Mbi 30 mijë hektarë të djegur, Spanja në betejë me flakët dhe vapën ekstreme
Spanja po përballet me një nga zjarret më të mëdha dhe më të vështira të viteve të fundit. Mbi 600 zjarrfik&...
Spanja po përballet me një nga zjarret më të mëdha dhe më të vështira të viteve të fundit. Mbi 600 zjarrfik&...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet për një tjetër grup të ...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në afërsi të ishujve të Ksamilit, ku është gjetur i pajetë n...
Sami Sheen, vajza e aktorit të njohur Charlie Sheen dhe aktores Denise Richards, ka reaguar publikisht ndaj pretendimeve se jeta e saj luksoze financohet...
Çdo gjë që ndodh rreth e qark nesh, drejtëpërdrejtë nga kryeqyteti. Revista ditore e ndodhive brenda dhe jashtë vendit vj...
Stuhia e fuqishme që ka përfshirë zonën bregdetare të Sarandës ka shkaktuar probleme për disa mjete lundruese, duke detyrua...
Kontrolle të befasishme janë bërë këtë mëngjes në ambientet e burgut të Drenovës. Mësohet se gjat&...
Telefonat celularë, bateritë portative dhe cigaret elektronike po kthehen në një nga kërcënimet me rritjen më të shpej...
Më datë 22.07.2026, rreth orës 08:25, në varrezat e fshatit Morinë është gjetur pa shenja jete shtetasi Sh. H., 35 vje&cced...
Credins bank kurorëzohet me çmimin më të rëndësishëm të vitit “Best Bank for Corporate Responsibility 2026&rdq...
Portofoli i instrumenteve të borxhit të qeverisë i zotëruar nga investitorët e jashtëm arriti në 20 miliardë lekë në mesin e këtij viti.
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, vlera e investimit të subjekteve jorezidente në letrat e borxhit sovran të vendit u zgjerua me afërsisht 6 miliardë lekë ose 43% që nga fillimi i vitit 2025. Investitorët nga jashtë vendit mbajnë aktualisht rreth 2.5% të stokut të borxhit të brendshëm të qeverisë shqiptare, nga 1.8% që zotëronin në fund të vitit të kaluar.
Këto shifra tregojnë se roli i investitorëve jorezidentë në tregun e brendshëm të titujve qeveritarë është në rritje. Vlerësohet megjithatë, se rritja e investimeve të tyre ka ardhur sidomos në tremujorin e parë të këtij viti, ndërsa në tremujorin e dytë ka pasur një frenim të ndjeshëm, për shkak të rënies së yield-eve.
Sipas Bankës së Shqipërisë, norma mesatare e ponderuar e interesit për titujt afatshkurtër, për gjashtëmujorin e parë të vitit, ra në 2.8%, nga 3% në gjashtëmujorin e mëparshëm dhe nga 3.5% një vit më parë. Për shkak të peshës mbizotëruese, ecuria e normës mesatare të interesit është përcaktuar nga norma e interesit për titujt me maturim 12-mujor, e cila është luhatur në nivelet 2.7%-2.8%, gjatë periudhës. Me gjithë normat e ulëta të interesit, kërkesa e investitorëve ka qenë relativisht e lartë dhe nevojat e qeverisë për huamarrje afatshkurtër janë përmbushur në rreth 90% të rasteve.
Ndërkohë, norma mesatare e ponderuar e interesit për titujt afatgjatë ra në 3.7%, nga një mesatare prej 4.6% dhe 5.1% në dy gjashtëmujorët e mëparshëm. Normat mesatare të interesit për titujt me maturim 2 dhe 3 vjet ranë me 0.9 pikë përqindjeje, në 2.9% dhe 3.1%. Normat e ponderuara të interesit për titujt me maturim 7 dhe 15 vjet gjithashtu ranë me 1.2 dhe 0.6 pikë përqindjeje, në nivelet 4.0% dhe 5.6%. Normat e interesit për titujt me maturim 5 dhe 10 vjet ranë me 1.0 pikë përqindjeje,në 3.4% dhe 5.0%. Edhe në këtë segment, kërkesa e pjesëmarrësve për tituj afatgjatë në tregun primar ka qenë e lartë dhe ka plotësuar nevojat e qeverisë për huamarrje, duke përmbushur ofertën e saj në rreth 80% të rasteve.
Pjesëmarrja e investitorëve të huaj në tregun e instrumenteve të borxhit në Lekë të qeverisë shqiptare nisi në vitin 2024, me fokus kryesisht investimin në obligacione.
Megjithëse profili i investitorëve është i mbrojtur nga rregullat e konfidencialitetit, sipas burimeve nga tregu burimet bëjnë të ditur se bëhet fjalë kryesisht për investitorë institucionalë (hedge funds), që kanë vendosur për herë të parë të përfshijnë edhe obligacionet në Lekë të qeverisë shqiptare në portofolet e tyre.
Një interes i lartë i investitorëve për titujt e qeverisë shqiptare është vërejtur edhe në emetimet e Eurobondit, gjatë viteve të fundit. Në muajin shkurt 2025, shteti shqiptar emetoi Eurobonde për një vlerë totale prej 650 milionë eurosh, me një yield prej 5%. Kërkesa për Eurobondet shqiptare e paraqitur nga investitorët ka qenë shumë e lartë dhe arriti shumën totale të 3.7 miliardë eurove.
Interesi i investitorëve të huaj tashmë po shtrihet edhe në titujt e emetuar në tregun e brendshëm, në Lekë.
Hyrja e këtyre investitorëve në tregun e titujve qeveritarë në lekë është ndikuar edhe nga përmirësimi i vlerësimit të borxhit sovran në dy vitet e fundit.
Në muajin mars të këtij viti, agjencia e vlerësimit “S&P Global Ratings” përmirësoi për herë të dytë në dy vjet vlerësimin afatgjatë të borxhit sovran, nga “BB-” në “BB”, me perspektivë të qëndrueshme. Një vit më parë, në mars 2024, Standard&Poor’s e pati përmirësuar për herë të parë vlerësimin afatgjatë të borxhit sovran të Shqipërisë nga B+ në BB-. Në vijim, në tetor 2024, edhe agjencia tjetër Moody’s e përmirësoi vlerësimin nga Ba1 në Ba3. / Monitor
Aplikimet për ndërtimin e impianteve fotovoltaikë duket se nuk kanë të ndalur. Këtë herë pranë Ministrisë s&eu...
Të mërkurën, moti në Shqipëri do të karakterizohet nga alternime vranësirash mesatare deri të dendura, të cilat do ...
Emisioni ‘Në Shënjestër” ka sjellë detaje të reja nga dosja hetimore e Elis Rroshkodolit, i vrarë gjatë një...
Në qytetin Dorset në Anglinë jugore po shkon drejt fundit marrja e dëshmive të atyre që e njihnin dhe e dërguan në ani...
Aktivisti për integritetin akademik Taulant Muka në Facebook se gjatë kohës kur ishte ministre e Arsimit, Ogerta Manastirliu ka falsifikua...
Profesori i kriminologjisë, Ervin Karamuço, ka paralajmëruar se shumë shpejt Prokuroria e Posaçme pritet të lëshojë...
Një 15-vjeçar nga Gjirokastra është shpallur i zhdukur nga familjarët prej më shumë se 7 orësh. Lajmi është...
“Po jetoj këto ditë me një ndjenjë të thellë mirënjohjeje ndaj atyre që më mbështesin dhe shprehin at&...
Gazetari Juljan Hoxhaj ka komentuar zhvillimet më të fundit në lidhje me përfshirjen e ish-ambasadores amerikane Yuri Kim në marr&eum...
Urbacon Trading and Contracting, një nga kompanitë më të mëdha të ndërtimit në botën arabe, ka ardhur në Shq...