AKTUALITET

Inceneratori i Tiranës merr 21% më shumë fonde se plani më 2024

n.f Përditësimi i fundit 27 Janar 2025, 07:48
Inceneratori i Tiranës merr 21% më shumë fonde se plani më
Foto ilustruese

TIRANË- Kompania Integrated Energy BV SPV që ka në menaxhim inceneratorin e Tiranës, që është edhe në sekuestro dhe në hetim nga SPAK për korrupsion, mori në vitin 2024 pagesa nga Drejtoria e Thesarit në Ministrinë e Financave 1,53 miliardë lekë ose 21 për qind më shumë se plani për këtë projekt.

Tabelat që shoqëronin buxhetin 2024 planifikonin që pagesat për projektin “Ndërtimi i landfillit, inceneratorit dhe rehabilitimit të vend-depozitimeve ekzistuese Tiranë dhe prodhimin e energjisë elektrike” që menaxhohet të nga Integrated Energy BV SPV të arrinin në 1,2 7 miliardë lekë, por të dhënat nga thesari të gjeneruara nga Open Data Albania tregojnë se janë paguar nga 1 janari -në 31 dhjetor 2024 më shumë se 1,53 miliardë lekë ose 2,7 milionë euro më shumë se plani.

Informacioni i detajuar tregon se 32 për qind e pagesa u dhanë në tremujorin e fundit. Deri në shtator ishin paguar rreth 1 miliardë lekë, dhe në tre muajt e fundit të vitit 2024 u pagua më shumë se 500 milionë lekë. Te dhënat e thesarit tregojnë në ditën e fundit të vitit 31 dhjetor 2024, Thesari ka çelur 76 milionë lekë ose 767 mijë euro ndaj Integrated.

Të dhënat mbi faturat e pagesave tregojnë se fondet kanë shkuar për depozitim mbetjesh ndaj Bashkive të Durrësit, Kavajës, Vorës, Kamzës, ndërsa në përshkrimin e faturave të Bashkisë Tiranë është edhe ndërtimi inceneratorit ( shiko tabelën e mëposhtme).

Faturat e thesarit tregojnë se pagesat bëhen ndaj Integrated Energy BV SPV e cila është në administrim të shtetit, për shkak të akuzave që ngriti SPAK për një aferë të madhe korruptive. Ndaj administratorit shtet paguhen fatura për ndërtimin e incineratorit, punimet e të cilit nuk kanë filluar. Megjithëse ekzistojnë ligje, udhëzime, rregulla dhe struktura ligjore që pengojnë çeljen e fondeve nëse nuk ka fatura punimesh sërish pagesat vazhdojnë, duke prodhuar një dëm material dhe moral ndaj taksapaguesve shqiptare.

Një nga faturat ka këtë përshkrim: ”Bashkia Tiranë likuidim për depozitim mbetje urbane, inerte, ndërtim land-filli incenerator dhe rehabilitim i kontratës në vazhdim. Situacion mars 2024 nr.1158/2024. Fatura nr 1157/2024 dt 14.062024”.

Çështja e incineratorit ka marrë përmasat e një investimi korruptiv që ka çuar prapa hekurave të burgut një seri zyrtarësh të lartë. Sipas të dhënave nga bilanci më 2022 kompania që menaxhon inceneratorin, integrated Energy BV SPV siguroi një fitim prej 685 milionë lekësh. Norma e fitimeve para taksave ishte 41 për qind, ndërsa në vitit 2021 ishte 48 %.

Sakaq transporti i plehrave nga Kavaja dhe Durrësi drejt Tiranës i ka vënë bashkitë bregdetare ne vështirësi, pasi po çojnë për shërbimet e pastrimit pjesën më të madhe te të ardhurave të veta teksa në horizont nuk ka asnjë zgjidhje të re për çështjen e menaxhimit të mbetjeve në zonën me të populluar të vendit.

Në ekstraktin e kompanisë Integrated Energy BV SPV thuhet se kompania ka këtë objekt aktiviteti: Ndërtimi, administrimi, operimi dhe transferimi i impiantit te trajtimit te mbetjeve ne Tirane dhe prodhimi i energjisë për autoritetin kontraktues, duke përfshire financimin, ndërtimin, vënien në pune, furnizimin, transmetimin, shpërndarjen, shitjen dhe eksportin e energjisë elektrike në këtë kontrate koncesioni si dhe çdo lloj tjetër aktiviteti tregtar që lidhet dhe ushtrohet sipas kësaj kontrate, gjithashtu dhe çdo aktivitet tjetër qe kontribuon ne zhvillimin dhe administrimin e projekti”.

Aktualisht administrator i Integrated Energy BV SPV është Indrit Karaj, Administrator i Agjencisë se Administrimit te Pasurive te Sekuestruara dhe Konfiskuara./ Monitor

Artikuj te sugjeruar

I.A AKTUALITET 26 Janar19:33

Të shtëna me armë në Orikum

ORIKUM- Të shtëna me armë ka pasur pasditen e sotme në Orikum. Ende nuk dihet nëse të shtënat kanë qenë në a...

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan