranë me 16% në korrik 2024 krahasuar me të njëjtin muaj të një viti m&eum...
at nikolla xhufka dhe nena e tij TIRANË- Pak ditë më parë janë publikuar disa biseda private të At Nikolla Xhufkës, t&eu...