AKTUALITET

Investigimi tronditës i ‘The Times’: Si mafia shqiptare përdor zhytës ushtarakë për të fshehur kokainën poshtë anijeve

Piranjat Përditësimi i fundit 13 Tetor 2025, 20:04
Investigimi tronditës i ‘The Times’: Si mafia shqiptare

Nga Tom Kington, THE SUNDAY TIMES

Gjashtë shqiptarët që mbërritën në portin e vogël norvegjez ishin të pajisur me rroba zhytjeje dhe me sajë nënujore sikur të kishin dalë nga ndonjë film i James Bond-it, por ata nuk kishin shkuar atje për pushime nënujore.

Pesë burra dhe një grua kishin mbërritur në Husnes, në bregun perëndimor të Norvegjisë, për të pritur një anije mallrash që vinte nga Brazili.

Kur Nordloire mbërriti në port, ata pritën të binte nata, e më pas njëri prej tyre u zhyt nën ujë për të nxjerrë më shumë se 150 kilogramë kokainë, të fshehur në një kanal uji nën vijën ujore të anijes.

 

“Në këto operacione, ekuipazhi i anijes shpesh nuk ka asnjë ide se anija e tyre po përdoret si taksi falas nga trafikantët e drogës,” tha Leonardo Landi, oficer policie italian që ndihmoi në kapjen e zhytësve në vitin 2023.

“Ajo që kemi vërejtur është se zhytësit, që e fshehin kokainë në këto anije në Amerikën e Jugut e pastaj e nxjerrin në Evropë janë gjithnjë e më shumë shqiptarë, ndoshta me trajnim ushtarak,” tha Landi.

Kjo shënon një tjetër detyrë të trafikut të drogës që po e marrin përsipër shqiptarët, të cilët tashmë përfshihen në gjithçka — nga prodhimi i kokainës në Amerikën Latine, te ndërmjetësimi i ngarkesave përmes Ekuadorit, e deri te organizimi i shitjeve në rrugët e Europës.

Duke menaxhuar çdo hallkë të biznesit, shqiptarët kanë mundur të ulin kostot dhe të eliminojnë konkurrencën.

“Tani ofrojnë çdo shërbim që lidhet me trafikun e drogës,” tha Landi, një kolonel i policisë tatimore të Italisë që punon si zyrtar lidhës për narkotikët në agjencinë e BE-së, Europol.

Kjo metodë trafiku, e quajtur “parazit”, përdor anijet e mallrave dhe po rritet sepse shmang nevojën për të paguar ryshfet për ekuipazhin apo doganierët. Gjithçka që nevojitet është një zhytës që të zbërthejë grilën që mbulon hapësirën nën vijën ujore ku pompohet uji për ftohje — dhe të fusë çanta të papërshkueshme nga uji me deri në 400 kg kokainë, bashkë me ‘Apple AirTags’ për të gjurmuar anijen.

“Kur anija pret të hyjë në një port në Evropë, një ekip zhytësish kthehet natën, duke përdorur dy deri në katër sajë elektrike që u lejojnë të notojnë deri në një kilometër larg,” i tha Landi gazetës The Times.

“Nuk është e lehtë — helikat e anijes mund të jenë në lëvizje për ta mbajtur atë të qëndrueshme, dhe prandaj ata paguhen deri në 300,000 euro për t’i nxjerrë drogën,” shtoi ai.

Grupi shqiptar në Norvegji u zbulua kur doganierët gjetën motorë për sajet nënujore në makinën e njërit prej tyre, teksa hynte në vend para operacionit.

Oficerët e lanë të kalonte, por njoftuan policinë, e cila ndoqi grupin dhe sekuestroi kokainën pasi ajo doli nga uji.

Megjithatë, këto arrestime nuk i kanë ndaluar zhytësit shqiptarë të provojnë fatin, shpesh në porte të vegjël ku siguria është më e lehtë.

“Kjo do të thotë Finlandë, Norvegji, Suedi, Danimarkë dhe Mbretëri e Bashkuar. Dhe nëse shkojnë në Amerikën e Jugut për t’i fshehur drogërat, u duhen rreth tre javë për të mbërritur atje, zakonisht duke fluturuar përmes Meksikës ose Afrikës, për t’u shmangur nga radarët,” tha Landi.

Sipas tij, dërgimi i ngarkesave më të vogla në porte të vogla, në vend që të dërgohen tonë të tëra kokainë në një kontejner të vetëm, është pjesë e fragmentimit të tregtisë.

“I njëjti fenomen po ndodh edhe në mënyrën se si komunikojnë trafikantët,” shtoi ai.

Europol ka qenë në qendër të zbulimit të disa rrjeteve të telefonisë së enkriptuar që përdoreshin nga trafikantët — më i njohuri prej tyre, Sky ECC, kishte 171.000 përdorues kur u mbyll në vitin 2021.

Falë miliona mesazheve të kapura dhe të analizuara, arrestimet vazhdojnë ende sot — përfshirë 10 kontrabandistë të dyshuar të kapur në Shqipëri në gusht, që dyshohej se po fitonin 40 milionë dollarë nga dërgesat drejt Hamburgut dhe Roterdamit.

Disa nga përdoruesit e Sky ECC u strehuan në Emiratet e Bashkuara Arabe kur kuptuan se bisedat e tyre nuk ishin më private, tha Landi.

Rrjeti i fundit i madh i enkriptuar që u zbulua ishte Matrix, i cili u dha policive më shumë se 2 milionë mesazhe vitin e kaluar.

Që atëherë, kriminelët janë bërë më të kujdesshëm.

“Shqiptarët, mafia italiane ’Ndrangheta dhe grupet e Amerikës së Jugut tani e kontrollojnë me kujdes se kush merr telefona të enkriptuar dhe përdorin disa platforma njëherësh, secilën me pak përdorues,” tha Landi.

“Nëse një trafikant i dërgon mesazh kolegut përmes një platforme, tjetri i përgjigjet me një telefon tjetër në një tjetër platformë. Edhe nëse ne po monitorojmë njërën prej tyre, shohim vetëm gjysmën e bisedës. Nëse tre persona flasin, përdorin tre platforma. Me Matrix shikonim vrasje drejtpërdrejt — tani jemi më shumë në errësirë,” shtoi ai.

Sipas Landit, sot janë në përdorim rreth 10 sisteme të ndryshme enkriptimi, shpesh të krijuara nga ekspertë holandezë.

Ajo që dihet me siguri është se shqiptarët tani po veprojnë krah për krah me ’Ndrangheta-n, pasi mafia kalabreze — e cila fillimisht i përdorte si forcë pune — u ka mësuar truket e tregtisë.

“’Ndrangheta vepron si një lloj garancie për shqiptarët, ndërsa shqiptarët nga ana e tyre i mbajnë italianët të informuar për operacionet e tyre,” tha Landi.

“Shqiptarët duhet ta ruajnë paqen me ’Ndrangheta-n, sepse tani në Ballkan po dalin banda të reja e të dhunshme që mezi presin t’u zënë vendin,” përfundoi ai.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan