Një 25-vjeçar që sulmoi një berber në Pylos me shkop gome sepse nuk i pëlqeu prerja e flokëve u dënua me 3.5 vjet burg me kusht deri në vendimin përfundimtar të Gjykatës së Apelit. 51-vjeçari deklaron se autori i krimit "veproi si demon" dhe rrëfen atë që ndodhi jashtë berberhanes së tij.
“Po të kishte pasur armë me vete, do të më kishte qëlluar. Njeriu sillej si i pushtuar nga djalli. Është e frikshme kjo që ndodhi. E kanë arrestuar edhe më parë për çështje të ndryshme”, tha berberi 51-vjeçar për televizionin MEGA. Në videon e sulmit, i riu shihet me kapelë duke ndjekur 51-vjeçarin.
“Jam në spital sepse kam pësuar dëmtime fizike. Kam mavijosje në dorë dhe në këmbë, sepse herën e parë u përpoq të më godiste në kokë dhe arrita të mbrohem duke ngritur dorën, e cila e pësoi më keq. Jam në gjendje shoku dhe do të marr edhe disa trajtime, sepse nuk po arrij të qetësohem dhe pamja e asaj ngjarjeje nuk më hiqet nga mendja. Unë këtë person e kam qethur vetëm një herë, para dy vitesh. Që atëherë nuk e kam qethur më”, deklaroi 51-vjeçari.
Ditën e sulmit, “erdhi në mëngjes në dyqan dhe u qeth”. “E pashë që ishte pak i çuditshëm. Pagoi dhe u largua, por pas pak u kthye. Unë dola jashtë, shkova pranë makinës sime për të bërë një punë, pasi në atë moment nuk kisha klient. M’u afrua, e pashë, mbante një kapelë”, shtoi ai.
Më pas, berberi e pyeti 25-vjeçarin “çfarë po ndodh?”, dhe ai “heq kapelën dhe më thotë: ‘Si më ke qethur kështu?’. ‘Si të kam qethur, o shok?’ – i them. Vendos sërish kapelën, kthehet nga unë dhe më thotë fjalinë: ‘ore (…) ke edhe fëmijë’. Fut dorën pas xhupit, pas brezit. Nxjerr një shkop metalik të palosshëm, i jep një tërheqje dhe nga një shkop i vogël që dukej, u shndërrua në rreth një metër. Nuk e di si ndodhi dhe filloi të më godiste”.
25-vjeçari u arrestua dhe ndaj tij u ngritën akuza për dëmtime të rënda trupore, fyerje, dëmtim të pronës dhe shkelje të ligjit për armët. Sipas televizionit MEGA, ai u dërgua në gjykatat e Kalamatas dhe u dënua me 3,5 vite burg me kusht deri në shqyrtimin nga Gjykata e Apelit. /PiranjatNews/
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
9 Shkurt18:28
Nis Foltorja e PD-së, Berisha mbërrin në sheshin para Kryeministrisë
Partia Demokratike mban sot 'Foltoren' e rradhës, para Kryeministrisë.
Demokratët janë mbledhur me pankarta në duar përpara godin...
AKTUALITET
9 Shkurt18:11
“Smart City”/ 140 milionë dollarë borxh, për një projekt me pikëpyetje mbi privatësinë
Kur projekti “Smart City” u bë publik, ai u prezantua si një hap drejt modernizimit të sigurisë dhe menaxhimit urban. Kamerat in...
AKTUALITET
9 Shkurt18:08
Denoncimi për “Piranjat”: Prej dy javësh, Kadastra e Korçës në kolaps
Problemet e qytetarëve me zyrat e Kadastrave që vazhdojnë prej vitesh duket se nuk shfaqen vetëm në zonat me prona të lakmuara p&e...
AKTUALITET
9 Shkurt17:57
GJKKO miraton kërkesën e SPAK dhe dërgon në gjyq Erion Veliajn, Klotilda Bushkan, Eman Abulen dhe biznesmenët e tjerë
GJKKO ka miratuar kërkesën e SPAK dhe ka dërguar në gjyq kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, bashkësho...
AKTUALITET
9 Shkurt17:56
Aksident fatal në Itali/ Mjeti i vogël përplaset me kamionin dhe shpërthen në flakë, digjet dhe vdes i riu shqiptar
Një aksident fatal u regjistruar përgjatë autostradës Porrettana në orët e hershme të sotëm pranë Lama di Reno, duk...
AKTUALITET
9 Shkurt16:57
U shtrua në spital pas problemeve shëndetësore, ish-Presidenti Alfred Moisiu del nga QSUT
Ish-presidenti Alfred Moisiu është rikuperuar dhe tashmë është sërish në gjendje të mirë shëndetësore, pa...
AKTUALITET
9 Shkurt16:27
Parandalohet ngjarja kriminale në Vlorë/ Policia gjen “Audi Q5”, një automjet tjetër dhe tre bidona benzine
Policia e Vlorës ka parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale, pas zbulimit dhe sekuestrimit të dy automjeteve të vjedhura dhe disa...
AKTUALITET
9 Shkurt16:01
Mashtrim fiskal me 150 mln lekë shitje fiktive, arrestohet biznesmeni në Tiranë (Emri)
Një biznesmen është arrestuar në Tiranë pasi akuzohet se ka ndërtuar një skemë mashtrimi me fatura fiktive, duke i shk...
AKTUALITET
9 Shkurt15:24
SPAK kërkon arrestimin e Ballukut/ Zhupa: Kuvendi mburojë për qeverinë! Të mblidhet Këshilli i Mandateve
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka akuzuar mazhorancën se po përdor Kuvendin për të penguar procesin dhe hetimin, në...
AKTUALITET
9 Shkurt14:38
ILD ‘shtrëngon’ kontrollin në 2026, nga inspektimi formal te matja e rezultateve
Në vitin 2026, drejtësia shqiptare nuk do të gjykohet vetëm nga sallat e gjyqit, por edhe nga një kriter shumë më i preksh&...