AKTUALITET

Investigimi për Altin Bashën, reagon Adelina Muça: Atdheu nuk ështe i ndyrë, të ndyrë janë ata që vjedhin!

n.f Përditësimi i fundit 23 Dhjetor 2024, 15:30
Investigimi për Altin Bashën, reagon Adelina Muça: Atdheu nuk
Iliriana Basha

TIRANË- Aktorja Adelina Muça ka reaguar në lidhje me skandalin e publikuar në emisionin investigativ "Piranjat" për drejtorin e tyre, Altin Basha. Në një reagim të gjatë në "Facebook" Muça shkruan se Atdheu nuk ështe i ndyrë, të ndyrë janë ata që vjedhin. Gjatë intevistës me "Piranjat" Iliriana Basha u shpreh se ajo vendosi që të qenronte në Shqipëri ndërsa i referohet si një vend i ndyrë dhe se nuk ka marrë asnjë qindarkë.

Aktorja më tej në reagim i është drejtuar zonjës Basha se ajo paska të drejtë të rrisë mirë fëmijët me disa shtëpi luksi, ushqim cilësor dhe roba firmato ndërsa ata nuk kanë të drejte as tu japim bukën e përditshme fëmijëve.

Më tej ajo thekson se Altin Basha në këtë "Atdheun e ndyrë" ku merr miliona në TVSH, miliona në Bashki dhe aprovon projektet e veta në Ministrinë e Kulturës në Bordin e Projekteve. Sipas saj ai merr rrogë si drejtor ku bën mbi 7-8 shfaqje dhe aktivitete private në vit në sallën e ArTurbina dhe thotë u lodha.

Reagimi:

Atdheu nuk ështe i ndyrë, të ndyrë janë ata që vjedhin! (meditim pas një emisioni te shkëlqyer, " Piranjat", mbi abuzimet ne Teatrin Kombëtar të drejtorit aktual Altin Basha)


Drejtuar, Znj. Iliriana- Altin Basha!


Ti zonjë e dashur ( shikoni "Piranjat" emisioni i fundit), na paske të drejtë të rritësh mirë fëmijët e tu: me disa shtëpi luksi (për dimër dhe verë), ushqim cilësor, roba firmato, ti dërgosh në shkolla private brenda dhe jashtë vendit, të lëvizësh ku dhe kur ju do kokrra e qejfit, juve dhe fëmijëve tuaj, qoftë edhe kur ju teket për të parë ndonjë koncert rrock nëpër Europë;...ndërsa ne te tjerët: nuk kemi të drejte as tu japim bukën e përditshme fëmijëve tanë! Po si ka mundësi, moj Iliriana?!!! Ja pra që ka: se babi Altini në këtë -"Atdheun e ndyrë" -që thotë mami Iliriana ( si shprehet zonja, tek ' Piranjat"), merr miliona në TVSH ( Fustanella dhe Shoë i Vitit të ri) , miliona në Bashki ( teatër me shumë emra, e projekte alternative për "Te drejtat e grave", qe i merr gjithmonë Iliriana), aprovon projektet e veta në Ministrinë e Kulturës në Bordin e Projekteve (kuptohet, me emra të tjerë aplikuesish), merr rrogë ne TK( si drejtor), e bën mbi 7-8 shfaqje dhe aktivitete private në vit, në sallën e ArTurbina....Ohoooo! U lodha!!! Janë shumë!Dhe, qershia mbi tortë: projektet e teatrit i ka kthyer në objekte kleringu për gjithshka që i sjell përfitime personale. Po,po: ja që ka mundësi! Dhe deri tani folëm vetëm për atë që babi Altini kontrollon në Tiranë, pa përmendur këtu projektet private në Kosovë , Maqedoni, ku eksperte për lidhjen e bashkëpunimeve ( shkëmbimeve më qartë kulturore Shqipëri-Kosovë) ka mami Ilirianën, që po sakrifikon jetën në këtë Shqipërine e ndyrë ( si u shpreh ajo vetë tek "Piranjat"). Ne të tjerët, per fat të keq, këto gjëra as i patëm ëndërruar ndonjëherë ( kur isha në TK ), neve as ndonjë projekt i voglël privat për të mbajtur frymën gjallë nuk na lejohej.Madje nëse guxoje e ia thoje babi Altinit të hiqte nga puna! Babi Altini i jep leje vetëm vetes të punojë privatisht, por të tjerve s’ua jep!!! S'do?! Po , s’do! Ai vetë ka të drejtë ti ketë të gjitha, ne të tjerët: JO!!! Ai ka fëmijë që duhet ti rrisi mirë! Ne ?! Po ç’ne ne!


Tani, si gruaja gruas, për ty Iliriana Basha: ti je një grua e fortë, kosovare trime, që përveç profesionit të vjetër si këngëtare je dhe kostumografe- skenografe, madje nxjerr miliona fonde për aktivitete mbi të drejtat e grave dhe vajzave! Po të kujt grave, të cila vajzave?!!! Të mijat jo një herë! Shpresoj që të kesh një përgjigje për rrëfimin që do rradhoj!


Nëna ime ishte grua, edhe unë jam, edhe ime bijë është vajzë!... Si fillim, e ndjej në shpirt të të them, që: fëmijët e tu e paçin jetën e gjatë dhe sa më të lumtur. E këtë ua uroj si nëne! Gëzofshin ato ç'farë kanë, c'farë keni bëre e cfarë do bëni! Qofshin me fat e shëndet ! Amaaaa, i uroj me shpirt: mos ju vëntë kurrë zoti përballë me njerëz si prindërit tuaj!


...Iliriana, si grua dhe nënë , kisha e kam të drejtë të rris sa më mirë fëmijën tim! Edhe nëna ime kishte të drejtë të largohej nga kjo jetë pa merakun se e la vajzën dhe mbesën në mes të rrugës (kur më hoqi Altini nga puna me një telefonatë), pa asnjë të ardhme! Me pak fjalë, pa kokërr leku në xhep! Sepse brodha pak muaj spitaleve si me veten ashtu edhe me nënën time para se t’më hiqte Altini yt! Edhe fëmija im pra është vajzë: ajo kishte të drejtë që nëna e saj të punonte për ta ushqyer e për ta çuar ,të paktën me furgon deri në shkollë (shtetërore) ,se shtëpinë e marrë me kredi e kam pak larg, aq lekë kisha mundësi! Fëmijës tim ia hoqët të drejtën të jetonte me nënën e saj për disa kohë, sepse s’kishte lekë ta mbante , u gjend me sytë nga qielli! Fëmijës tim nuk i dhatë të drejtën të blinte as nudëllsat e preferuar, që sa herë ndalonte tek marketi e zgjaste dorën kujtohej dhe thoshte: jo ma, nuk i dua! Por në fakt i donte, nuk i merrte se mami ishte pa punë! Vajzës time nuk ia dhatë të drejtën të blinte një xhup të ri dhe një palë këpucë dimri: ajo u rrit, ishte 13 vjeç! Fëmijës tim i hoqët të drejtën të ndiqte kurse për këngen dhe kitaren që aq shumë i ka pasion! Dhe më e rënda, fëmijën tim nuk e latë rehat as te qante gjyshen e saj (nënën time) , që ndërroi jetë pikërisht ditën që mamin ia hoqët nga puna, në telefon. Si mundet Iliriana, që njeriu të jetë kaq i ligë sa të mos respektojë varrosjen e një njeriu; minimumi, pritjen për kalimin e dhimbjes nga humbja e NENES!...


Po grua, po Iliriana, ke të drejtë te rritësh fëmijët e tu sa më mirë! Te respektoj, pa fund! Dhe si grua e si nenë te lutem: mos i mbyt me mllef fëmijet e tu, mos i bëni si veten! Vajzës sime po mundohem t' ja zbus paragjykimin per ju!


Fëmija im është fëmija e ish bashkshortit tim, "mikut" dhe "armikut" te burrit tend! Ata kane historinë e tyre, sfida, hakmarrje, dashuri, urrejtje...Por ti, si grua që lufton për të drejtat tona( fiton dhe miliona, me projekte), bëhu burrneshe( si thoni ju nga Kosova), mos na lër ne grave të jem samari i hakmarrjes që vjen nga komplekse të ngjizura në palcën e burracakëve që merren me bukën e një jetimi dhe të një fëmije! Keni shumë mëkate e nderuar, e nuk e ka fajin atdheu për këtë! Atdheu nuk ështe i ndyrë, të ndyrë janë ata që e ndyjnë atdheun!

Në investigimin e Piranjave faktohet se Altin Basha si drejtor i Teatrit Kombëtar dhe bashkëshortja e tij, Iliriana Basha, kanë abuzuar me fondet që ka ky institucion. "Piranjat" faktuan se Altin Basha si drejtor i Teatrit Kombëtar dhe bashkëshortja e tij, Iliriana Basha, kanë abuzuar me fondet që ka ky institucion. Ndërkaq në një përballje me "Piranjat" Altin Basha nuk dha thuajse asnjë përgjigje, duke kërkuar takim zyrtar tek Teatri Kombëtar. Ndërsa bashkëshortja e tij Iliriana Basha nuk pranoi të ketë përfituar nga fondet e kostumeve për shfaqjen "Vojçek".

adelina muca altin basha iliriana basha

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë