princ dobroshi
TIRANË- Princ Dobroshi, i akuzuar për trafik droge, është ekstraduar në Gjermani. I njohur me nofkën "Peshkaqeni" dhe si bosi i mafias shqiptare në Norvegji, Dobroshi do të dalë para Gjykatës së Hamburgut, ku dhe do të njihet me masën e dënimit ndaj tij.
Më 9 prill, Apeli vendosi ekstradimin e tij drejt Gjermanisë, ndërsa i dërgoi vendim Ministrisë së Drejtësisë për ta zbatuar, por Dobroshi bëri rekurs në Gjykatën e Lartë ku kërkoi anulimin e këtij vendimi. Në tetor gjykata vendosi rrëzimin e rekursit të tij.
Kush është Princ Dobroshi?
Princ Dobroshi, në Norvegji dhe Ceki njihet si bosi i mafia shqiptare të drogës. Mediat në këto dy vendi i referoheshin me nofkën “Peshkaqeni”. Dobroshi ishte dënuar për përfshirje në trafikun e drogës, saktësisht heroinës. Për këtë dhe vepra të tjera Dobroshit i ishte ndaluar hyrja në vendet e Bashkimit Evropian. Ai ishte larguar nga Kosova në vitin 1988. Fillimisht kishte shkuar në Gjermani, ku ishte marrë me biznesin e kazinove. Pas Gjermanisë ai kishte shkuar në Norvegji. Në vitin 1993, Princ Dobroshi, u arrestua nga policia norvegjeze nën dyshimin për trafik droge. Në një rrëfim për mediat në Kosovë pas kthimit të tij, ai thoshte se kishte qenë në kazino kur shoku i tij me emrin Zhuzepe i kishte kërkuar para.
“Më tha nëse mund t’ia dërgoja 130 mijë marka. Kur jam afruar afër veturës për t’ia dhënë paratë njerëzve të tij, është shfaqur policia. Në makinën që më priste mua ishin 5.4 kilogram heroinë dhe rasti shkoi në gjykatë ku u dënuam”, pati thënë Dobroshi.
Gjykata në Norvegji në vitin 1994 e kishte dënuar atë me 14 vite burgim. Dobroshi, kishte arritur të ikur nga burgu në vitin 1997, pasi kishte korruptuar rojën e burgut. Pas ikjes, sipas shefit të antidrogës, ishte fshehur në Kroaci ku kishte bërë një operacion plastik në fytyrë. Autoritetet policore çeke kishin lëshuar një njoftim të përbashkët kur kishin zënë Princ Dobroshin në Pragë pas ikjes së tij nga burgu në Norvegji. Në aksionin e koduar “Kafaz”, operacioni i të cilit kishte zgjatur dy vjet, e që ishte mbështetur nga policia suedeze, daneze e veçanërisht ajo norvegjeze, kishte rezultuar me kapjen e Dobroshit, me 23 shkurt të vitit 1999.
Prej 99-es kur ishte rikthyer në qeli, Dobroshi kishte qëndruar deri në vitin 2005 duke rrumbullakosur nëntë vite burg përkundër dënimi prej 14 vite burgim. Dy vite kishte ikur nga burgu ndërsa tri vite tjera i ishin hequr nga autoritetet norvegjeze. Në vitin 2005 kur kishte kryer burgun, Princ Dobroshi ishte përcjellur nga autoritetet norvegjeze nën masa të rrepta sigurie për në Kosovë. Kur u rikthye për të jetuar në vendlindjen e tij në Pejë, ai iu rikthye biznesit të lojërave të fatit. Në vitin 2012, në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve ai hapi biznesin “StarLotoSport”, e cila për aktivitet kishte bastvënien. Pas 14 ditësh ka bërë kërkesë për ndërrimin e emrit të biznesit duke e regjistruar si “Eurolive-24”. Kjo kompani është e regjistruar për bastvënie, bixhoz si dhe kafe.
Artikuj te sugjeruar
I.A
AKTUALITET
7 Nëntor14:57
Masakra në Shkodër/ Del ekspertiza e makinës së viktimave, gjendet një karikator ishte bosh e dokumente
SHKODËR- Ekspertiza paraprake e makinës tip Benz me targa kroate, që u vranë Hamza Lici dhe Arlind Bushati ka përfunduar. Mësohe...
r.ll
AKTUALITET
7 Nëntor14:27
Gjykata e Lartë ktheu çështjen për rigjykim, Apeli i GJKKO lë në burg dy drejtorët e "5D"
qato, molla
TIRANË- Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë burg dy ish-drejtorët e bashkisë së Tiranës, Re...
I.A
AKTUALITET
7 Nëntor14:12
EMRI/ Arrestohet 39-vjeçari në Lushnje, ka dhunuar bashkëshorten dhe ngacmuar seksualisht vajzën e tij të mitur
LUSHNJE- Një 39-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Lushnje. Altin Rabija akuzohet nga bashkë...
I.A
AKTUALITET
7 Nëntor13:59
Toka e premtuar/ BIRN: Kostot dhe rreziqet e rrugëtimit të paligjshëm drejt Anglisë
TIRANË- Në korrik të vitit 2022, pas dy javësh të trazuara në pritje të qetësimit të detit, E.K. nga Elbasani hip...
n.f
AKTUALITET
7 Nëntor13:45
Akuzoi shokun e babait se e përdhunonte prej 4 vitesh/ Dalin rezultatet e ekspertizës mjekoligjore, 43-vjeçari ka abuzuar me të miturën
Foto ilustruese
MALIQ- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me akuzat e hedhura nha një adoleshente në Maliq ndaj shokut t&...
n.f
AKTUALITET
7 Nëntor12:47
Agravon konflikti në Durrës, plagoset 35-vjeçari, në pranga autori
Foto ilustruese
DURRËS- Një 30-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Durrës. Mësohet s...
M.B.
AKTUALITET
7 Nëntor10:53
Premtonte të ndërhynte në zgjidhjen e çështjeve dhe hiqej si prokuror i SPAK për të zhvatur para, arrestohet 48-vjeçari në Berat
TIRANA- Një 48-vjeçar me inicialet A. M., i cili akuzohet se hiqej si prokuror i SPAK për të zhvatur para, është arr...
Elton Qyno
AKTUALITET
7 Nëntor10:02
Vrasja e Licit u projektua që në 2020-n/ Biseda në "SKY", Astmeri- Bajrit: Ka mundësi ma nxjerr dikush Hamzan! I “forti” i Shkodrës: Ka dalë plaku Mere
foto ilustruese
SHKODËR- Vrasja e Hamza Licit, vëllait të vogël të Ibrahim Licit, ishte projektuar nga Astmer Bilali dhe Behar Baj...