Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

TIRANË- Inspektori i Lartë i Drejtësisë në mbledhjen e djeshme ka shqyrtuar procedimin disiplinor ndaj magjistratit, Kledian Llaho. Pas paraqitjes së raportit nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë u propozua vendosja e masës disiplinore “Ulje e përkohshme e pagës në masën 40% për një periudhë 1 vjeçare” dhe masës plotësuese “Largimi nga detyra e kryetarit”.
Magjistrati kërkoi sjelljen e provave të reja, të cilat u pranua për shqyrtim, dhe u vendos caktimi i seancës tjetër dëgjimore më 17 mars në orën 10:00. Llaho dyshohet se ka kryer veprime me natyrë korruptive. Sipas SPAK, më datë 6 janar 2025 emri i Llahos është regjistruar si person nën hetim, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë në drejtësisë”.
Këshilli shqyrtoi dhe miratoi dy raporte për vlerësimin etik dhe profesional të prokurorëve Oltjana Çifligu dhe Erjon Shqarri, të cilët u vlerësuan "Shkëlqyeshëm". Në fund të seancës, u miratua përfundimi pa vendim të procedurës së vlerësimit të përshpejtuar me kërkesë për prokurorët Alma Bramo dhe Blerta Hamza.
Mbi kërkesën për procedim disiplinor me masën “Ulje page në masën 40% për 1 vit” dhe “Largimi nga detyra e kryetarit”, për prokurorin K.Ll. Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka nisur hetimin disiplinor ndaj magjistratit K.Ll., në cilësinë e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, bazuar në 6 ankesa të një magjistrateje, për shkeljet disiplinore të parashikuar nga neni 102, pika 1 shkronja “c” dhe shkronja “l” si dhe neni 102 pika 2, shkronja “dh”, të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.
Nga hetimi disiplinor i kryer nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë rezulton se:
Veprimet e mosveprimet e drejtuesit K.Ll., përbëjnë mospërmbushje, në cilësinë e drejtuesit, të detyrimeve të përcaktuara në ligj, në vecanti e detyrave që lidhen me sistemin e menaxhimit të çështjeve, në referim të nenit 102 pika 1 shkronja “l” të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar.
Prokurori ka shkelje të përsëritura të rregullave të solemnitetit, rregullave të sjelljes në marrëdhëniet me magjistratët e tjerë, në referim të nenit neni 102 pika 2 shkronja “dh”, të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar.
Shkelja disiplinore është kryer me dashje direkte dhe ndikimi negativ i saj mund të shtrihet në zyrën e prokurorisë në tërësi, duke përbërë rrezik për përsëritje ngjarjesh, që ulin imazhin e zyrës së prokurorisë, Magjistrati nuk ka masë të mëparshme disiplinore dhe ka vlerësime profesionale pozitive.
Raporti i Inspektorit të Lartë të Drejtësisë konkludon se sjellja dhe veprimet e magjistratit K.Ll., përbëjnë “Shkelje të rëndë disiplinore” dhe i propozon KLP-së:
1- Caktimin e masës disiplinore “Ulje e përkohshme e pagës në masën 40% për një periudhë 1 vjeçare” për shkeljen disiplinore të parashikuar nga neni 102, pika 1 shkronja “l” si dhe neni 102 pika 2, shkronja “dh”, të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.
2- Propozimin e masës disiplinore plotësuese “Largimi nga detyra e kryetarit”, të parashikuar nga neni 112, pika 2, shkronja “b” e ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, për shkeljen disiplinore të parashikuar nga neni 102, pika 1 shkronja “l” si dhe neni 102 pika 2, shkronja “dh”, të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.
LEZHË- Detaje të reja janë zbuluar nga shpërthimi me eksploziv i regjistuar dy ditë më parë, 26 shkurt në zyrën n...
DIBËR- Policia e Dibrës ka njoftuar ditën e sotme se ka proceduar penalisht ish-drejtoreshën e Spitalit Rajonal të Dibrës, ...
TIRANË- Muaji i parë i vitit regjistroi ulje të numrit të aksidenteve me një nivel 22.8 për qind në raport me janar 20...
cifti palestinez TIRANË- Janë publikuar pamjet e çiftit palestinez, Ryyan dhe Fadi Alwan në momentin e mbërritjes në aeropo...
Viktima dhe vendi i ngjarjes SHKODËR- I riu në foto është 20-vjeçari që u gjet i pajetë nga xhaxhai në oborr...
TIRANË- GJKKO ditën e sotme ka miratuar vendimin e Apelit të Posaçëm për masën e sigurisë “arrest në burg...
perplasja e trenave TIRANË- Greqia që prej mëngjesit është paralizuar nga protestat dhe grevat për përvjetorin e dyt&eum...
ANGLI- Një lokal natë në Britaninë e Madhe është kthyer në një arenë boksi pasi dy shqiptarë janë p&eum...
TIRANË- Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me vrasjen e 24-vjeçares palestineze, Ryyan Alwan në T...
SHKODËR- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e 20-vjeçarit, Pavlin Preka e regjistruar një ditë më par...