
Zero ndjeshmëri ka shprehur kryeministri Edi Rama ditën e sotme gjatë takimit me banorët e njësisë nr.5, duke krahasuar kancerin me një grup. Sëmundje vdekjeprurëse kjo që çon një familje të tërë në kolaps. Diagnostikimi me këtë sëmundje të një pjestari në familje është kosto emocionale, psikologjike dhe monetare.
Një barazim i tillë, shumë i rëndë me diçka të zakonshme, është një shmangie nga përgjegjësia. Kryeministri pavarësisht se indikrekt pranon problemin, që rastet me kancer janë shtuar ndjeshëm, duhet të zbuloi, shkaktarët e përhapjes, duke nisur nga niveli i lartë i ndotjes së ajrit, ushqimet e pasigurta, dhe deri te mungesa e medikamenteve dhe kimioterapive.
Kryeministri duhet të ofrojë strategji që qytetarët të kenë akses në shëndetësi, që të bëjnë analiza dhe diagnostikimin në kohë të këtyre sëmundjeve. Sipas raporteve, shqiptarët janë në kufijtë e mbijetesës dhe nuk kanë para të mjaftueshme për të kryer as ekzaminimet rutinë.
Edhe kur diagnostikohen shteti nuk u siguron dot trajtimin e nevojshëm me medikamente dhe kimioterapi.
“Tani dua të them edhe diçka tjetër. Për kancerin. Tani kanceri është bërë si grip jo vetëm në Shqipëri, por kudo, dëgjojmë lajme për rritjen e kësaj sëmundjeje. Ndodh edhe 3 herë në javë që marr mesazhe nga qytetarët se në shtëpitë e tyre u shfaqet kanceri ndonjë prej të afërmve të tyre.
Po shfrytëzojnë edhe kancerin për politikë, por ajo që është reale përtej transformimeve që kemi bërë, kemi një problem që është real, jo se e kemi marrë vesh sot, por sot është koha që s’mundemi ta shtyjmë për shkak të problemeve përkatëse. Problemi i barnave, barnat e rimbursueshme të pacientëve që kanë kancer. Pse? Sepse janë barna që kushtojnë.
Por siç ndodh në një familje ku bie kjo sëmundje, dhe di diçka nga kjo edhe në anën personale, që të ndihmojmë njeriun që vuan këtë pasojë, dhe ne kemi 83 mandate ku çdo i sëmurë me kancer në Shqipëri të mbështetet e të ndihmohet si njeriu ynë. Ndaj kemi përacaktuar një buxhet të veçantë për të mbuluar kancerin, barnat, për njerëzit tanë”, tha ai./piranjat.al
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
12 Nëntor18:47
Nëna e tre fëmijëve të vegjël bëhet gruaja e parë e deportuar në Shqipëri nga Britania. Ja për çfarë është dënuar ajo
Një nënë shqiptare e tre fëmijëve, përfshirë një foshnjë të porsalindur, është bërë gruaja...
AKTUALITET
12 Nëntor18:24
“Balluku i fshihet Kuvendit”, Bardhi: Shqipëria i vetmi vend me zv.kryeministre të pandehur që menaxhon 60% të buxhetit
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar ashpër pas mungesës së zëvendëskryeministre...
AKTUALITET
12 Nëntor18:12
Gara për drejtor policie ne disa qarqe, publikohen emrat e kandidatëve
Gara për drejtues të rinj në disa struktura të rëndësishme të Policisë së Shtetit ka hyrë me disa ndryshime,...
AKTUALITET
12 Nëntor18:00
Gjinekologët bojkotojnë punën: Rrezikohet shëndeti i grave! Drejtori i spitalit: Do përballeni me masa ligjore
Rikonstruksioni i Repartit të Kirurgjisë në Spitalin Rajonal të Beratit ka sjellë problematika dhe konflikte mes reparteve, ku po tra...
AKTUALITET
12 Nëntor17:52
Prej katër ditësh nën ujë, terminali i autobuzave në Bulqizë kthehet në “liqen”
Prej katër ditësh, terminali i autobuzave të linjave interurbane dhe atyre që lidhin fshatrat me qytetin e Bulqizës është n...
AKTUALITET
12 Nëntor17:40
Burra që vrapojnë të tmerruar dhe makina që largohen me shpejtësi skëterrë! Çfarë nuk u "vu re" nga atentati mafioz në Rinas
Janë publikuar pamjet e atentatit mafioz të ndodhur mesditën e djeshme në aeroportin e Rinasit, i cili i mori jetën Gilmando Danit dh...
AKTUALITET
12 Nëntor17:22
Kullat pushtojnë vendin, valë lejesh për ndërtesa të larta në Tiranë dhe bregdet
Valë ndërtimesh të larta po përfshin Tiranën dhe bregdetin, duke shënuar një fazë të re të urbanizimit në...
AKTUALITET
12 Nëntor17:11
"Veliaj i burgosur pa gjyq"/ Rama: Tirana ka nevojë për drejtim, jepini mundësinë të ushtrojë detyrën
Kryeministri Edi Rama u ndal edhe tek vendimi i GJK për të lënë në detyrë si kryebashkiak të Tiranës Erion Veliajn. Ai...
AKTUALITET
12 Nëntor17:01
Rama: Nga 1 janari 2026 paga minimale në sektorin publik dhe privat do të jetë 500 euro
Nga dëgjesa me banorët e njësisë 5 në Tiranë, për projektbuxhetin e vitit 2026, kryeministri Edi Rama është ndalu...
AKTUALITET
12 Nëntor16:48
Ndihmuan Shaljanin të bëhet pjesë e AMP, arrestohen dy punonjësit e policisë në Tiranë (EMRAT)
Dy punonjës të policisë janë arrestuar ditën e sotme në Tiranë, nën dyshimet se ndihmuan, Muçi Shaljanin të...