I riu tenton të arratiset në komisariatin e Sarandës, godet efektivët
Një incident ka ndodhur ambientet e Komisariatit të Policisë së Sarandës rreth orës 01:30 të së martë...
Një incident ka ndodhur ambientet e Komisariatit të Policisë së Sarandës rreth orës 01:30 të së martë...
Një 35-vjeçar shqiptar është vrarë në Itali dhe trupi i tij është gjetur brenda një automjeti të fundosur n&...
Të ardhurat që shteti siguron nga dhënia me qira e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara kanë shënuar një rritje t...
Ervis Deti, i akuzuar si pjesë e grupit të drejtuar nga Ervis Doçi, i njohur si “Visi i Pojës”...
Gazeta franceze Le Figaro i ka kushtuar një artikull protestave të zhvilluara në Tiranë kundër qeverisë Rama, duke e vën&eu...
Konsumimi i mishit të pulës me antibiotik përbën një rrezik serioz për shëndetin e njeriut, pasi mbetjet e medikamenteve ve...
Elon Musk është njeriu më i pasur në botë dhe, me siguri, edhe më i fuqishmi. Një burrë që u rrit si djali i nj&e...
Ka rinisur mëngjesin e sotëm zjarri në Çërrilë të Mallakastrës, pasi vatra e zjarrit, e cila u shfaq pasditen e djes...
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë që në orët e para të ditës zonën e Bagos në...
Prokuroria e posaçme SPAK, ka vendosur të nisë verifikimet lidhur me deklaratat e forta të bëra nga ish-zv/kryeministri i Shqip&eum...

Në përfundim të mandatit si gjyqtare dhe njëkohësisht si kryetare e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj ka ndarë një bilanc të gjerë të punës së institucionit gjatë tri viteve të fundit, duke theksuar si sfidat, ashtu edhe arritjet kryesore që, sipas saj, kanë forcuar profilin dhe funksionimin e kësaj gjykate.
Zaçaj u ndal fillimisht te çështja e kohëzgjatjes së mandateve të gjyqtarëve kushtetues, të cilën e konsideroi një nga dosjet më të rëndësishme të vitit 2025.
Ajo theksoi se çdo paqartësi në këtë drejtim ndikon drejtpërdrejt në pavarësinë e gjyqtarëve dhe stabilitetin institucional, duke shtuar se kontributi i saj në këtë çështje “shkon përtej dimensionit personal”.
Sipas bilancit të prezantuar, Gjykata Kushtetuese ka trajtuar një numër rekord çështjesh në periudhën 2023–2025, me një rritje prej 35–40%.
Në disa vite, shqyrtimi ka arritur deri në 400 çështje, nga të cilat rreth 85–90 janë mbyllur me vendime përfundimtare. Zaçaj theksoi se gjykata ka vijuar të respektojë afatet: 8 muaj për çështjet në seancë plenare dhe 3 muaj për rastet e tjera, duke mos lënë asnjë dosje të prapambetur.
Në përfundim të mandatit tim si gjyqtare dhe njëkohësisht edhe si kryetare e Gjykatës Kushtetuese, dëshiroj të ndaj me publikun disa reflektime mbi punën dhe arritjet e kësaj Gjykate përgjatë tre viteve në të cilat pata privilegjin, përgjegjësinë dhe kënaqësinë të ushtroj këtë funksion kushtetues. Kjo periudhë jo vetëm përputhet me pritshmëritë e mia për këtë mandat, por më lejoi edhe që të realizoj vizionin tim për administrimin dhe drejtimin e Gjykatës Kushtetuese.
Viti 2025 u mbyll me një prej sfidave më të rëndësishme për institucionin: çështjen e kohëzgjatjes së mandateve të gjyqtarëve kushtetues. Sa kohë mandati i gjyqtarit kushtetues është i lidhur ngushtë me pavarësinë e vetë atij sikundër edhe të kësaj Gjykate, paqartësitë në këtë drejtim ndikojnë në funksionimin sistemik të institucionit, por edhe në aspektin personal të gjyqtarëve. Në këtë drejtim mendoj se dhashë një kontribut që shkon përtej kahjes personale, pavarësisht ndonjë interpretimi të ndryshëm.
Përgjatë periudhës 2023–2025 Gjykata Kushtetuese është përballur me vendimmarrje me rëndësi të veçantë, të cilat kanë dëshmuar edhe një herë rolin e saj të pazëvendësueshëm si garante e Kushtetutës. Trupa e gjyqtarëve ka punuar me përkushtim, duke përballuar një numër rekord çështjesh, të cilat në tre vitet e fundit janë shtuar me 35-40%, duke arritur edhe deri në rreth 400 çështje të shqyrtuara në vit, nga të cilat një numër i konsiderueshëm, 85-90 çështje, janë mbyllur me vendime përfundimtare. Gjykata ka vazhduar të shqyrtojë çështjet e kaluara në seancë plenare brenda një periudhe 8-mujore dhe çështjet e tjera brenda afatit ligjor 3-mujor, duke vazhduar të mos ketë çështje të prapambetura.
Me kënaqësi vërej se këto tre vite intensive kanë kontribuar në ridimensionimin e rolit dhe profilit të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë.
Kjo periudhë ka shënuar disa zhvillime të rëndësishme në planin ndërkombëtar, si:
II. Nisma të rëndësishme institucionale
Gjatë këtyre tre viteve janë ndërmarrë nisma që mungonin prej vitesh dhe që sot përbëjnë praktika të konsoliduara, me ndikim afatgjatë.
Duke e parë drejtësinë si një shërbim publik, rritja e transparencës dhe e aksesit ishte ndër prioritetet kryesore, ndaj realizimi i nismave të mëposhtme merr një rëndësi të veçantë:
III. Komunikimi me publikun dhe median
Për forcimin e transparencës dhe informimit të publikut, që prej vitit 2023 Gjykata Kushtetuese aplikoi praktika të reja të hapjes dhe komunikimit publik përmes këtyre instrumenteve:
IV. Aktet e rëndësishme rregullatore
Gjatë kësaj periudhe, trupa e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese ka miratuar një sërë aktesh të rëndësishme të brendshme, si:
Sa më sipër nuk do të ishte e mundur pa kontributin e kolegëve gjyqtarë, ndaj i falënderoj ata për mbështetjen e vizionit tim dhe për punën e palodhur në realizimin e objektivave të vendosura.
Po kështu, shpreh vlerësimin maksimal për mbështetjen profesionale të këshilltarëve ligjorë dhe të administratës së Gjykatës Kushtetuese, sikundër për mbështetjen e të gjithë aktorëve institucionalë dhe ndërkombëtarë që kanë bashkëpunuar me këtë Gjykatë përgjatë kësaj periudhe.
Në përfundim, shpreh bindjen se arritjet e nënvizuara më sipër do të vijojnë të shërbejnë si bazë e fortë për zhvillimin e mëtejshëm të Gjykatës Kushtetuese dhe për forcimin e rolit të saj si institucioni më i lartë garantues i Kushtetutës në Republikën e Shqipërisë.
Policia ka dhënë detaje nga operacioni në fshatin Orosh të Pukës ku dy të rinjtë Erzen Uka dhe Julian Cumraku u ngujua...
Detaje të reja dalin në dritë lidhur me situatën e tensionuar në Orosh të Pukës, ku dy të rinj u mbyllën për...
Detaje të reja dalin nga ngjarja në Orosh ku Erzen Uka dhe Julian Cumraku u ngujuan brenda një banese. Raportohet se brenda shtëpisë...
Çështja e financave vijon të jetë “thembra e Akilit” për partitë politike. Më 11 nëntor, Komisioneri Sh...
Në qarkun Elbasan gjatë natës nuk janë shënuar reshje shiu. Sipas raportimeve nga terreni, situata paraqitet pa probleme, ndërsa...
Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 83.2 lekë, në shitje me 84.2 lekë. Euro, do të blihet me 96...
Gazetari Marin Mema, ka folur sa i përket non-gratës që i është vendosur nga Greqia në vitin 2012. I ftuar në “Top Stor...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me vranësira m...
Një skemë e mirëfilltë zhvatjeje ka ndodhur me dy vepra publike në Shqipëri, ndërtimin e Tunelit të Llogarasë d...
Guardia Civil dhe Policia Lokale e Hostalric kanë shkatërruar një plantacion kanabisi në Mas Ciurana, një shtëpi e vjetër e l...