Si arriti spiunia ruse të depërtonte në bazën më të rëndësishme të NATO-s, duke u “dashuruar” me oficerin spanjoll
Moti ishte relativisht i vrenjtur të martën, më 26 gusht 2025, kur një makinë ndaloi në hyrje të bazës së NATO-s ...
Moti ishte relativisht i vrenjtur të martën, më 26 gusht 2025, kur një makinë ndaloi në hyrje të bazës së NATO-s ...
Familjarët e Hashim Thaçit dhe Rexhep Selimit kanë hyrë në ambientet e Dhomave të Specializuara të Kosovës në H...
Edhe pse propagandohej me të madhe se; “ndryshe nga vendet kapitaliste, në Shqipërinë Socialiste shërbimi shëndetësor...
Pak para shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë, avokati i Hashim ...
Çmimet e larta të naftës po vënë në lëvizje qeverinë gjermane. Ka dy propozime të ndryshme për uljen e &cc...
Mbështetësve të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, të mbledhur para objektit të Dhomave të...
Nafta Brent arriti një maksimum ditor prej rreth 108 dollarësh për fuçi këtë të martë, përpara se të zbris...
Ka nisur numërimi mbrapsht në Hagë, ku kanë mbetur vetëm pak orë deri në shpalljen e vendimit për ish-krerët e Us...
Qytetarët do të mblidhen sot në protestën e 109-të radhazi kundër qeverisë Rama. Për më shumë se tre muaj, q...
Ditën e sotme vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme, ndërsa moti do të karakterizo...

Goditja e tregut të pasurive të paluajtshme në Dubai, për shkak të sulmeve në Lindjen e Mesme, po shndërrohet në një mundësi të re për zonat bregdetare shqiptare, veçanërisht për Vlorën dhe Sarandën.
Sipas agjentit imobiliar, Eron Çumani, shumë investitorë ndërkombëtarë që më parë shfrytëzonin Dubain për blerje prone, tani po drejtohen në Shqipëri, duke parë këtu një alternativë më të sigurt dhe me rritje potenciale.
“Të gjitha kapitalet që vendosen, qoftë në mënyrë formale apo informale, shpesh investohen në pasuri të paluajtshme. Në Dubai, pas fillimit të luftës në Lindjen e Mesme, 30 deri në 70% e pronave kanë humbur vlerë” – thotë Çumani. Ai thekson se Shqipëria nuk është e ekspozuar ndaj konflikteve apo luftërave, dhe për këtë arsye, shumë investitorë të huaj që dikur investonin në Dubai po marrin në konsideratë Rivierën shqiptare si destinacion të ri për investimet e tyre.
“Tashmë po shfaqet faza fillestare e interesimit, ku disa shoqëri që blinin prona në Dubai po shqyrtojnë mundësinë për të investuar në vila dhe apartamente në Shqipëri, me qëllim kthimin e kapitalit përmes qiradhënies apo rritjes së vlerës së pronave. Ky trend pritet të rrisë kërkesën dhe të ndikojë gradualisht në çmimet e pronave në zonat premium bregdetare të vendit.
Si u godit Dubai nga lufta në Lindjen e Mesme
Dubai u bë shumë tërheqës për pasuritë e paluajtshme vitet e fundit sepse u perceptua si një strehë e sigurt për kapitalin ndërkombëtar, me taksa shumë të ulëta, lehtësi për të bërë biznes dhe një treg që ofronte kthime të larta nga qiratë dhe rritja e vlerës së pronës.
Reuters shkruante se për dekada forca e Dubait ka qenë pikërisht imazhi i tij si një vend i qëndrueshëm në një rajon me tensione, ndërsa investitorët tërhiqeshin edhe nga infrastruktura moderne dhe klima miqësore ndaj kapitalit të huaj.
Në vitet e fundit, këtë interes e kanë ushqyer edhe më tej shitjet e larta të pronave në ndërtim dhe hyrja e blerësve të huaj që kërkonin jo vetëm fitim, por edhe diversifikim gjeografik të investimeve të tyre. Pikërisht për këtë arsye, çdo goditje ndaj perceptimit të Dubait si “port i sigurt” ka filluar të shtyjë një pjesë të këtij kapitali drejt tregjeve alternative.
Zhvillimet më të fundit tregojnë se tregu i pasurive të paluajtshme në Dubai po kalon një fazë më të ndërlikuar sesa një rënie lineare. Reuters raportoi në mars se sektori po jepte shenjat e para të dobësimit, me volumet e transaksioneve në Emiratet e Bashkuara Arabe që ranë 37% me bazë vjetore në 12 ditët e para të muajit dhe 49% krahasuar me shkurtin, ndërsa në disa raste në treg po shfaqeshin ulje çmimesh prej 12% deri në 15% për shitje të shpejta.
Sipas të njëjtit raport, konflikti ka goditur imazhin e Dubait si një strehë e sigurt për kapitalin ndërkombëtar dhe ka shtuar rrezikun për një korrigjim më të gjerë të tregut, sidomos pasi kishte tashmë shqetësime se pas pesë vitesh rritjeje të fortë, cikli i pronave po hynte në një fazë ngadalësimi.
Pikërisht në këtë klimë pasigurie, tregje më të vogla dhe në zhvillim, si Vlora dhe Saranda, po përfitojnë vëmendje të shtuar si destinacione alternative për kapitalin që kërkon kthime të larta dhe ekspozim më të ulët ndaj tensioneve të rajonit./Monitor
Një 42-vjeçar është arrestuar nga policia në Kurbin, pasi u kap me armë zjarri dhe më kokainë në ambientet e nj...
Treguesi i Masës Monetare M3, u rrit me ritëm shumë të shpejtë gjatë pjesës së dytë të vitit 2025 si dhe n&e...
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.3 lekë dhe do shitet me 82.5 lekë. Ndërk...
Kur kriza e energjisë në fund të vitit 2021 u duk qartë në horizont qeveria shqiptare shpalli garën për të marrë ...
Buzë një kodrine në fshatin Mënik të Tiranës, natën e 26 shkurtit 1951 u pushkatuan pa gjyq 22 intelektualë pas pes&eu...
Ditën e premte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vran...
Propozimi që investitorët strategjikë të ndërtojnë edhe porte turistike pa iu nënshtruar procedurës së koncesionit ...
Ish-prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beçi, ka folur mbi padinë e kryetarit të arrestuar të bashkisë së Tiranës...
Gazetarja Klodiana Lala ka folur për nismën e Sokol Sadushit, për ndryshime në praktikën për masën e sigurisë "arrest me...
Në prag të Pashkës Ortodokse ka nisur fluksi në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës. Sipas informacioneve nga autoritetet s...