Rritet sërish çmimi i naftës
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
TIRANË- Revolucioni teknologjik kërkon që forca punëtore mbi moshën e shkollimit, duhet të trajnohet dhe të pajiset me njohuri në mënyrë që të përshtatet me nevojat e tregut të punës.
UNESCO (Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë) në raportin Global të Monitorimit të Edukimit vuri në dukje se të rriturit shqiptarë kishin pjesëmarrjen më të ulët në trajnime në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta, por edhe në grupin e 120 vendeve që u morën në studim.
Siç shihet në grafikun e mëposhtëm, vetëm 3% e të rriturve shqiptarë nga mosha 25-54 vjeç marrin pjesë në trajnime, duke u renditur të fundit në krah të Tailandës dhe Mongolisë në mesin e 30 vendeve të klasifikuara në grupin me të ardhura të mesme.
Kjo pjesëmarrje e ulët në të ardhmen bëhet pengesë për rritjen e produktivitetit të punës dhe për kapërcimin në një nivel tjetër ekonomik.
Nga vendet e të njëjtit grup, pjesëmarrjen më të lartë në trajnime për rritjen profesionale e kishte Bjellorusia me rreth 18%, e ndjekur nga Tavaluja me 14%.
Në ekonomitë e sotme me zhvillim të shpejtë teknologjik, njohuritë dhe aftësitë mund të vjetërsohen shpejt dhe nuk u përgjigjen nevojave të tregut të punës.
Të mësuarit gjatë gjithë jetës po bëhet gjithnjë e më shumë thelbësor për integrim në tregje. UNESCO mblodhi të dhënat në 120 vende të botës për të krahasuar pjesëmarrjen e të rriturve në trajnime dhe arsim dhe rezultoi se Shqipëria renditet nga fundi për nivelin e ulët të trajnimeve pas periudhës së përfundimit të shkollës.
Në krahasimin e të dhënave, UNESCO zbuloi se pjesëmarrja në arsim dhe trajnim është i ulët në nivel global. Në rreth 30 vende trajnohem më pak se 5% e të rriturve dhe në 13 vende rreth 10% e të rriturve zhvillohen më tej profesionalisht.
Nga vendet më të ardhura të ulëta shquhen për trajnim në mbi 5% të popullsisë së rritur Bolivia, Madagaskari, Nigeria dhe Timor-Leste.
Ndër vendet me të ardhura të mesme të larta, vetëm Bjellorusia dhe Tuvalu kapërcejnë pragun prej 10%. Normat më të larta të pjesëmarrjes në trajnime dhe arsim profesional vërehen në vendet nordike si Danimarkë (20%), Finlanda (22%), Norvegjia (24%), Suedia (25%) dhe Islanda (30%).
Megjithatë, edhe brenda grupit me të ardhura të larta, 16 vende raportojnë përqindje pjesëmarrjeje nën 5%.
UNESCO vlerëson se faktorë të tjerë, përveç nivelit mesatar të të ardhurave të një vendi që mund ndikojnë pjesëmarrjen në arsim dhe trajnim janë politikat kombëtare dhe qëndrimet kulturore ndaj arsimit.
Psh në vendet nordike një kombinim i normave kulturore, politikave shtetërore dhe mundësive fleksibile për të mësuar kanë kontribuar në norma të larta të pjesëmarrjes se të rriturve në arsim./MONITOR
foto ilustruese TIRANË- Për javën që sapo nisi vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të q&eu...
KOSOVË- Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Mitrovicë-Pejë, konkretisht në fshatin Çubrel, ku tre p...
TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga plagosja pasditen e sotme në Orikum. Mësohet se 29-vjeçari Sildi Vela...
ORIKUM- Personat e përfshirë në konfliktin me armë zjarri në Orikum janë identifikuar. Mësohet se autori i plagosjes ë...
ORIKUM- Detaje të reja kanë dalë nga të shtënat me armë në Orikum. Mësohet se nga shkrepja e armës 1 pe...
ORIKUM- Një plagosje ka ndodhur pasditen e sotme në një karburant në orikum. Mësohet se gjatë një grindje çasti nj&e...
ORIKUM- Të shtëna me armë ka pasur pasditen e sotme në Orikum. Ende nuk dihet nëse të shtënat kanë qenë në a...
TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga sherri i sotëm në zonën e Yzberishtit. Mësohet se i plagosuri është...
TIRANË- Një plagosje me thikë ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë. Mësohet se plagosja ka ndodhur në zonën e Yz...
TIRANË- Dy dosje që bëjnë fjalë për 2 ngjarje të rënda kriminale janë bashkuar në një të vetme, pa...