Flakët rrezikojnë banesën dhe stacionin e ujit në Tërbun të Pukës
Zjarri në zonën e Tërbunit në Pukë vijon prej tre ditësh, ndërsa flakët janë përhapur me shpejtësi t&eu...
Zjarri në zonën e Tërbunit në Pukë vijon prej tre ditësh, ndërsa flakët janë përhapur me shpejtësi t&eu...
Dhoma Kombëtare e Avokatisë mblidhet sot për të vendosur hapat që do të ndërmerren kundër rregullores së re t&eum...
Një konflikt i ndodhur në orët e para të mëngjesit në Shkodër ka përfunduar me një viktimë dhe dy persona t&...
Finlanda ka përuruar një gardh rreth 200 kilometra të gjatë, të ndërtuar në segmente përgjatë kufirit me Rusin&eu...
Qytetarët do të mblidhen sot në shesh për të 101-tën ditë në revoltën e tyre kundër qeverisë së Ed...
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Shkodër, ku një 25-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri në...
Shqipëria është vendi ku ndërtimi zë peshën më të lartë në ekonomi në Europë, por bumi i apartamen...
Tirana vijon të ketë avantazhin më të madh në nivelin e pagave, veçanërisht në sektorët e teknologjisë, fi...
Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Ne asnjë moment nuk do lindin mosmarrëveshje dhe probleme, prand...
Ish zv/kryeministri bën akuza të forta ndaj kryeministrit Rama duke deklaruar se Rama ka firmosur 'Eko Parkun' për të marrë para fë...
Prej disa ditësh, opinioni publik po mëson se si paratë e kokainës po pastrohen me lehtësi në Shqipëri fal kullave të firmosura nga Edi Rama. Në Aruba vendosen se ku do të ndërtohet e kush do të financohet, e garant tek trafikantët del qeveria e Edi Ramës, që për pastrimin e parave ka firmosur qindra-mijëra sipërfaqe ndërtimi në kryeqytet e bregdet.
Paratë e kokainës futen e pastrohen lehtësisht në Shqipëri, ku vetëm në një prej episodeve të pastrimit në sektorin e pasurive të paluajtshme ishte mbi 150 milionë euro. Por jo vetëm kaq, por këto para po përdoren edhe duke u gërshetuar me paratë publike që Edi Rama u jep biznesmenëve të oborrit të tij. Pak ditë më parë, emisioni Plug denoncoi se si Vilma Nushi, përfituese e koncesionit të Check Up kishte financuar me paratë e shëndetësisë shqiptare ndërtimin e një kulle, që as më shumë e as më pak, por e ndërtuar nga Luan Mata, babai i Ervin Matës, trafikantit të arrestuar pak ditë më parë në Brazil. Por le të ndjekim më parë investigimin e puntatës së kaluar dhe rikthehemi sërish me detajet e reja.
Kontrata koncesionare për Check up, koncesionare u firmos më 7 janar 2015. Ndërkohë gara për koncesionin e Check up, u shpall që në shkurt 2014, apo 11 muaj përpara se të lidhej kontrata me kompaninë që Vilma Nushi themeloi një muaj përpara se të firmoste marrjen e koncesionit 138 milionë euro.
Plug publikoi për herë të parë dokumente ekskluzive, që tregojnë se Ilir Beqaj kishte vendosur t’i falte Vilma Nushit miliona euro. Pas firmosjes së kontratës koncesionare në fillim të muajit janar 2015 nga Ministria e Shëndetësisë dhe kompania 3 P Life Logistic, Agjencia e Prokurimit Publik refuzon publikimin e kësaj kontrate pasi konstaton shkelje të rënda ligjore. Sipas një shkrese që i përket datës 13 shkurt me numër protokolli 1022/3, që Agjencia e Prokurimit Publik i drejton Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Shëndetësisë, Alfred Çareri, kontrata koncesionare kishte dy shkelje të rënda. Së pari, kontrata dërgohet në APP pa numër protokolli dhe pa u firmosur nga titullari i institucionit.
Gjashtë ditë më pas, Ministria e Shëndetësisë firmos edhe njëherë formularin e njoftimit të kontratës së nënshkruar. Më datë 19.02.2015, me shkresën Nr.3082/29, Ilir Beqaj i delegon kompetencën vartëses së tij, Milva Ekonomi që të firmosë formularin e fituesit të kontratës koncesionare. Në këtë shkresë, përveç firmës dhe vulës së Ministrisë së Shëndetësisë, deleguar te Milva Ekonomi, saktësohet në pikën IV.3. se: Vlera totale e kontratës do të jetë 13.833.000.000 lekë, apo rreth 138 mln euro për dhjetë vjet.
Në pikën IV.4, saktësohet:
MILVA EKONOMI
Vlera e sipërcituar është vlera e dhjetë viteve të marra së bashku për numrin maksimal të kontrolleve për grupmoshën 40-65 vjeç. Vlera reale e kontratës do të jetë më e ulët pasi ajo do të llogaritet në varësi të numrit të kontrolleve që do të kryhen çdo vit për personat e grupmoshës 40-65 vjeç.
Ky formular është i publikuar edhe sot e kësaj dite në faqen zyrtare të regjistrit koncesionar nga Open Procurement Albania. Do të mjaftonte vetë ky dokument, që minimalisht sot SPAK të kishte marrë të pandehur Milva Ekonomin dhe Ilir Beqajn, që me dashje i kanë shkaktuar disa milionë euro dëm buxhetit të shtetit, pasi kanë kryer pagesa në kundërshtim me kushtet e parashikuara në kontratë, të cilat Plug do t’i detajojë në vijim.
Ndonëse alarmi për koncesionin e Check Up ishte dhënë që përpara se të firmosej kontrata, abuzimet e para me paratë e qytetarëve shqiptarë do të dilnin në pah në vitin 2018. Kontrolli i Lartë i Shtetit kreu një auditim në Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, ku zbardhi sesi qeveria po jepte miliona euro çdo vit për një shërbim të cilin nuk e merrte. Në përmbledhje të raportit, KLSH shkruante:
KLSH
Nga auditimi mbi monitorimin e kontratës së kontrollit bazë CHECK-UP, rezultoi se edhe këtë vit nuk janë arritur projeksionet e kontratës duke bërë që pagesat e marra tepër nga koncesionari, për punën e pakryer për vitet 2015, 2016, 2017 dhe 2018, të arrijnë në 925 milionë lekë. Megjithëse KLSH, në auditimet e mëparshme ka kërkuar që koncesionari të paguhet vetëm për kostot fikse për rastet e pakryera dhe jo vlera e shpenzimeve variabël, të cilat nuk ndodhin në rastin e një kontrolli bazë të pakryer, konstatohet se edhe këtë vit është vazhduar si vitet e mëparshme, duke sjellë rritje pa të drejtë të kostove buxhetore për këtë shërbim.
Siç shihet, në vetëm tre vjet, qeveria i paguan Vilma Nushit rreth 10 milionë euro më shumë sesa duhet t’i paguante realisht.
Shqiptarët, mbase do t’ia bënin ‘hallall’, siç thotë populli, Vilma Nushit, Ogerta Manastirliut, Ilir Beqajt dhe kreut të tyre Edi Rama, nëse ky koncesion me vlerë rreth 100 milionë euro do të kishte sjellë përfitime për qytetarët. Arsyet për të cilat Edi Rama justifikoi 100 milionë euro për Vilma Nushin, janë pikërisht edhe pasoja më e rëndë e këtij koncesioni. Sipas KLSH, në përfundim të 10 viteve, Check up mund të cilësohet si koncesion i dështuar, pasi nuk ka ndikuar në përmirësimin e shëndetit të qytetarëve shqiptarë.
KLSH
Gjithashtu, nga analizimi i disa treguesve ka rezultuar se, pavarësisht shtimit të numrit të KMB në vitin 2022 në krahasim me vitin 2021, sëmundjet kronike janë shtuar me 8,603 raste, vlera e rimbursimit të barnave për shkak të rritjes së sëmundshmërisë dhe kompleksitetit të tyre me 1,184,831 mijë lekë më shumë; rritja e numrit të shtrimeve në spitale me 18,979 raste më shumë, rritja e vizitave ambulatore në spitalet universitare dhe bashkiake me 123,354 raste më shumë etj., tregojnë se efektet e masës profilaktike ‘Kontrolli Mjekësor Bazë’ nuk janë reflektuar në rezultate konkrete në uljen e sëmundshmërisë së popullatës, duke cenuar efektivitetin e përdorimit të këtyre fondeve.
Nga analiza financiare rezulton se dy ortakët e shoqërisë koncesionare Marketing & Distribution dhe TRIMED shpk kanë kryer rreth 5 milionë euro faturime për kompaninë koncesionare, pa llogaritur këtu miliona euro të tjera të tërhequra si dividend dhe rreth 14 milionë euro pagesa TVSH, të cilat sipas KLSH dhe ligjit kanë qenë abuzive. Nga vetëm kaq sa ka hulumtuar plug, rezulton se më shumë se 20 milionë euro që qytetarët shqiptarë i kanë paguar koncesionit të Check up kanë qenë pagesa minimalisht të panevojshme, dhe nëse shkojmë më tej, me një hetim serioz nga SPAK, do të rezultojnë pagesa abuzive dhe korruptive./plug
Dikur një vend që eksportonte, sot, Shqipëria është shndërruar në një destinacion të punonjëseve të seksi...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku vëllai ka qëllu...
E bija e dëshmorit të UÇK, Tahir Sinani, Rugova Sinani ka reaguar ashpër pas publikimit nga Taulant Balla të një dokumenti t&eum...
Një hetim ndërkombëtar për trafikim në shkallë të gjerë të kokainës ka çuar në arrestimin e bosit ...
Zyra e antiterrorit pranë Policisë së Shtetit ka vendosur të bëjë një lëvizje surprizë ndaj Dritan Goxhajt, i cili ...
Tirana është përfshirë ditën e sotme nga moti i keq. Por kjo nuk i ka ndalur aspak protestuesit që të vazhdojnë marshimi...
Pavarësisht reshjeve të shiut, protestuesit vijuan revoltën e tyre përpara Kryeministrisë. Me çadra, në rrebeshet e shiut,...
Një qytetar nga Saranda denoncon në redaksinë e “PiranjaveNews”, rrezikut me të cilin përballet çdo ditë në...
Protestuesit kanë përsëritur sërish kërkesat e tyre në protestën e 25 kundër qeverisë. E para në list&eu...
“Edi Rama o tradhtar me Shqipërinë mos bëj Pazar”, janë këto thirrjet që jehojnë përpara Kryeministrisë...