Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
TIRANË- Bujar Hudhri, prej 3 dekadash botuesi dhe miku i gjeniut të letërsisë shqiptare, Ismail Kadaresë ka treguar detaje lidhur me jetën e shkrimtarin dhe humbjen e tij.
Në postimin e tij në Facebook, Hudhri shprehet se kur po lexonte paragrafin e fundit të dorëshkrimit të librit me kujtime të Helenës “Kohë e pamjaftueshme”, Kadareja ia kishte mbushur mendjen bashkëshortes së tij, Helenës se duhet të ikte i pari nga kjo botë.
Më tej ai shkruan se nuk e harronte tronditjen dhe trishtimin e asaj dite, pasi sipas tij ishte pikërisht hera e parë që lexonte në rreshta vdekjen e Kadaresë, sa gati e kishte besuar vërtet. Hudhri ka treguar më tej ditën e djeshme dhe "minutat tortuerese te dera e urgjencës, ecejaket e personelit në dhomë, rreth krevatit, pastaj heshtja e mjekëve."
POSTIMI I PLOTË:
Shumë vite më parë, kur lexova paragrafin e fundit të dorëshkrimit të librit me kujtime të Helenës “Kohë e pamjaftueshme”, ku shkruhej se cili do të përcillte tjetrin nga kjo botë, Kadareja ia kishte mbushur mendjen se duhej të ikte i pari. Duhej të mbetesha, shkruante Helena, njëfarë kohe pas tij, ashtu sikundër pas një darke të gëzueshme.
Nuk mund ta harroj tronditjen e asaj dite. Ishte edhe atëherë një ditë e nxehtë korriku si sot, e megjithatë ndjeva të më përfshinte trishtimi. Hera e parë që lexoja kaq qartë rreshta për vdekjen e Kadaresë sa gati po e besoja vërtet. Formova numrin e telefonit të Helenës. Me një ngut që duket se atë e la paksa të habitur iu luta të ma kalonte pak zotin Kadare t’i flisja. Hë, Bujar, ç’kemi, dëgjova zërin e tij. Ja, përfundova librin e Helenës dhe doja të të dëgjoja zërin. Dhe shtova: sa bukur, ta lexoj këtë paragraf dhe ndërkohë ne mund të flasim bashkë. E përfytyroj tani, kur do të ketë buzëqeshur, me gishtin te tëmthi kur të thoshte për ndokënd, ky është i lojtur. Nuk i duronte sentimentalizmat.
Por mëngjesin e parë të këtij korriku, për fat të keq, ndërsa nxitonim drejt spitalit me autoambulancë, e ndjeva vërtet se diçka e pakthyeshme kishte ndodhur qysh në apartamentin e tij, në rrugën “Ibrahim Rugova”. Minutat torturuese te dera e urgjencës, ecejaket e personelit në dhomë, rreth krevatit, pastaj heshtja e mjekëve. Gjithçka mbaroi. Një punonjëse me të bardha që afrohet dhe kërkon ta ndihmoj për të plotësuar skedën e vdekjes: emri, mbiemri, atësia, mëmësia, datëlindja, adresa...
Kam pasur një përfytyrim, qysh në fëmijërinë time, që shkrimtarët nuk janë banorë të kësaj toke. Gati tridhjetë vite me Kadarenë, kjo përshtypje, madje, është përforcuar. Ndërsa e prisja në Rinas kur zbriste nga avioni dhe pas një muaji e përcillja, edhe me sy, teksa avioni shndërrohej si një pikë e zezë në qiell. E përsëritur kaq herë, në dhjetëra vite, e përfytyroja vërtet si një zog të qiejve, siç thoshte për Lasgushin. Edhe tani kjo pamje nuk më largohet nga përfytyrimi dhe e kam të fiksuar përjetësisht në mendje.
Tani më shumë se kurrë, duke zënë vendin e tij në panteonin e letrave botërore. Ashtu siç shprehej vetë, për sivëllain e tij Martin Camaj: “Në tryezën e epërme, ku kanë zënë vend krenajat e letërsisë, nuk ngjiten zhurmat e vogla e as afrohen profilet e rëndomta. Atje ka përherë mirëkuptim e harmoni, ndaj e kremtja vazhdon përherë dhe ndriçimi i shandanëve nuk sos”.
policia e lezhes LEZHË- Një 30-vjeçar është gjetur i plagosur te rrethrrotullimi i Shëngjinit. Dyshohet se i riu mund t&eu...
ismail kadare TIRANË- Letërsia shqiptare ka humbur ditën e djeshme shkrimtarin më të madh të trevave shqipfolëse dhe t&e...
foto ilustruese TIRANË- Rënia e popullsisë pritet që të përmirësojë automatikisht një nga treguesit q&eu...
rexhep qosja, ismail kadare TIRANË- Shkrimtari Rexhep Qosja ka shprehur ngushëllimet e tij për familjen Kadare pas ndarjes së tij nga j...
foto ilustruese Dashi Në këtë rrugëtim rritjeje, po zbuloni disa anë të panjohura nga vetja juaj, të cilat i keni mbajt...
Foto ilustruese SHËNGJIN- Investimet strategjike tashmë po i drejtohen pjesës veriore të vijës bregdetare shqiptare. Komiteti i In...
Foto ilustruese TIRANË- Në vitin 2023, censi i popullsisë dhe banesave gjeti mbi 34 mijë persona në vend me statusin i divorcuar. ...
Moti TIRANË- Vendi ynë pritet të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme. Me mot të kthjell...
Ismail Kadare TIRANA- Presitgjozja franceze “Le Figaro” i ka dedikuar një artikull ndarjes nga jeta të gjeniut të letë...
Foto ilustruese TIRANA- Piramida e popullsisë e publikuar sipas Censit 2024 është një kambanë alarmi për çfar&eum...