AKTUALITET

“Investitori strategjik pa plan biznesi: Çfarë fshihet pas projektit të Sazanit?”

b.z Përditësimi i fundit 20 Janar 2025, 09:06
“Investitori strategjik pa plan biznesi: Çfarë fshihet pas
Ishulli i Sazanit

TIRANË - Kur dhëndri i presidentit Trump, Jared Kushner shpalli nga Shtetet e Bashkuara planin për të ndërtuar një resort luksoz në ishullin e Sazanit marsin e kaluar, shumëkush në Shqipëri mbeti i habitur. Por jo kryeministri Edi Rama, i cili nuk e fshehu entuziazmin.

“Ne kemi nevojë për super-luksin po aq sa shkretëtira ka nevojë për ujë,” tha Rama duke iu referuar ofertës së Kushner në një intervistë për Financial Times. Rama pretendoi gjithashtu se propozimi kishte ardhur drejtpërdrejt nga Kushner.

Qeveria shqiptare i shtyu përpara planet për bashkëpunimin me Kushner dhe në fund të dhjetorit 2024, pak javë përpara inaugurimit të Trump si president, i dha kompanisë së lidhur me të, Atlantic Incubation Partners LLC, statusin e investitorit strategjik.

Ishulli i Sazanit shërbeu si bazë ushtarake detare gjatë regjimit komunist dhe administrohet ende nga Ministria e Mbrojtjes. Për t’i hapur rrugën përfitimit të statusit të investitorit strategjik, presidenti i Republikës, Bajram Begaj firmosi me urgjencë më parë një dekret për nxjerrjen e një zone të stërvitjes jashtë planit të përhapjes së Forcave të Armatosura.

Projektet e biznesit të rrethit të ngushtë familjar të Trump kanë ngritur shqetësime në Shtetet e Bashkuara mbi një konfilkt të mundshëm interesi mes presidentit të zgjedhur dhe qeverive të huaja. Nga prespektiva e Shqipërisë, lëvizja e Ramës lexohet gjithashtu si një përpjekje për të fituar pikë pranë administratës së Trump.

Ndryshe nga Rama, kompania Affinity Partners e përfaqësuar nga Kushner i tha Komitetit të Finanancave të Senatit amerikan gjatë një hetimi të hapur se ishte qeveria shqiptare ajo që fillimisht iu ofrua individëve të lidhur me Affinity mbi projekte të mundshme në pasuritë e paluajtshme. Megjithatë, Affinity refuzoi të identifikonte se kush nga qeveria shqiptare e kishte bërë këtë.

Për publicistin Fatos Lubonja, fakti që qeveria shqiptare i ka ofruar ishullin Kushnerit nuk është një rast i rrallë.

“Rama e ka bërë edhe më herët këtë gjë. Si në këtë rast edhe në rastin e Italisë për emigrantët, edhe në rastin e emigrantëve afganë, është ofruar ky dhe nuk është se e kanë kërkuar ata,” tha Lubonja në një bisedë telefonike.

“Kjo është paradigmë e politikanëve shqiptarë, të paaftë për të ndërtuar një shtet dhe për të marrë legjitimitet nga populli, u ofrohen shteteve të mëdha për të marrë këtë legjimitet dhe të mëdhenjtë për interesat e tyre e pranojnë këtë,” shtoi Lubonja.

Zyra e shtypit e kryeministrit i konsideroi pretendimet se qeveria shqiptare i ishte vetëofruar Kushner “si thashetheme”.

“Edhe njëherë, ne nuk kemi asnjë arsye të merremi me çfarë thotë njëri e çfarë thotë tjetri,” tha ajo duke iu referuar deklaratës së Affinity për Senatin amerikan, përmes një emaili të përcjellë nga Agjencia për Media dhe Informim.

Pa plan biznesi dhe fizibilitet   

Planet për ishullin e Sazanit dhe kthimin e tij në një ‘parajsë turistike’ nuk janë të reja.

Ish-baza ushtarake e braktisur është bërë shpeshherë objekt i ëndrrave multimilardëshe në Shqipëri, duke përfshirë ngritjen atje të një kazinoje apo formave të tjera të shfrytëzimit.

Përfshirja e Kushner në këto plane erdhi pas dy vizitave të tij dhe bashkëshortes Ivanka Trump në Shqipëri, përfshi një udhëtim me jaht dhe një me helikopter si dhe takimin me kryeministrin Rama.

Projekti i resortit luksoz parashikohet të ngrihet në një sipërfaqe prej 45 hektarësh në ishullin e Sazanit dhe përfshin ndërtimin e strukturave akomoduese turistike të brandeve ndërkombëtare, njësive rezidenciale dhe zonave gastronomike. Megjithatë, ky nuk duket një plan i afërt.

Sipas vendimit të Komitetit të Investimeve Strategjike, i drejtuar nga kryeministri Rama, projekti “Resorti Turistik – Ishulli i Sazanit” e përfiton statusin e investitorit strategjik për një periudhë 10-vjeçare, afat që nevojitet sipas vendimit për kryerjen e procedurave dhe plotësimin e detyrave.

Mes detyrave përmenden de-militarizimi i zonës që ka shërbyer prej vitesh si poligon i ushtrisë dhe “ka rrezik të lartë piroteknik”, inventarizimi i tuneleve nëntokësore dhe bunkerëve si dhe negociimi i kushteve të pjesmarrjes shtetërore në këtë investim strategjik.

Gjithashtu, investitorit i kërkohet që të paraqesë një seri dokumentesh kyçe për projekte të këtij lloji, mes të cilave edhe planin e plotë të biznesit ku të përcaktohen detyrimet e investitorit dhe të shtetit si dhe studimin e plotë të fizibilitetit – një dokument që provon se projekti është i përshtatshëm dhe i realizueshëm.

Miratimi i statusit të investitorit strategjik në mungesë të këtyre dokumenteve është sipas ekspertëve “një sinjal alarmi”.

“Nëse një projekt i tillë me vlerë prej 1.4 miliardë eurosh nuk ka një plan të plotë biznesi dhe studim fizibiliteti, kjo ngre shqetësime të rëndësishme në lidhje me mundësinë e realizimit të tij dhe menaxhimin e riskut, si për investitorët ashtu edhe për shtetin,” thotë Eduard Gjokutaj, themelues i organizatës së edukimit financiar, “Altax”.

“Mungesa e dokumentacionit të kërkuar dhe mosrespektimi i procedurave standarde përbën një rrezik të lartë për suksesin e projektit dhe interesat publike,” theksoi më tej Gjokutaj, duke shtuar se një praktikë e tillë “mund të perceptohet si favorizim për një investitor të caktuar, duke ngritur pyetje mbi ndikimet politike në proces”.

Qeveria nga ana e saj e konsideron një procedurë normale mungesën e një plani të plotë biznesi dhe studimi fizibiliteti për projektin në ishullin e Sazanit.

“Në vendimmarrjen të cilës ju i referoheni, nuk ka asnjë nxitim dhe fakti që një vendimmarrje shoqërohet me kërkesa të reja nuk është as ndonjë shkelje e ndonjë ligji, as ndonjë përjashtim në proceset e shumta vendimmarrëse, ku mund të gjeni plot raste të tilla,” tha Agjencia për Media dhe Informim.

Qëllime politike

Ceremonia e inaugurimit të Donald Trump dhe ngjitja e tij në Shtëpinë e Bardhë më 20 janar si presidenti i 47-të i Amerikës po pritet me entuziazëm nga të dyja krahët e politikës në Shqipëri, por veçanërisht nga e Partia Demokratike në opozitë.

Për shkak të sfondit politik të Kushner, kritikat e opozitës për projektin e Sazanit kanë qenë të mekëta. Kryetari i PD-së, Sali Berisha tha se Rama po e përdorte projektin për qëllime politike, por nuk e kundërshtoi projektin në vetvete.

“Ne nuk i kundërshtojmë projektet që respektojnë rregullat e vendit..,” tha Berisha.

Por deputetja e opozitës, Jorida Tabaku thotë se procedurat për dhënien e statusit të investitorit strategjik për ishullin e Sazanit ishin ndërmarrë në mungesë të transparencës dhe një procesi konkurrues të hapur. Ajo kritikoi gjithashtu përdorimin e pasurive publike për qëllime politike.

“Rasti i fundit me ishullin e Sazanit tregon qartë mungesën e transparencës dhe të një procesi konkurrues të hapur, si dhe rrit shqetësimet për mënyrën se si këto vendime përdoren për qëllime politike,” tha Tabaku për BIRN.

“Ishulli i Sazanit është një pasuri unike kombëtare me potencial të madh për zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit dhe ekonomisë shqiptare. Çdo projekt që synon zhvillimin e tij duhet të jetë pjesë e një procesi të hapur dhe konkurrues, të mbështetur nga konsultime publike dhe transparencë të plotë”, shtoi Tabaku.

Për kritikun Fatos Lubonja, mungesa e garës dhe e transparencës tregon shumë mbi praktikën e grabitjes së pronave publike për qëllime politike.

“Shqiptarët i gënjejnë me gjoja turistë që do të vijnë, por unë nuk shikoj asnjë përfitim. Unë shoh grabitje të pronave publike,” tha Lubonja, ndërsa shtoi se pjesët më të bukura të bregdetit shqiptar po bëhen të paaksesueshme nga shqiptarët e thjeshtë.

Lubonja është gjithashtu kritik me heshtjen e opozitës mbi projektin e Kushner në Sazan.

“Opozita në këtë rast ka heshtur me shpresë se do të fitojë mbështetje nga Trump apo do heqë non gratën për Berishën. Ky është një gabim i opozitës…,” përfundoi ai./BIRN

ishulli i sazanit investitor strategjik

ishulli i sazanit investitor strategjik

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan