Policia ka arrestuar një 29-vjeçar në Kurbin, i cili akuzohet se ka dhunuar babanë e tij. 29-vjeçari, banues në Laç rezulton i dënuar më parë për dhunë në familje.
Gjatë kontrollit në banesën polica gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike, të dyshuar kanabis, rreth 105 gramë.
Njoftimi i policisë:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, pas njoftimit të marrë për një rast dhune në familje në qytetin e Laçit, menjëherë shkuan në adresën e dhënë dhe nisën veprimet e para hetimore.
Nga veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasi R. Gj., 29 vjeç, kishte ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij, K. Gj., 66 vjeç, dhe ishte larguar nga banesa. Nisur nga veprimet e dhunshme dhe rrezikshmëria që paraqiste ky shtetas, u kërkua ndihma e Forcës Kombëtare të Sigurisë për kapjen e tij.
Bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në bashkëpunim me Forcat Kombëtare të Sigurisë, Njësia Tiranë, pas disa orësh kërkimesh të pandërprera, në kuadër të operacionit policor të koduar “Violent”, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasin R. Gj., 29 vjeç, banues në Laç, Kurbin, i dënuar më parë për dhunë në familje.
Gjatë kontrollit në banesën ku ky shtetas fshihej, në Zejmen, Lezhë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike, të dyshuar kanabis, rreth 105 gramë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
30 Nëntor12:02
“Çmendet” 56-vjeçari në Shijak, denoncon fëmijët për vjedhje por policia zbulon të vërtetën
Një 56-vjeçar u procedua nga policia në Shijak, pasi ka denoncuar në polici se fëmijët i kishin vjedhur një shumë para...
AKTUALITET
30 Nëntor11:56
Përdhunoi një vajzë jashtë klubit të natës bashkë me shokun, ja me sa vite burg dënohet 22-vjeçari shqiptar
Dy burra, një shqiptar dhe një italian, të moshës 22 dhe 20 vjeç, të akuzuar për përdhunimin e një gruaje jasht&e...
AKTUALITET
30 Nëntor11:34
Sfidoi Anglinë për herë të tretë! Daily Mail artikull për Dorian Pukën: Makthi i fqinjëve. Vetëm ora i kushton 185 mijë paund
Daily Mail i ka kushtuar një artikull Dorian Pukës, 31-vjeçarit shqiptar, i cili reklamon jetën e luksit në TikTok. Në arti...
AKTUALITET
30 Nëntor11:17
Autoritetet britanike në hall me të riun shqiptar i njohur për bëma të shumta
Një burrë shqiptar, i cili është dëbuar nga Mbretëria e Bashkuar dy herë tashmë, është burgosur pasi ësht...
AKTUALITET
30 Nëntor11:04
Të veshur me kostume të errëta, policia pikas shqiptarët në aksion. Njëri dhunon oficerët dhe synon t’i rrëmbejë armën
Karabinierët e stacionit të Scandianos penguan një bastisje të mundshme me vjedhje, duke pikasur tre të dyshuar në flagrancë....
AKTUALITET
30 Nëntor10:44
VIDEO/ Transportoi me varkë drejt Tropojës drogë, eksploziv dhe municion luftarak, kush është 29-vjeçari i arrestuar (EMRI)
Një 29-vjeçar nga Puka u arrestua nga policia e Tropojës, pasi u kap duke transportuar me varkë drejt kësaj zone 1.2 kilogramë l...
AKTUALITET
30 Nëntor09:55
Aksidenti i frikshëm, por centimetrat bënë diferencën për 27-vjeçarin (FOTO)
Një i ri 27-vjeçar mbijetoi mrekullisht gjatë natës midis të premtes dhe të shtunës, pasi makina e tij u përplas me ...
AKTUALITET
30 Nëntor08:56
VIDEO/ Shpërthimi i eksplozivit në derën e banesës, fleta nëna e Gentian Zotos: Jetoj vetëm! Jam e habitur
Një shpërthim eksplozivi tronditi mbrëmjen e së premtes qytetin e Vlorës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:38, në rrug&eum...
AKTUALITET
30 Nëntor08:40
Detaje të reja nga shpërthimi i tritolit në Vlorë, shënjestër nëna e të dënuarit me 35-vite burg për atentatin e bujshëm
Shpërthimi i tritolit i regjistruar gjatë orëve të natës në lagjen “Partizani” në Vlorë kishte shënje...
AKTUALITET
30 Nëntor07:33
Theu masën e arrestit me burg dhe kreu vjedhje, arrestohet 28-vjeçarja në Vlorë
Një 28-vjeçare me iniciale O. A., u arrestua nga policia pasi dyshohet se ka thyer masën e sigurisë “Arrest në burg”. Sip...