Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e regjistruar në Elbasan, ku u plagosën tre të rinj, Armando Tomorrica dhe Renaldo Manc edhe Biorgi Hoxha.
Dyshohet se objektiv i sulmit ka qenë nipi i Kastriot Kilës, i njohur si “Ot Kila”. Sipas informacioneve paraprake nga hetimet, autori dyshohet se ka vepruar i maskuar, duke përdorur maskë silikoni dhe paruke me flokë të gjatë, me qëllim fshehjen e identitetit të tij.
Ai mësohet se ka qenë i veshur me rroba të zeza, një xhup të errët dhe doreza, ndërsa ka ndjekur një skemë të organizuar për të mos lënë gjurmë. Policia dhe grupi hetimor po analizojnë pamjet e kamerave të sigurisë dhe provat e mbledhura në vendngjarje për të identifikuar autorin dhe zbardhur dinamikën e plotë të ngjarjes.
Hetimet vijojnë për të përcaktuar motivin e sulmit, ndërsa pista kryesore lidhet me konfliktet e mëparshme dhe përplasjet mes grupeve kriminale. Deri në këto momente, autoritetet nuk kanë bërë ende një njoftim zyrtar mbi personat e dyshuar apo natyrën e saktë të ngjarjes. Kujtojmë se Ot Kila është një personazh i njohur për policinë, ndërsa njihet si armik i Suel Çelës. Ky i fundit dyshohet se ka qenë porositës i tentativave për ta vrarë “Otin e Elbasanit”. Në shënjestër ai kishte edhe Bledar Muçën i njohur si njeri i Çapjave. Edhe pse i shpëtoi sulmeve në qytetin e Elbasanit, Bledar Muça u ekzekutua në vitin 2022 në Belgjikë. Më herët, Muça i kishte shpëtuar 2 atentateve.Kreu i grupit kriminal, Suel Çela mësohet se donte të vdekur edhe Elton Kilën. Ai madje porosit edhe vrasësin me pagesë Nuredin Dumani në 2022, por ky i fundit nuk arrin të realizojë atentatin, pasi u sulmua me breshëri plumbash pranë Cërrikut nga njerëzit e Talo Çelës dhe mbeti i plagosur. Ky është edhe momenti që shënon fundin e aktivitetit kriminal të Dumanit, pasi disa orë më pas ai u arrestua në Fier dhe sot ka statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë
NGJARJA
Sipas dinamikës së deritanishme, Tomorrica dhe Mance ndodheshin të ulur në një tavolinë në verandën e lokalit, në shoqërinë e kamarierit Biorgi Hoxha. Në një moment, autori është afruar drejt tyre dhe, sipas dëshmive të personave që ndodheshin në vendngjarje, fillimisht i ka ofenduar verbalish. Menjëherë më pas ai ka nxjerrë armën e zjarrit dhe ka qëlluar disa herë në drejtim të tyre, duke lënë të plagosur të tre personat.
Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, ekspertët e Policisë Shkencore kanë sekuestruar 6 gëzhoja, të cilat do t’i nënshtrohen ekzaminimeve balistike për të ndihmuar në identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave.
Tre të plagosurit morën ndihmën e parë në Spitalin Rajonal të Elbasanit.
Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e Piranjave News nga banorë të Lagjes nr. 5 në Durrës, të cilët ankoh...
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blenxi Gonxhja, deklaroi se qeveria ka refuzuar zhvillimin e një koncerti në Shqipëri të k...
Ish-kryebashkiaku i Divjakës, Fredi Kokoneshi, është paraqitur ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsion...
Dy persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë proceduar penalisht pas një konflikti fizik me 5 pushues turq në një lokal n...
Një turiste rreth 30 vjeçe nga Finlanda u transportua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës, pasi ka shfaqur probleme t&eu...
Ka nisur në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) seanca paraprake ndaj kryebashkiakut të Kolonjës, Erion Isai, dhe 14 të pandehurve të...
Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e Piranjave News nga një banor i zonës së ish-Parkut të Autobusëve n&...
Seanca e radhës gjyqësore ndaj Kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj nuk u zhvillua rregulloisht këtë të ...
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e së dielës në lagjen “V...
Zbardhen detaje nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Korçë. Sipas të dhënave, mësohet se viktima, që u gjet i ...