Delvinë, rrufeja godet kopenë me 150 bagëti
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...
TIRANË- Emisioni “Në Shënjestër” nga Klodiana Lala në News 24, ka trajtuar mbrëmjen e sotme atentatin ndaj Roan Brahimit, i cili u qëllua për vdekje me breshëri plumbash pak ditë më parë në Athinë.
Ai kishte vetëm pak ditë që kishte zbritur në Athinë. Me siguri ndoshta nga Dubai i largët, ku qëndronte prej kohësh. Aty ku kanë gjetur strehë shumë kriminelë shqiptarë, që nga viti 2021. Kur mbi ta filloi të bjerë drapri i drejtësisë dhe të vinin re me shqetësim se koha kur ata ishin të paprekshëm kishte përfunduar.
Por Roan Brahimi, që emrin e tij të vërtetë e kishte Sidorel Prendi, nuk kishte nga ta dinte se për të ky ishte fluturimi i fundit. Edhe pse ndoshta ai ka menduar se i kishte krijuar vetes kushtet e duhura të sigurisë, për t’iu shmangur armiqve të tij. Një mendim mesa duket i rremë, ku nuk përjashtohet edhe tradhtia që mund ta ketë ndjekur, te personat e tij të afërt me të cilët shoqërohej gjatë qëndrimit në Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilët mund të kenë qenë furnizuesit me informacione për kundërshtarët e tij e që duket se i kishin marrë masat mirë për ta futur në një kuti, nga e cila ai do ta kishte të vështirë të dilte i gjallë. Kjo kuti do të ishte familja e tij e ngushtë, të cilën prej kohësh, që nga përfshirja e tij në ngjarje të rënda kriminale në Shqipëri, ai kishte vendosur ta zhvendoste prej kohësh në Greqi.
Këtë informacion e dispononin edhe rivalët e tij, të cilët mesa duket ishin gjithë sy dhe veshë, në të dyja krahët, për të vëzhguar si duhet lëvizjet. Si në Dubai ku qëndronte ashtu edhe në Athinë ku jetonte bashkëshortja dhe djali i tij. Dhe momenti i duhur mesa duket nuk vonoi. Kjo pasi malli për familjen e detyroi Roan Brahimin të linte strehën e tij të sigurt në Dubai, dhe të merrte në fillimin e muajit maj, në vigjilje të Pashkëve Ortodokse avionin dhe të udhëtonte drejt Greqisë.
Një surprizë edhe për vetë bashkëshorten e cila tha për hetuesit se ajo nuk kishte asnjë dijeni për mbërritjen e tij në Greqi.
“Unë nuk kisha asnjë dijeni që bashkëshorti im, do të vinte. Kjo ishte një surprizë që ai na kishte përgatitur. Vetëm kur erdhi ditën e shtunë, për Pashkë dhe e pashë në kishë”, thotë Katerina Beqo. Pra sipas bashkëshortes së tij, Roan Brahimi mendohet që ka mbërritur në Greqi, ditën e shtunë, më datë 4 maj. Pesë ditë para se ai të qëllohej për vdekje në rrugën ‘Bajron’ në zonën e Vyronas në Athinë, nga dy persona të cilët iu afruan me motor makinës me të cilën ai lëvizte. Ku në brendësi të makinës në këtë moment, ndodhej edhe bashkëshortja e tij, e identifikuar si Katerina Beqo, me të cilën kishte edhe një djalë. E cila e lemeritur pa se si dy persona me skafandër në kokë, të hipur mbi motor, u afrua pranë xhamit të shoferit dhe qëlluan mbi drejtuesin e mjetit, që ishte bashkëshorti i saj.
“Unë isha në makinë me të, por nuk mbaj mend se çfarë ndodhi. Pashë vetëm dy persona me skafandër që u afruan me motor dhe qëlluan. Më pas unë dola nga makina”, thotë Beqo.
Kjo skenë u pa edhe nga fëmija i tyre. I cili në këtë çast ndodhej në parkun e lojërave pranë vendit ku u krye ekzekutimi. Dhe sapo pa makinën e babait të tij, të parkuar në kryqëzimin e rrugëve Mesolongji dhe Tsaldari, pranë sheshit Lazarou vrapoi t’i hidhej në krah. Vrapim i cili u ndal nga dy personat me kokore, mbi motor, që qëlluan mbi babain e tij. Një moment rrëqethës, për një fëmijë që shikon atë skenë të babait të tij, të dergjur në timonin e makinës. Djali i cili më pas u mor nga gjyshja e tij, për t’u larguar nga vendngjarja. Një traumë që mesa duket do ta shoqërojë gjithë jetën.
“Atë mbrëmje ne kishim shkuar për të marrë djalin në një kënd lojërash. Pasi e kishim lënë në shoqërinë e gjyshes së tij, mamasë time. Fëmija pa gjithçka. Djali po vraponte drejt nesh kur dy personat me kokore që po lëviznin me motor, qëlluan me dy plumba ndaj bashkëshortit. Dhe djali në këtë moment bërtiti: ‘babi, babi’. Tani djalin po e mban mamaja ime, ndërsa unë po rri në shtëpi pasi nuk jam aspak mirë”, thotë Katerina Beqo.
Marrë nga BW
foto ilustruese SHQIPËRI- Shqipëria, Burkina Faso, India, Mali i Zi dhe Uganda kanë bashkuar forcat në një përpjekje his...
foto ilustruese AZI- Forcat e Kombinuara Detare mirëpritën Shqipërinë dhe Libanin si anëtarët e 44-të dhe të 4...
Michael Tomlinson dhe Taulant Balla TIRANË- Një rrjet i sofistikuar i kamerave të financuara nga Britania e Madhe me vlerë 1.6 mil...
FIER- Prokuroria e Fierit ka nisur procedimin penal për vrasjen e efektivit të forcave Shqiponja Novruz Cenalia dy ditë më par&e...
Foto ilustruese TIRANË - Një sherr që ka degraduar në përplasje fizike ka ndodhur këtë të mërkurë, në...
Foto ilustuese TIRANË - Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të mërkure në Farkë. Një vaj...
Arrestimi DURRËS- Kanë dalë të tjera detaje nga ngjarja që ndodhi në Durrës kur një 40-vjeçar, n&e...
Foto ilustruese MALIQ- Një 30-vjeçar është shpallur në kërkim në Maliq pasi prej disa ditësh ka humbur kontaktet ...
Foto ilustruese DURRËS - Një 24-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia në Durrës pasi akuzohet se i ka ...
Pamje nga ndërtimi pa leje SHKODËR - Një 58-vjeçar është arrestuar nga Policia në Shkodër pasi akuzohet për ...