I biri hapi zjarr drejt policëve, nëna e Violand Braçellarit merret në pyetje nga autoritetet
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Një qytetar i është drejtuar redaksisë me një denoncim lidhur me një situatë që, sipas tij, po ndodh në zonë...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...

Javën e kaluar ju folëm në lidhje me dentisten “profesioniste”, Genta Elezi Shaholli, e cila kishte një klinikë stomatologjike në qytetin e Shijakut dhe ishte personazh i historisë që ju treguam një javë më parë. Pseudodentistja 41-vjeçare ushtronte aktivitetin pa licencë në një klinikë në qytetin e Shijakut, atje ku një paciente kishte rënë pre e paaftësisë së saj. Të gjendur përballë një rasti flagrant abuzimi, kërkuam informacion nga Urdhri i Stomatologut, që na u përgjigj se kjo zonjë nuk ishte e regjistruar në këtë institucion dhe, për rrjedhojë, nuk mund të ushtronte profesionin.
Gjithashtu, nga ISHSH dolën një sërë mangësish në dokumentacion, mungesa e lejes së ushtrimit të profesionit, aktmiratimit higjieno-sanitar, mungesa e librezës shëndetësore dhe raportit mjekoligjor, analizës së ujit, certifikatës së dezinfektimit dhe kontratës për menaxhimin e mbetjeve spitalore.
Praktikisht — asnjë dokument.
Duke e kthyer klinikën e kësaj zonje në një vatër të ushtrimit abuziv të aktivitetit. Ndërkohë, menjëherë pas publikimit të këtij skandali, në rrjetet tona sociale vërshuan një pafundësi komentesh dhe mesazhesh që demaskonin këtë personazh, i cili paligjshmërinë e kishte kthyer në normalitet. Por pati edhe nga ato që kërkuan të na takonin për të denoncuar metodat aspak profesionale të kësaj zonje, që ka marrë përsipër të ushtrojë një profesion kaq delikat siç është ai i stomatologut.
E përbashkëta e këtyre tre zonjave është se kanë qenë paciente të Gentës, por secila prej tyre ka patur një histori të ndryshme — gjithmonë me fund të tmerrshëm, për shkak të duarve të saj aspak profesionale.
Dy zonjat e para morën kontakt me të përmes profilit të saj në Instagram, atje ku pseudodentistja publikonte ofertat e saj “tunduese”.
Ndërkohë, Manjola, pacientja e tretë, e ka njohur në një situatë krejt të ndryshme. Ajo tregon se në takimin e parë, zonja Genta i dha një diagnozë pa nevojën e një konsulte në klinikë. E njëjta gjë ndodhi edhe me dy zonjat e tjera.
Zonjat tregojnë se Gentën e kanë njohur në vendndodhje të ndryshme në Tiranë: te Komuna e Parisit, te Selvia, në Laprakë, Unaza e Re dhe, në fund, në Shijak — aty ku e gjetëm ne.
Në më pak se pesë vite, “doktoreshë” Genta ka hapur dhe mbyllur plot pesë klinika. Të paktën aq dimë ne. Pacienti i katërt që denoncon aktivitetin e paligjshëm të kësaj zonje është Arbeni nga Peshkopia, i cili, njësoj si dy zonjat e moshuara, e ka njohur nga interneti. Për secilin pacient që “peshkonte”, Genta përdorte strategjinë e bamirëses — diku me oferta “zemërgjera” e diku për hir të njohjes dhe miqësisë.
Por gjithmonë me të njëjtin qëllim, kap çfarë të kapësh.
Gjithçka brenda ditës, sepse doktoreshë Genta nuk ka kohë për të humbur… ofertat janë gjithmonë aktive dhe pacientët gëlojnë. Madje aq shumë, sa fillimisht bënte heqjet në seri dhe më pas bënte implantet. Dhe pas shumë kohë pritjeje vinte momenti për vendosjen e dhëmbëve të rinj. Në këtë pikë, Vasilika kupton që gjërat nuk shkojnë aspak mirë për të, sepse implanti i vendosur nga mjekja abuzive po i shkaktonte komplikacione të rënda.
Komplikacione thuajse të ngjashme kanë kaluar edhe pacientët e tjerë, të cilët i kanë besuar duarve të kësaj mjekeje të paligjshme. Nga situatat e tmerrshme që kanë kaluar këto paciente, nuk kishin si të mos zemëroheshin. Por me sa duket, zonja Genta gjente gjithmonë një justifikim. Pra, ka hequr dy dhëmbë të shëndoshë “sepse ishin infektuar nga dhëmbi i sëmurë”.
E gjitha kjo pa asnjë konsultë paraprake me pacienten.
Ndërkohë që debatet e pacienteve ishin për cilësinë skandaloze dhe gjymtimet që po u shkaktonte, pseudomjekja nuk e prishte aspak terezinë; madje, pa u skuqur, jepte diagnoza të reja.Por gjithçka dëgjuam nuk është asgjë në krahasim me dëmin që ka pësuar Vasilika — kjo zonjë e moshuar, e cila ka përfunduar në spital dhe ende sot vuan pasojat e papërgjegjshmërisë së stomatologes së paligjshme.
Sapo është paraqitur në spital, mjekët i kanë kërkuar të përgatitet për ndërhyrje të menjëhershme, për shkak të rrezikut që implantet mund të avanconin. Kjo situatë për Vasilikën do të zgjaste për disa vite, duke i shkaktuar një dëm shëndetësor, financiar dhe moral të pakthyeshëm. E gjitha kjo për shkak të një personi të paskrupullt, që nuk ndalej para asgjëje vetëm për të zhvatur pacientët, dhe më pas zhdukej pa lënë asnjë gjurmë.
Duke mos arritur ta gjejë, Manjola merr kontakt me administratorin e pallatit — dhe aty përballet me të vërtetën shokuese… Me të njëjtën situatë, në kohë dhe vende të ndryshme, janë përballur edhe pacientët e tjerë të dëmtuar nga stomatologia abuzive. Por kërkimet e pacientëve për gruan problematike që hiqej si mjeke nuk mund të vazhdonin pafundësisht…
Dhe dikush do të merrte hapa ligjorë ndaj saj, duke u përballur me një tjetër të vërtetë shokuese: një dënim që Genta Elezi nuk e kreu kurrë. Përkundrazi, ajo iu rikthye edhe njëherë zanatit të vjetër — hapjes një pas një të klinikave dentare, deri në momentin kur u kap nga ne, në qytetin e Shijakut.
Dhe zonja Genta na e dëgjoi menjëherë fjalën.
Ajo mori masa “serioze”: mbylli klinikën e Shijakut për të hapur një tjetër në Durrës, duke vijuar me praktikën e vjetër të ofertave tunduese.
Ndërkohë, Vasilika, Manjola, Kristina, Arbeni dhe shumë e shumë ish-pacientë të saj vuajnë ende pasojat e një mashtrimi të madh në emër të mjekësisë — një mashtrim që mban emrin dhe fytyrën e kësaj zonje, e cila vijon punën abuzive, e pashqetësuar aspak nga organet ligjzbatuese, që mjaftohen me burokraci dhe nuk marrin asnjë masë konkrete ndaj saj./piranjat.news
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi
Në Durrës, kur një marinar nuk kthehet në shtëpi në darkë, zakonisht ka dy arsye: ose është ende në det, ose...
Prishtina shtrihet në mes të përroit të vegjël Prishtinës, Vellushës dhe Matiqanit, që rrjedhin nga kodrinat xehetarie...
Ditën e Shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Orët me diell do të mbizotërojn&e...
Një aksident u regjistrua rreth një orë më par në hyrje të tunelit të Pogradecit. Policia tha se ngjarja ndodhi kur një...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrethrrotullimin e Skelës në Vlorë, ku një automjet tip BMW ka përplasur n...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme, ku është përfshirë Denisa Braci, bashkëshortja e TikTok-erit të njohur “Kozak...
Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të premteje në qytetin e Lushnjës. Sipas r...
Gjatë 8 kontrolleve të njëkohshme në Bruksel, Policia Federale Gjyqësore (FGP) e Perëndim-Vlaanderen të mërkurën ar...
Rreth një muaj më parë, Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit shembi me eksploziv disa vila pa leje në zonën e Farkës, n&eum...
Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën “Ibrahim Rugova” në Kosovë, ku kan&e...