8 shoferë të arrestuar dhe mbi 4 mijë gjoba në 24 orë, Rrugorja bën kërdinë rrugëve të Shqipërisë
Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, duke shtuar monitorimet në akset ...
Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, duke shtuar monitorimet në akset ...
Parisi dhe Berlini synojnë organizimin e Botërorit 2038 ose 2042, ndërsa zgjerimi i mundshëm në 64 skuadra e bën më realist...
Manchester City është klubi që pritet të përfitojë më shumë nga Programi i Përfitimeve për Klubet i FIFA-s p...
Përdoruesit e platformave Facebook, Instagram dhe Messenger kanë raportuar probleme me funksionimin e tyre pasditen e së mërkurës, 22...
Teksa vendi ynë prej 53 ditësh po përballet me protesta masive, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, mesazhi i arkitekti i...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një dalje për mediat pas mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, ka sulmuar qeverin&eu...
Policia e Shtetit bën të ditur se në pranga ka rënë Sabri Sopoti, 60 vjeç, i cili ishte dënuar nga Gjykata e Dibrës ...
Spanja po përballet me një nga zjarret më të mëdha dhe më të vështira të viteve të fundit. Mbi 600 zjarrfik&...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet për një tjetër grup të ...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në afërsi të ishujve të Ksamilit, ku është gjetur i pajetë n...

Qeveria shqiptare do të financojë kontratën koncensionare me Partneritet Publik-Privat (PPP) për ndërtimin e inceneratorit fantazmë të Tiranës edhe 30 milionë euro për periudhën 2026-2028, sipas të dhënave zyrtare në projektbuxhetin e vitit 2026.
Edhe pse impianti nuk po ndërtohet, qeveria vijon të kryejë pagesat me një korrektësi të lartë, nga të gjitha kontratat e tjera të investimeve publike.
Këto pagesa vijnë në një kohë kur nuk është bërë asnjë investim për impiantin, ndërsa mbetjet e kryeqytetit vazhdojnë të depozitohen në landfillin ekzistues të Sharrës.
Ministria e Financave më parë justifikoi vazhdimin e financimeve me nevojën për të respektuar detyrimet kontraktuale dhe për të shmangur penalitetet, duke pranuar dobësitë e kontratës ku fondet disbursohen pa kuotat e punimeve. Kjo ndodh edhe pse ligji organik i buxhetit dhe një seri udhëzimesh nuk lejojnë pagesa buxhetore pa një situacion punimesh.
Deri në 22 tetor 2025, buxheti ka dhënë mbi 8,9 miliardë lekë ose mbi 90 milionë euro për ndërtimin e objektit që nuk ekziston, sipas të dhënave nga Open Data Albania.
Ndërkohë, Bashkia e Tiranës përfshin çdo vit në planifikimet buxhetore shuma të konsiderueshme për shërbimin e pastrimit dhe menaxhimin e mbetjeve, ndërsa kontrata e inceneratorit parashikohet të përfshijë edhe fazën e djegies me prodhim energjie, fazë që ende nuk ka nisur dhe deri tani ka djegur vetëm fondet publike.
Qeveria Shqiptare në vitet 2016-2017 planifikoi ndërtimin e 3 incineratorëve në Elbasan me kapacitet 140 ton/ditë, në Fier me kapacitet 200 ton/ditë dhe Tiranë me kapacitet 920 ton/ditë.
Incineratorët në Elbasan dhe Fier janë financuar me skemën e Partneritetit Publik – Privat (PPP), tashmë janë jashtë funksionit pasi rezultuan tërësisht kontratat korruptive të vërtetuara nga hetimet e SPAK.
Kontrata e inceneratorit të projektuar në Tiranë është aktive dhe financohet përmes një koncensioni 30 vjeçar me vlerën 128 milionë Euro, shumë kjo që alokohet tërësisht deri në vitin 2028 dhe deri më tani janë dhënë më shumë se 70 % e fondeve.
Qeveria programoi se kapaciteti i tre inceneratorëve së bashku është sa 43% e totalit të mbetjeve që gjenerohen në të gjithë vendin, por tani mosfunksionimi i tyre ka futur vendin në një emergjencë mjedisore dhe pa një vizion të qartë se do të vazhdohet, përderisa vitin që vjen mbetjet e gjeneruara në Përrenjas, Librazhd, Elbasan, Fier Lushnjë etj do të depozitohen në Shkodër.
Kjo mënyrë do të krijojë kosto të larta ta transportit, pasi me rrugën ekzistuese që lidh Shkodrën me pjesën tjetër të vendit ka gjithmonë shumë trafik. Qeveria ka projektuar të përdorë Shkodrën për të depozituar mbetjet e gjysmës së Shqipërisë, në një kohë ku hapësirat për landfille afër qyteteve të mëdha nuk janë ezauruar./ Monitor
Ogerta Manastirliu është caktuar drejtuese politike për qarkun e Tiranës. Kjo është lëvizja e radhës e bërë ...
Në kuadër të ligjit për Paketën e Maleve Këshilli i Ministrave ka miratuar zonat prioritare për zhvillim në bashkin&eu...
Deputeti i PD-së, Besart Xhaferi ka treguar një foto nga vendngjarja në Rinas, ku duket se plumbat e atentatorëve kanë prekur ed...
Çifti rus Roman Novak dhe bashkëshortja e tij Anna u rrëmbyen dhe u copëtuan dhe më pas u varrosën në shkretëtir&eum...
Gazetarja investigative Anduena Llabani ka bërë një denoncim të fortë, lidhur me ndërtimin e një parku eolik në Shqip&...
Një aksident i rëndë u regjistrua mbrëmjen e sotme në rrethrrotullimin e Novoselës në Vlorë. Një automjet fluturoi...
Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në rrethrrotullimin e Novoselës, ku një makinë tip “Benzi” ka ...
Atentati mafioz, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe u plagos efektivi i AMP-së, Muçi Shaljani, ka shkaktuar reagime të shumta. Gaz...
Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e sotme katin e dytë të një banese në lagjen “Isa Boletini” në Vlor&eum...
Zero ndjeshmëri ka shprehur kryeministri Edi Rama ditën e sotme gjatë takimit me banorët e njësisë nr.5, duke krahasuar kancerin...