Gazeta amerikane: SHBA-të dhe Izraeli planifikojnë sulme të reja ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mes mandatit
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Sipas një raporti të fundit të Institutit të Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare, Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor janë më shumë se një shekull pas Bashkimit Europian në standardet e mjedisit dhe infrastrukturës.
Projekti Converge2EU vlerëson se, ndonëse në disa fusha si dixhitalizimi dhe shërbimet bazë janë shënuar përmirësime të lehta, në sektorët e mjedisit, energjisë dhe infrastrukturës diferenca mbetet dramatike dhe strukturale.
Raporti thekson se ndotja e ajrit, mungesa e sistemeve funksionale të riciklimit, mungesa e rrjeteve moderne të ujësjellësit dhe kanalizimeve, si dhe infrastruktura rrugore e amortizuar përbëjnë pengesat kryesore që mbajnë Shqipërinë larg standardeve europiane.
Por, përtej shifrave teknike, vëzhguesit ndërkombëtarë dhe ekspertët vendas e lidhin këtë prapambetje edhe me menaxhimin joefikas të fondeve publike dhe aferat korruptive që kanë karakterizuar projektet e mëdha infrastrukturore në dekadën e fundit.
Në shumë raste, projektet e ndërtimit të rrugëve, tuneleve apo segmenteve energjetike janë shoqëruar me kosto shumë më të larta se mesatarja rajonale, pa transparencë të plotë mbi kontratat, tenderat apo procedurat e prokurimit.
Sipas analistëve, Shqipëria shpesh paguan dy deri në tre herë më shumë për kilometër rrugë krahasuar me vendet fqinje, pa një cilësi të krahasueshme të punimeve.
Në këtë kuadër, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, e drejtuar prej vitesh nga Belinda Balluku, ndodhet në qendër të debatit publik për mënyrën se si menaxhohen fondet dhe prioritetet e investimeve.
Ndërkohë që Balluku shpesh e ka mbrojtur politikën e saj të investimeve si “të domosdoshme për modernizimin e vendit”, kritikat janë përqendruar në mungesën e auditimeve të pavarura, transparencës financiare dhe përdorimin e partneriteteve publike–private (PPP), që shpesh janë konsideruar si mekanizma të rrezikshëm për buxhetin e shtetit.
Ekspertët e Institutit të Vjenës rekomandojnë një strategji të qëndrueshme dhe të depolitizuar të zhvillimit infrastrukturor — me theks te energji të pastra, transport i gjelbër, menaxhim modern i mbetjeve dhe përdorim më efikas të fondeve të BE-së.
Në të kundërt, paralajmërohet se shpenzimet e fryra dhe mungesa e transparencës mund ta mbajnë Shqipërinë në një spirale të vonesave strukturore, ku integrimi europian mbetet vetëm një slogan politik dhe jo një realitet i prekshëm për qytetarët.
Këshilli i Lartë Gjyqësor, nisur nga mbledhja e datës 10 tetor 2025 mbi adresimin e problematikave të institucioneve të drejt&eu...
Ermir Ndreaj, i njohur si ‘Cinco’ ka bërë sot një kërkesë për zëvendësimin e masës së sigurs&eum...
Në një shumë e madhe parash prej rreth 13 mijë eurosh u sekuestrua nga policia në Kakavijë. Policia e Gjirokastrës sqaroi se ...
Mjegulla e dendur ka pushtuar segmentin e Rrugës së Arbrit, nga ura e Çeranecit deri në Maqellarë, duke krijuar vështirës...
Nuk deklaroi shumë e parave në hyrje në PKK Morinë procedohet 38- vjeçari. Sekuestrohen në cilësinë e provës mate...
“Shihemi në Gjyq” nisi me një ngushëllim për familjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili humbi jetën nga një atentat ...
Policia e Shkodrës ka vijuar operacionin e koduar “Koordinata”, i cili synon goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkot...
Prej ditës së sotme ka hyrë në fuqi vendimi për ndalimin për një kohë të pacaktuar të qarkullimit të mo...
Një grup ekspertësh të teknologjisë së informacionit kanë sfiduar partitë politike të përfshirë nga ethet e ...
Karabinierët e Njësisë Hetimore të Romës kanë goditur një nga rrjetet më të mëdha të trafikut të l...