AKTUALITET

Ilir Beqaj kërkon kohë të dëgjojë regjistrimet audio të seancave, gjykata vendos

Piranjat Përditësimi i fundit 23 Dhjetor 2025, 20:05
Ilir Beqaj kërkon kohë të dëgjojë regjistrimet audio

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë, për të disatën herë i dha kohë ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj i akuzuar për “vjedhje duke shpërdoruar detyrën” dhe “grup të strukturuar kriminal” në aferën sterilizimit, për të dëgjuar regjistrimet audio të seancave gjyqësore që janë zhvilluar në kuadër të këtij procesi penal.

Pasi kërkoi kohë për muaj me radhë që të njihej me aktet në fashikujt e dosjes penale në ngarkim të tij dhe të pandehurve të tjerë, Beqaj kërkoi më 27 nëntor që të njihej me regjistrimet audio të seancës paraprake, të procesit kur çështja nuk ishte e ndarë, si dhe të seancave të procesit që po zhvillohet ndaj të akuzuarve si bashkëpunëtorë.

Gjykata e pranoi atëherë kërkesën e Beqajt dhe e shtyu seancën më 11 dhjetor, por edhe të martën më 23 dhjetor, Beqaj ishte ende në fazën e konstatimeve dhe kërkoi më shumë kohë.

Përfaqësuesi i tij, ligjor, avokati Ermal Yzeiraj falënderoi gjykatën për kohën e dhënë dhe vendosjen në dispozicion të regjistrimeve audio. Ai sqaroi se, megjithëse Beqaj kishte dëgjuar një pjesë të regjistrimeve në mjediset e gjykatës, nuk kishte arritur t’i përfundonte ato. Sipas tij, Beqaj ka konstatuar se janë shumë të rëndësishme dhe kërkon t’i jepet kohë t’i dëgjojë të gjitha.

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, deklaroi në seancë se në institucionin e paraburgimit ku gjendet i kanë thënë se nuk e kanë infrastrukturën e nevojshme që t’i mundësohet të dëgjojë regjistrimet audio. Ai nënvizoi se dhënia e mundësisë për të dëgjuar regjistrimet audio të seancave është në funksion të një mbrojtje efektive. Beqaj u shpreh se mendon se gjykata e ka kompetencën t’i kërkojë drejtorisë së burgjeve që t’i mundësohet të dëgjojë regjistrimet audio. “Ata vijojnë të thonë se nuk kanë pajisje të certifikuar”, deklaroi Beqaj.

Në vijim, ai kërkoi që të bënte një deklaratë, duke sqaruar se bëhej fjalë për një zhvillim të fundit. Pasi e siguroi gjykatën se deklarata ka të bëjë me çështjen që po gjykohet, Beqaj deklaroi se procedimi penal ndaj tij është bazuar në kallëzimin e kryer nga personi që u zgjodh pak ditë më parë si Avokat i Popullit, Endri Shabani.

Sipas ish-ministrit, një individ që ka tituj akademikë juridike dhe formim në institucione të njohura, por që, shfaq publikisht mospërfillje për parimin e gjësë së gjykuar dhe për prezumimin e pafajësisë, aktualisht mban postin që duhet të mbrojë të drejtat e njerëzve.

Beqaj dha qëndrim dhe për votimin e Shabanit në pozicionin e Avokatit të Popullit. Duke sjellë në vëmendje se është dikush që vjen nga politika, Beqaj tha se nuk përbënte asnjë çudi që grupi parlamentar i Partisë Socialiste të votonte për një post të lartë kushtetues një kundërshtar politik, një person që ka kallëzuar penalisht projekte e kontrata të qeverisë socialiste. Sipas tij, ajo që e kishte habitur nuk ishte vota, por ‘puthja’, që sipas tij ishte jo e zakonshme, njerëzore, por me dorë, nga larg.

Kryesuesja e trupit gjykues, gjyqtarja Rudina Palloj e ndërpreu duke vërejtur se ajo çfarë po deklaronte nuk kishte të bënte me gjykimin.

Në përfundim, gjykata e pranoi kërkesën e përsëritur të Beqajt për më shumë kohë dhe e shtyu seancën për më datë 15 janar, në orën 14:30.

Gjykimi i Beqajt u nda nga procesi të pandehurve të tjerë në muajin maj, pasi ai nuk e pranoi gjykimin e shkurtuar. Procesi ndaj të bashkëpandehurve si pjesë e grupit të strukturuar kriminal e të akuzuarve të tjerë është drejt fundit, pasi SPAK ka paraqitur konkluzionet përfundimtare dhe avokatët mbrojtës janë duke paraqitur konkluzionet e tyre.

Gjykimi ndaj Beqajt që u nda më 28 maj u mbajt pezull deri më 28 korrik, derisa u përfundua fotokopjimi i dosjes që përmban 602 volume hetimore dhe tetë volume gjyqësore. Më 28 korrik u hodh shorti dhe u caktuan si anëtarë të trupit gjykues gjyqtarët Rudina Palloj në cilësinë e kryesueses dhe si anëtarët Erjon Çela e Irena Gjoka.

Prej muajit shtator në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë janë zhvilluar tetë seanca gjyqësore, në të cilat ka dështuar të çelet shqyrtimi gjyqësor, pasi ende nuk është bërë e mundur të paraqiten kërkesat paraprake nga palët. Kjo, pasi fillimisht Beqaj kërkoi të njihej me aktet e dosjes, ndërsa prej 27 nëntorit kërkon më shumë kohë për të dëgjuar regjistrimet audio të seancës paraprake e të gjithë seancave gjyqësore lidhur me këtë çështje.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?