Pamje të rënda/ Qytetari goditet barbarisht me shkop gome nga policia! Bie në tokë pa ndjenja
Një incident është regjistruar në zonën pas stadiumit "Dinamo" në Tiranë, gjatë një aksioni të forcave "Shqi...
Një incident është regjistruar në zonën pas stadiumit "Dinamo" në Tiranë, gjatë një aksioni të forcave "Shqi...
Policia ka ndërhyrë në lulishten pranë stadiumit “Selman Stërmasi”, duke nisur shoqërimet e protestuesve. Gjat&...
Prej orës 14:30 të kësaj të shtune (24 tetor) vijon përleshja mes protestuesve dhe policisë në rrugët e Tiranës. S...
Një pedagoge universitare pretendon se është goditur me plumb gome nga policia gjatë protestës së sotme në Tiranë, tek...
Protestuesit i kanë vënë flakën një prej hyrjeve të godinës së Ministrisë së Bujqësisë në Tiran...
Protestuesit janë shpërndarë pas hedhjes së ujit te Bulevardi. Protestuesit janë ‘strehuar’ te Parku ‘Rinia’...
Situata e protestës në Tiranë është tensionuar sërish, teksa një grup të rinjsh kanë djegur disa kazanë mbet...
Studentët e mbledhur në protestën para Ministrisë së Arsimit kanë përcjellë mesazhe të forta, duke kërkuar l...
Ashtu siç pritej, me të mbërritur te kryeministria, ka nisur përplasja mes policisë dhe protestuesve. Kanë qenë kë...
Protestuesit kanë mbërritur tashmë përpara Kryemninistrisë, pasi më herët ishin tek Ministria e Arsimit. Ata u dëbuan ...

Investimet në eficiencë energjie dhe burime të rinovueshme mund të gjenerojnë deri në 40 mijë vende pune në Shqipëri, sipas një vlerësimi të përfshirë në dokumentin “Vlerësimi Gjithëpërfshirës i Potencialit për Kogjenerim me Efiçiencë të Lartë dhe për Sisteme Efikase të Ngrohjes dhe Ftohjes Qendrore”, i dorëzuar pranë Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë.
Dokumenti analizon potencialin e zhvillimit të sektorit energjetik dhe efektet e tij në ekonomi, duke theksuar se ndikimi në tregun e punës përcaktohet nga dy faktorë kryesorë: krijimi i vendeve të punës nga instalimi i teknologjive të eficiencës së energjisë dhe energjisë së rinovueshme, si dhe efektet afatgjata që sjell ulja e kërkesës për energji. “Investimet në EE/RES krijojnë vende pune për instalimin e tyre dhe në industrinë që prodhon produktet dhe ofron shërbimet përkatëse”, thuhet në raport.
Sipas analizës së përmbledhur nga mbi 20 burime ndërkombëtare, mesatarisht krijohen 20–22 vende të reja pune për çdo 1 milion euro të investuar në masa të eficiencës së energjisë në stokun e ndërtesave. Një studim pan-evropian i vitit 2022 arrin në përfundimin se 18 vende pune direkte krijohen për çdo 1 milion euro të investuar, ndërsa 1 euro në sektorin e ndërtimit gjeneron 2.2 euro në sektorë të tjerë të ekonomisë.
Kur përfshihen edhe efektet indirekte, numri total arrin në rreth 19.5–20 vende pune për çdo 1 milion euro investim. Duke marrë për bazë këto tregues, raporti vlerëson se një program i gjerë rinovimi energjetik në ndërtesa dhe industri në Shqipëri do të mund të përkthehej në rreth 35,000 deri në 40,000 vende të reja pune në total.
“Zbatimi i EE/RES në sektorin e ndërtesave është një mundësi strategjike për punësim”, thekson dokumenti, duke argumentuar se instalimi i teknologjive është më intensiv në punë sesa prodhimi i tyre. Për këtë arsye, eficienca energjetike e ndërtesave konsiderohet ndër prioritetet kryesore për politika që synojnë rritje ekonomike dhe reduktim të papunësisë.
Raporti nënvizon gjithashtu se përfitimet nuk kufizohen vetëm në punësim. “Zhvillimi i vendeve të punës në efiçiencën energjetike të ndërtesave është një fushë kyçe ku rritja ekonomike shoqërohet me ulje të emetimeve të karbonit dhe rritje të sigurisë energjetike”, thuhet më tej në raport.
Në perspektivë afatgjatë, kërkesa për aftësi në këtë sektor pritet të mbetet e lartë. “Në vitin 2050, kërkesa evropiane dhe globale për aftësi në efiçiencën energjetike të ndërtesave do të jetë ende e lartë dhe e përhershme”, thekson dokumenti, duke shtuar se këto role do të integrohen natyrshëm në ekonominë me karbon të ulët./Monitor
Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare ish-deputeti i Partisë Demokratike në dy legjislatura, Tomor Dosti. Ishte edhe nënkryeta...
Rreth 160 predha të mbetura nga Lufta e Dytë Botërore janë zbuluar pranë urës së Vodiçës, në fshatin Vodi&...
Presidenti Bajram Begaj ka liruar nga detyra e ambasadorit, Ferit Hoxhën, duke i hapur kështu rrugë dekretimit si Ministër i Jashtëm....
U prezantua sot në Parlamentin Italian, Raporti vjetor mbi politikën e informacionit e sigurisë, Relazione annuale sulla politica dell’in...
Banorët e fshatit Baks-Rrjoll kanë hyrë këtë të mërkurë në ditën e 34-të të protestave të tyr...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shtëpinë e të Moshuarve në qytetin e Gjirokastrës, ku një e moshuar ...
Banorët e fshatit Gjeraqin, në Komunën Kushovë, Bashkia Gramsh, i janë drejtuar redaksisë së Piranjave, ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shtëpinë e të Moshuarve në qytetin e Gjirokastrës, ku një e moshuar &e...
Kostot e ndërtimit po vijojnë të rriten, ndonëse me ritme më të ngadalësuara, teksa pagat mbeten një faktor kryesor q&...
Sektori i biznesit në shfaqi zhvillime kontradiktore në vitin 2024, ku pavarësisht shtimit të numrit të ndërmarrjeve aktive dhe ...