
Ekonomia shqiptare pritet të ngadalësohet në vitin 2026. Instituti i Vjenës ka ulur parashikimin për rritjen e Shqipërisë në 3.6%, nga 3.9% që vlerësonte në parashikimin veror të një viti më parë. Megjithatë, Shqipëria vijon të mbetet ndër vendet me rritjen më të lartë në Ballkanin Perëndimor.
Në nivel rajonal, ngadalësimi është edhe më i dukshëm. Për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, Instituti i Vjenës pret një rritje mesatare prej 2.5% në vitin 2026, nga 3.6% që parashikohej një vit më parë, duke reflektuar një përkeqësim të pritshmërive për ekonomitë e rajonit.
Rishikimin më të fortë në ulje e ka Serbia, për të cilën rritja ekonomike pritet të jetë vetëm 2.0%, nga 4.0% në parashikimin e mëparshëm. Edhe Kosova ka një perspektivë më të dobët, me rritje të pritshme prej 3.3%, nga 3.9%, ndërsa për Malin e Zi parashikimi është ulur në 2.8%, nga 3.3%. Për Bosnjë dhe Hercegovinën, parashikimi është ulur në 2.3%, nga 2.8%, ndërsa Maqedonia e Veriut është i vetmi vend në rajon për të cilin pritshmëritë janë përmirësuar, me rritjen ekonomike që është rishikuar në 2.9%, nga 2.8% në parashikimin e verës së kaluar.
Lufta me Iranin pritet të ketë ndikim të kufizuar në rritjen ekonomike të Europës Lindore
Ekonomitë e Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore vazhdojnë të shfaqin një rritje të qëndrueshme. Kjo vlen edhe për shumicën e vendeve anëtare lindore të Bashkimit Evropian. Edhe pse çmimet e energjisë dhe, si pasojë, inflacioni pritet të mbeten më të larta se niveli para luftës edhe për një periudhë të gjatë, nuk ka shenja të një goditjeje inflacioniste të ngjashme me atë që pasoi pushtimin rus të Ukrainës.
“Megjithatë, kjo varet nga fakti që konflikti me Iranin të mos përshkallëzohet sërish, Ngushtica e Hormuzit të mbetet e hapur dhe tregjet e energjisë t’i rikthehen normalitetit,” shprehet Richard Grieveson, zëvendësdrejtor i wiiw dhe autor kryesor i parashikimit veror.
Përveç këtyre sfidave gjeopolitike, vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore (CEE) përballen edhe me probleme strukturore, si humbja e konkurrueshmërisë industriale, rritja e konkurrencës nga Kina dhe rënia e investimeve të huaja direkte.
“Rritja ekonomike në Evropën Qendrore dhe Lindore mbështetet kryesisht nga konsumi privat, i cili ka shënuar zhvillim shumë pozitiv falë rritjes së fortë të pagave reale gjatë viteve të fundit, megjithëse ky ritëm tashmë po ngadalësohet,” shpjegon Grieveson.
Për vitin 2026, wiiw parashikon një rritje mesatare prej 2.2% për vendet anëtare lindore të BE-së, një rishikim i lehtë me ulje prej 0.1 pikë përqindjeje krahasuar me parashikimin e pranverës. Në vitin 2027, rritja pritet të përshpejtohet lehtësisht në 2.4%, që është 0.1 pikë përqindjeje më shumë se sa ishte parashikuar në pranverë.
Në përgjithësi, vendet anëtare të BE-së në këtë rajon pritet të rriten rreth tri herë më shpejt se Euroyona këtë vit, ku rritja parashikohet në 0.7%, ndërsa në vitin 2027, me një rritje prej 2.4%, ato pritet të zgjerohen të paktën dy herë më shpejt se zona e euros, për të cilën parashikohet një rritje prej 1%.
Rumania veçohet si një rast negativ, pasi ekonomia e saj pritet të tkurret lehtë këtë vit, me rreth 0.1%. Kjo perspektivë e zbehtë pasqyron masat e rrepta të konsolidimit fiskal të ndërmarra nga qeveria, si përgjigje ndaj deficiteve të mëdha buxhetore të akumuluara gjatë viteve të mëparshme, si edhe pasigurinë e vazhdueshme politike në vend.
Edhe Sllovakia pritet të shënojë vetëm një rritje modeste prej 0.5% në vitin 2026, përpara se të rikuperohet në 1.6% në vitin 2027. Hungaria, nga ana tjetër, ka gjasa të rritet me 1.7% këtë vit, pas fitores së Péter Magyar dhe partisë së tij Tisza në zgjedhjet parlamentare të pranverës, dhe me 2.6% në vitin 2027. Vendi pritet të lërë pas stagnimin ekonomik të viteve të fundit të epokës Orbán.
Edhe një herë, Polonia mbetet liderja e rritjes mes vendeve anëtare lindore të BE-së, me një rritje prej 3.7% këtë vit dhe 2.9% vitin e ardhshëm.
Ndërkohë, Turqia pritet të zgjerohet me 3.3% në vitin 2026 dhe me 3.9% në vitin 2027./ Monitor
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
1 Korrik13:42
ARRSH hap tenderin 14.5 milionë euro për Lotin 3 të rrugës Tiranë–Ndroq–Plepa
Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka hapur procedurën e prokurimit për projektin “Rikonstruksion i rrugës së vjetër Kombinat &...
AKTUALITET
1 Korrik13:24
Qytetarët vendosin trëndafila në kangjellat e godinës të SPAK në mbështetje të punës së saj
Ditën e sotme aktivistët dhe qytetarët kanë dorëzuar në SPAK librin “Albania Files”, të cilin e kanë ...
AKTUALITET
1 Korrik13:17
Aksident në aksin Lushnjë-Berat, përmbyset makina, plagosen gjashtë persona
Një aksident ka ndodhur sot (1 korrik) në rrugën nacionale Lushnjë-Berat, në afërsi të fshatit Çukas.
Një auto...
AKTUALITET
1 Korrik13:14
Bie sistemi i doganës greke, radhë dhe pritje deri në 3 orë në Kapshticë
Sistemi i pikës doganore greke në Krystallopigi, në kufi me Kapshticën, ka pësuar një defekt ditën e sotme, duke shkaktuar ...
AKTUALITET
1 Korrik13:09
Dhunohet Ilir Demalia, analisti kallëzon në polici: Më sulmuan dy persona
Analisti Ilir Demalia ka kallëzuar në polici se është dhunuar nga dy persona pranë banesës së tij në Tiranë.
Rap...
AKTUALITET
1 Korrik12:26
Korreshi: KE ka vendosur të ndërpresë fondet e IPARD III për Shqipërinë
Deputeti demokrat i Lushnjës, Saimir Korreshi ka zbuluar me anë të një video nga Brukseli se Komisionit Europian ka vendosur për t&eu...
AKTUALITET
1 Korrik12:20
Fermerët e Kallmit ngrenë alarmin: Bostani po na sjell vetëm humbje, rrezikohet të zhduket kultivimi vitin e ardhshëm
Për të katërtin vit radhazi, fermerët e zonës së Kallmit, në njësinë administrative Mbrostar të bashkisë...
AKTUALITET
1 Korrik12:05
Qeveria i jep "Osmanit" 88.5 hektarë falas në Vlorë për Zonë Ekonomike
Qeveria shqiptare ka transferuar 88.5 hektarë tokë shtetërore në Vlorë në dispozicion të kompanisë RAMS Albania, e cil...
AKTUALITET
1 Korrik12:01
Trafiku i drogës dhe call center-at/ Europol: Mafia shqiptare ndër kërcënimet kryesore për BE
Europol ka publikuar raportin e dytë mbi rrjetet kriminale që kërcënojnë Bashkimin Evropian, duke vënë theksin te roli i r&...
AKTUALITET
1 Korrik11:36
Ndryshime në Policinë e Shtetit, emërohen drejtues të rinj në disa komisariate
Policia e Shtetit ka bërë disa lëvizje në strukturat drejtuese, me emërime të reja në Akademinë e Sigurisë dhe n&...