AKTUALITET

Paratë e Tunelit të Llogarasë përfunduan në BKT?! Banka i dha kredi koncesionarit të aeroportit 56 milionë euro! Si shërbejnë kompanitë turke si mbulesë

Piranjat Përditësimi i fundit 24 Nëntor 2025, 23:12

Paratë e Tunelit të Llogarasë përfunduan në BKT?! Banka

Një skemë e mirëfilltë zhvatjeje ka ndodhur me dy vepra publike në Shqipëri, ndërtimin e Tunelit të Llogarasë dhe dhënia me koncesion e Aeroportit të Vlorës.

Megjithëse janë të ndara me njëra-tjetrën, ku Tuneli u ndërtua me paratë e taksave të shqiptarëve të varfër, ndërsa Aeroporti me paratë e privatëve, që do t’i marrin mbrapasht për një kohë të caktuar, sërish ato kanë një emërues të përbashkët; firmat turke të lidhura me kupolën qeverisëse.

Në të dyja rastet, turqit kanë kanë vendosur vetëm emrat në këto vepra. Tuneli u ndërtua totalisht nga firma shqiptare “Gjoka” si nënkontraktore, ndërsa aeroporti ka pasur një firmë turke si aksionere, me 40 % të aksioneve.

Ka dyshime se, paratë që turqit morën nga Tuneli, e cila ishte rreth 50 milionë euro të thata pa gërrmuar asnë centimetër në Llogara, kanë shkuar në një bankë të nivelit të dytë në Shqipëri.

Banka është as më shumë e as më pak, por Banka Kombëtare Tregtare, e cila ka si pronar sërish individë dhe firma turke.

Paratë e Tunelit të Llogarasë përfunduan në BKT?! Banka

Dyshimet janë se, kjo shumë ka kaluar kesh te BKT-ja dhe më pas banka e ka xhiruar në formën e kredisë te firma koncesionare që po ndërton Aeroportin e Vlorës.

Redaksia e VoxNews ka hulumtuar dokumente bankare dhe nga Qendra Kombëtare e Biznesit, teksa hetimet nëse ka apo jo ndonjë vepër penale, u takojnë organeve ligjzbatuese.

Fakt është se, çështja e Tunelit të Llogarasë ka një dosje që po hetohet nga Prokuroria e Posaçme, ku e pandehur është marrë Zv.Kryeministrja Belinda Balluku dhe disa vartës të saj.

Ndërkohë, dosje penale është regjistruar në Prokurorinë e Tiranës edhe për koncesionarin e Aeroportit të Vlorës.

Paratë e Tunelit të Llogarasë përfunduan në BKT?! Banka

Dy institucionet ligjzbatuese po hetojnë paralelisht këto çështje, teksa pika lidhëse mes tyre është pikërisht dokumenti i mësipërm, i siguruar ekskluzivisht nga redaksia e VoxNews.

Është një indicie e fortë që të dyja dosjet të hetohen nga Prokuroria e Posaçme, SPAK-u, pasi ka dyshime të mëdha se në gjithë këtë aferë është e përfshirë edhe Banka Kombëtare Tregtare.

Sipas dokumentit, në datën 23 mars 2023 është bërë një marrëveshje siguruese mbi kuotat e shoqërisë koncesionare që po ndërton Aeroportin e Vlorës.

Barrëmarrësi është BKT-ja, teksa barrëdhënësit janë “Mabco Constructions”, e përfaqësues nga Valon Lluka dhe kompania “2A Group SH.P.K”.

Në të njëjtin dokumentet përshkruhet se VIA është shoqëria koncesionare e krijuar në përputhje me kontratën e koncesionit për “përojektimin, ndërtimin, mirëmbajtjen dhe transferimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës”, të lidhur më datë 24 prill 2021 midis bashkimit të operatorëve “Mabco”, YDA INSAAT SANAY dhe 2A group shpk.

Kontrata është lidhur me ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, kontratë e cila është miratuar nga Këshilli i Ministrave në datën 2 qershor 2021.

Por, pika më e rëndësishme e këtij dokumenti është “E”-ja, ku përshkruhet kredia. “Midis bankës si kredidhënëse dhe shoqërisë Vlora International Airport – VIA shpk, në cilësinë e kredimarrësit, është nënshkruar më datë 23.03.2023 një kontratë kredie me numër 1020 repertori de numër 398 kol, hartuar pranë noterespër shumën 56.000.000 euro, me qëllim realizimin e projektit” thuhet në dokument.

Një kredi e stërmadhe që këto firma kanë marrë nga BKT-ja, pas së cilës ka të tjera dyshime se bëhet fjalë për paratë e marra qyl nga Tuneli i Llogarasë.

Paratë e Tunelit të Llogarasë përfunduan në BKT?! Banka

Pavarësisht se në marrëveshjen e kredisë përmendej edhe firma turke, fakt është se ajo u largua si aksionere nga Aeroporti i Vlorës në muajin shtator të vitit 2022. Kompania YDA INSAAT SANAY i shiti aksionet firmës MABCO Constructions, e cila u bë aksionere me 98 %, duke lënë firmën 2A me vetëm 2 % të aksioneve.

Një hetim penal ka filluar nga Prokuroria e Tiranës për këto aksione, teksa kompania 2A pretendon se ka më shumë aksione dhe se turqit s’kanë bërë asnjë punë.

Por, si u morën paratë nga Tuneli i Llogarasë për të përfunduar te TIA? Sipas dokumenteve që ka hulumtuar VoxNews, këto para janë marrë nga diferenca mes ofertës së firmës “Gjoka” në tenderin e anuluar dhe vlerës që ofroi kompania turke “?ntekar Yapi” në tenderin e dytë.

Në dosjen e SPAK-ut është zbuluar se anullimi është bërë me “urdhër nga lart”, ku fitues doli “në tavolinë” kompania turke.

Por, ajo nuk bëri asnjë punë në Llogara dhe mori qyl dhjetëra miliona euro.

Pasi fitoi tenderin, kompanitë turke kontraktuan sërish firmën “Gjoka” për ndërtimin e tunelit, duke i dhënë vlerën 140 milionë euro, aq sa kishte ofruar në tenderin e parë.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan