Boçi: Përgjimi i Ahmetajt fundos Ramën, SPAK të nisë hetimet
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi thotë se deklaratat e bëra nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj n&eu...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi thotë se deklaratat e bëra nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj n&eu...
Në Shqipëri, numri i nxënësve në arsimin fillor vijoi të bjerë edhe në vitin 2024. Nga 146 962 nxënës të...
Rritja e çmimeve është përshpejtuar në gusht, duke u rritur me 3.2%, nga 3.4% në korrik. Ky është muaji i tret...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar ndaj ceremonisë me nderime shtetërore të organizuar në Serbi p&eu...
Real Madridi po e shqyrton gjithnjë e më seriozisht mundësinë e transferimit të Declan Rice, me disa figura me ndikim brenda klubit q...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka lëshuar akuza të forta ndaj ekzekutivit menjëherë pas mbled...
Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka ironizuar nismat e qeverisë së Edi Ramës, “Besën” dhe “PasqyrAl...
Identifikohet dhe arrestohet autori i dyshuar i një rasti zjarrvënieje të ndodhur më 6 korrik 2026, në vendin e quajtur “Qafa e...
Kundërshtarët e një projekti luksoz pronash të paluajtshme në një zonë të mbrojtur natyrore në Shqipëri kan&...
Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur sot në Tropojë, ku sipas informacioneve, katër punonjës të Bashkisë Tr...

Institucionet financiare jo-bankare të pagesave dhe të huadhënies po kërkojnë me këmbëngulje marrjen e aksesit në të dhënave të klientëve në portalin e shërbimeve publike.
Në kërkesat e tyre drejtuar Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit, këto institucione shprehen se aksesi në të dhënat elektronike të klientëve të ruajtura në portalin e-Albania do të kishte qëllim lehtësimin e identifikimit elektronik të klientëve, verifikimin e të dhënave të tyre dhe vlerësimin e profilit të riskut në kuadër të hapjes së një llogarie të parasë elektronike, të një llogarie pagese ose në përmirësimin dhe përshpejtimin e procesit të vlerësimit të kërkesës për kredi.
Sipas tyre, një akses i tillë do të realizohej ekskluzivisht mbi bazën e pëlqimit të qartë, të informuar dhe të dokumentuar të klientit, duke garantuar transparencë, siguri dhe përputhshmëri të plotë me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale dhe shërbimet e besuara.
Institucionet financiare argumentojnë se, në kushtet e zhvillimit të shërbimeve financiare dixhitale dhe të nevojës për ofrim sa më efikas, të sigurt dhe të shpejtë të tyre në distancë, ato përballen me nevojën për të kryer procese të sakta dhe të besueshme të identifikimit elektronik të klientit, si edhe verifikime shtesë që lidhen me pajtueshmërinë, sigurinë dhe vlerësimin e riskut të marrëdhënies me klientin.
Teknikisht, institucionet financiare propozojnë që një zgjidhje e tillë të realizohet jo përmes aksesit në llogarinë personale në portalin e-Albania, por përmes një ndërfaqeje të dedikuar teknike, të ndërtuar posaçërisht për këtë qëllim, ku institucionet e autorizuara të mund të marrin vetëm ato të dhëna që janë të nevojshme, proporcionale dhe të justifikuara për qëllimin përkatës, dhe vetëm pas marrjes së pëlqimit të qartë të klientit.
Në vlerësimin e tyre, aksesi në disa të dhëna të verifikueshme të administruara nga shteti do të ndihmonte në rritjen e saktësisë së informacionit të deklaruar nga klienti dhe në reduktimin e rrezikut operacional, rrezikut të mashtrimit dhe rrezikut të pasaktësive gjatë procesit të regjistrimit elektronik ose të aplikimit për kredi.
Konkretisht, institucionet financiare kërkojnë aksesin në të dhëna që mund të ndihmojnë në identifikimin elektronik të klientit dhe në vlerësimin e profilit të tij të riskut, si për shembull adresën e vendbanimit, vendlindjen, vendbanimin, të dhëna mbi dokumentin e identifikimit, statusin e punësimit të klientit, punëdhënësin, nivelin e të ardhurave të deklaruara, si edhe informacion të përgjithshëm mbi burimin e fondeve.
Sipas tyre, aksesi në këto të dhëna do të kontribuonte ndjeshëm në përmirësimin e proceseve të vlerësimit të klientit, duke mundësuar një analizë më të besueshme të profilit të tij financiar dhe të riskut, në përputhje me kërkesat rregullatore për njohjen e klientit (KYC), parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit (AML/CFT), si dhe me praktikat e shëndosha të menaxhimit të riskut. Gjithashtu, kjo do të ndihmonte në rritjen e transparencës dhe në reduktimin e varësisë nga të dhënat e vetëdeklaruara nga klienti, duke forcuar integritetin e procesit të regjistrimit fillestar elektronik dhe të marrëdhënies me klientin.
Duke marrë në konsideratë se institucionet financiare tashmë ofrojnë shërbime për publikun në mënyrë të ngjashme me subjekte të tjera të autorizuara, ato argumentojnë se se është e arsyeshme që të kenë akses të njëjtë ose të ngjashëm me atë që u njihet noterëve dhe subjekteve të tjera sipas kuadrit ligjor në fuqi, përfshirë Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 495, datë 13.9.2017, i cili parashikon ndërveprimin ndërmjet sistemeve dhe aksesin e kontrolluar në të dhëna për qëllime të ofrimit të shërbimeve publike elektronike.
Sipas institucioneve financiare, një mekanizëm i tillë do të sillte përfitime konkrete, si për to, ashtu edhe për vetë qytetarët, duke ulur kohën e nevojshme për hapjen e llogarisë së parasë elektronike ose për marrjen e një kredie, duke reduktuar ngarkesën administrative për klientin në paraqitjen e dokumentacionit, duke rritur saktësinë dhe besueshmërinë e të dhënave, duke përmirësuar eksperiencën e përdoruesit në shërbimet financiare dixhitale, si dhe duke forcuar standardet e sigurisë dhe pajtueshmërisë në sektor./ Monitor
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët d...
Një individ shqiptar, që jeton në kryeqytet dhe merr një pagë të barabartë me pagën mesatare neto mujore zyrtare prej ...
Shqiptarët janë në revoltë prej 23 ditësh dhe kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Ndër protestat më ...
Vendi ynë është bërë qesharak në raport me vendet e rajonit apo ato të Bashkimit Europian, pasi nismat për kontrollin e ...
VLORË- Një sherr me grushte ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne në bulevardin “Ismail Qemali”, në ...
Situata në qendër të kryeqytetit mbetet e zjarrtë dhe me një pjesëmarrje të jashtëzakonshme në ditën e 23-t&eu...
Edhe pse qeveria shqiptare dhe mediat që e mbështesin thonë se pas investimit të një resorti luksoz në Zvërnec qëndron I...
Protesta kundër qeverisë Rama ka vijuar edhe sot për të 23-ën ditë radhazi në Tiranë, me pjesëmarrjen e mijëra...
Qytetarët kanë vijuar sërish protestën kundër kryeministrit Edi Rama, ndërsa në ditën e 23 kërkojnë dorëh...
TIRANË- Një vogëlush ka emocionuar turmëm me thirrjen e tij për bashkim ndaj popullit shqiptar për të arritur qëlli...