Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

Institucionet financiare jobanka të huadhënies e kanë mbyllur edhe gjysmën e parë të këtij viti me rezultat financiar pozitiv.
Sipas informacionit të Bankës së Shqipërisë, të marra së bashku këto institucione për 6-mujorin 2025 raportuan një fitim neto prej 3 miliardë lekësh. Fitimi i këtij segmenti të tregut financiar, gjithmonë sipas Bankës së Shqipërisë, është shumë pranë nivelit të një viti më parë.
Në këtë rezultat përfshihet fitimi i institucioneve të licencuara për kredidhënie, mikrokredi, qira financiare, faktoring dhe blerje kredish me probleme, pa përfshirë institucionet e parasë elektronike dhe ato të pagesave. Sipas informacionit nga Banka e Shqipërisë, aktualisht në treg veprojnë 24 institucione financiare jobanka me aktivitet në fushën e huadhënies.
Ky sektor ka vijuar zgjerimin në gjysmën e parë të vitit. Totali i aktiveve të tyre u shtua me rreth 2 miliardë lekë (2.7%), duke arritur në nivelin e 77 miliardë lekëve. Me bazë vjetore, totali i aktiveve të sektorit është rritur me 13.2%.
Portofoli i kredisë së këtyre institucioneve në pjesën më të madhe u takon individëve, me 61% të totalit. Në një masë të madhe, kjo strukturë e portofolit reflekton zgjerimin e shpejtë të mikrokredisë konsumatorë në vitet e fundit, veçanërisht të kredive të shpejta.
Cilësia e portofolit të kredisë gjithashtu ka një tendencë në përmirësim të lehtë. Raporti i kredive me probleme në mesin e vitit ra në nivelin 12%, nga 12.2% në fund të 2024 dhe nga 12.8% që kishte qenë një vit më parë.
Biznesi i institucioneve financiare të huadhënies dhe në veçanti ai i mikrofinancës ka ndjekur një cikël pozitiv rritjeve në vitet e fundit. Megjithatë, që prej fillimit të këtij viti, ka nisur aplikimi i pakete rregulloresh që pritet të frenojë rritjen e segmentit të mikrofinancës konsumatore. Këto rregullore kanë ndikim kryesisht tek një grup kompanish që kanë në fokus të biznesit kreditë e vogla konsumatorë.
Që nga fillimi i vitit, një institucion financiar jobankë nuk lejohet të japë në të njëjtën kohë më shumë se dy kredi konsumatore për të njëjtin huamarrës.
Gjithashtu, është përcaktuar edhe një nivel tavan në raportin e shërbimit të borxhit kundrejt të ardhurave (DSTI), që do të llogaritet si vlera e totalit të kësteve mujore të kredive ekzistuese, duke përfshirë edhe kredinë për të cilën po aplikohet, të pjesëtuar me të ardhurat neto të të gjithë bashkëkredimarrësve. Vlera e raportit të shërbimit të borxhit kundrejt të ardhurave nuk duhet të tejkalojë vlerën prej 60%.
Rregullorja e re gjithashtu përcakton se institucioni financiar, përpara se të lidhë një kontratë kredie dhe gjatë procesit të monitorimit të kredisë në kohëzgjatjen e saj, duhet të vlerësojë aftësinë paguese dhe profilin e rrezikut të kredimarrësit, bazuar në të dhëna të mjaftueshme, të sakta dhe të përditësuara.
Subjekti duhet të kryejë verifikime të arsyeshme dhe të ndërmarrë hapa të nevojshme për të verifikuar informacionin në lidhje me burimin e aftësisë paguese, në rastet e kredimarrësve që janë të vetëpunësuar ose kanë të ardhura sezonale ose të ardhura të tjera të parregullta. /Monitor
Katër shtetas, tre grekë të moshës 27, 35 dhe 21 vjeç dhe një shqiptar 19-vjeçar, anëtarë të një gr...
Në mbledhjen e posaçme të gjyqtarëve, zëvendëskryetari i Gjykatës Administrative të Apelit, Ardian Dvorani, ngriti s...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë natës së kaluar në fshatin Çërravë të njësisë administ...
Policia ka gjobitur pesë shoferë, të cilët bënin manovra të rrezikshme në rrugë. Pas publikimit të videove n&eum...
Më datë 8 tetor 2025 Kyeministri Edi Rama është kthyer në pronarë të vendit dhe informacionit, me justifikimin e mbrojt...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në zbatim të vendimit nr.622, datë 3.10.2025 të Gj...
Minatorët, ish-minatorët dhe banorët e Kurdarisë po zhvillojnë sot një protestë para ambjenteve të Kuvendit, duke k&eu...
“Drejtësi dhe Përfaqësim i Drejtë për Elvisin dhe Gjon Shkambin!” Kjo është thirrja e bërë nga familja...
Tre të arrestuarit për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja janë lënë sot në burg me vendim të Gjykatës së Tiranë...
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, z. Altin Dumani, u takua me Ministren e Drejtësisë së Belgjikës, znj. Annelies Verlin...