Apel për qytetarët/ KUJDES nga ky person, prezantohet si “Arseni” dhe hiqet si bashkëpunëtor i Piranjave
Një person që prezantohet me emrin "Arseni" po kontakton qytetarë duke pretenduar se është bashkëpunëtor i emisionit investig...
Një person që prezantohet me emrin "Arseni" po kontakton qytetarë duke pretenduar se është bashkëpunëtor i emisionit investig...
Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë i Senatit të Shteteve të Bashkuara ka miratuar me votim 19-3 emërimin e Eric Wendt si Amb...
Berlini dhe Parisi, në një dokument joformal, i kanë bërë thirrje Komisionit Evropian që të hartojë propozime për t...
Mijëra qytetarë para kryeministrisë kanë shpalosur pesë kërkesat për qeverinë. "Dorëheqjen e të gjith&eum...
Efektivi i policisë Enea Mekolli do të prehet në varrezat e fshatit të tij të lindjes. Familja e efektivit ka kërkuar që i nd...
Në ditën e 5 të protestës, qytetarët kanë dalë me një listë kërkesash ku kryeson dorëheqja e qeverisë...
Ndërsa qindra protestues janë mbledhur para Kryeministrisë duke kërkuar anulimin e projektit në Zvërnec dhe largimin e qeveris&eum...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka ngritur shqetësime të forta në Kuvend për gjendjen e sistemit shëndetësor...
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është mbushur me protestues që i janë bashkuar tubimit kundër projektit për n...
Ka nisur protesta e pestë në mbrojtje të Zvërnecit, ku qytetarët kundërshtojnë projektin për ndërtimin e një r...

Inxhinieri Grek, Yannis Kirkinezis, është njeriu që foli në SPAK, duke dhënë shpjegime të sakta mbi fitimin e kontratës me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, për mbikqyrjen e punimeve që po kryheshin për ndërtimin e tunelit të Llogarasë në Orikum. Deri në këtë fazë ku ndodhet hetimi i dosjes së supervizimit të tunelit të Llogarasë, rrëfimi i inxhinierit grek dhe komunikimet në telefonat e ministres Belinda Balluku, ish-drejtorit të ARRSH-së, Evis Berberit dhe Sekretares së Përgjithme të Ministrisë së Infrastrukturës, Viola Haxhiademi, përbëjnë provat gjenerale për ngritjen e akuzës penale ndaj Ballukut dhe zyrtarëve të tjerë.
Kirkinezis, ka qëndruar mbi 6 orë në SPAK duke dhënë shpjegime dhe pas përfundimit të orarit zyrtar, prokurori i çështjes Dritan Prençi, është kujdesur që dëshmia e grekut të ndërpritej dhe më pas ka vijuar ditën tjetër, mëson syri.net Për shkak të vonesës dhe prezencës së gjatë në SPAK të inxhinierit Kirkinezis, interes ka shfaqur dhe Ambasada Greke në Tiranë, e cila mësohet të jetë vënë në dijeni nga SPAK, se shtetasi grek po merrej në pyetje si përson që ka dijeni mbi rrethanat e ngjarjes dhe jo si person nën hetim apo qoftë të ishte marë ndonjë masë ndalimi.
Gazetari Elton Qyno ka mësuar se shtetasi grek ka bashkëpunuar me prokurorinë duke treguar të gjithë dinamikën e plotë që çuan atë dhe “Net-Group” të Valter Begaj, në fitimin e kontratës prej 2 milion euro për supervizimin e punimeve të tunelit të Llogarasë. Ai i ka pohuar hetuesve të BKH-së dhe prokurit Prençi të gjitha marëveshjet që ka bërë në vitin 2021 e në vijim me Valter Begaj të “Net-Group” që tashmë ndodhet në burg. Begaj njihet si njeri i afërt me ish-drejtorit të ARRSH-së, Evis Berberi, edhe ky i fundit në burg.
Yannis Kirkinezis, ka treguar se është me profesion inxhinier dhe në Shqipëri administron degën e kompanisë hollandeze “Hill Internacinal N.V” me Seli në Amsterdam. Si përfaqësues ligjor i kësaj kompanie vepron dhe shtetasi tjetër, Emmanouil Sigalas.
Sipas tij, kompania është hapur në 4 qershor 2019 në Tiranë, ndërsa marëdhënien e punës, fillimisht e kanë nisur me Fondin Shqiptar të Zhvillimit, ku kanë marë kontratën e parë në administratën publike. Një muaj më pas kompania e administruar prej tij, arrin të fitojë tenderin 2 milionë euro të hapur nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, ku në këtë garë inxhinieri grek kishte bashkuar forcat me kompaninë “Net-Group”, e Valter Begaj. Yannis Kirkinezis, ka pohuar në SPAK se tenderi për supervizimin është hapur në datën 25 nëntor 2021 nga Sekretaria e Ministrisë së Infrastrukturës, Viola Haxhiademi.
“Net Group” dhe “Hill Internacinal N.V” kanë garuar përballë dy kompanive të tjera që kishinhyrë si Bashkim Operatorësh Ekonomikë “Stucky” l.t.d dhe “Gjeokonsult & CO”.
Fondi limit i këtij tenderi ishte planifikuar në 1 miliard e 947 milion lekë të vjetra, ku shërbimi duhej të kryhej në 34 muaj. Sipas dokumentave zyrtare të sekuestruara tashmë nga SPAK, kompania “Hill Internacinal N.V” e inxhinierit Grek dhe “Net Group” e Valter Begaj, në total ka përfituar në 14 transaksione të bëra nga Ministria e Infranstrukturës, 1 miliard e 979 milion lekë.
Pra edhe 32 milion lekë të vjetra mbi atë që ishte parashikuar në kontratën mes palëve.
Shuma prej 1 miliard e 979 milion lekë është paguar në bazë të kontratës Nr.1537/3 të lidhur në 16 Maj 2022 ku parashikoheshin shërbime inxhinierike për 13 situacione të mbykqyrjes së punimeve në tunelin e Llogarasë. Situacionin e parë, Ministria e Infrastrukturës rezulton ta ketë paguar drejt “Hill Internacinal N.V” në muajin Tetor 2022 në vlerën prej 88 milion lekë të vjetra. Ndërsa situacioni i fundit është paguar në 24 Janar 2025 në vlerën prej 55 milion lekë.
Kjo kontratë shërbimi ka dyshime të forta se është paracaktuar në favore korruptive, ndaj dhe SPAK prej disa muaj ka sekuestruar të gjithë praktikën dokumentare që është mbajtur për këtë tender, raporton Syri.net. Ndërkohë të dhënat kompromentuese që janë luajtur në prapaskenën e këtij tenderi, tashmë ndodhet në telefonat e Evis Berberit dhe Sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Infrastrukturës, Viola Haxhiademi, të cilët i ka sekuestruar dhe ekspertuar prokuroria e posaçme SPAK.
Kjo është një dosje Nr.2 për ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku, e cila ka afatin e parashkrimit deri në 25 nëntorin e 2026. Ndërsa aktualisht, Belinda Balluku, është marrë e pandehur së bashku me 5 zyrtarë të tjerë, për praktikën tenderuese të ndërtimit të tunelit të Llogarasë me vlerë gati 180 milion euro.
Por kjo është vetëm fillimi, pasi ndaj Ballukut janë hapur dhe tre hetime të tjera duke filluar nga hetimi pasuror, hetim për dy anijet Gjenerator “Tigri 1” dhe “Tigri 2” si dhe hetime për kontratën konçesionare të ndërtimit të rrugës Thumanë--Kashar./syritv
Gjykatësi i Palmës që heton rrjetin e madh të trafikimit të drogës dhe pastrimit të parave që vepronte në Ibiza d...
Ish-kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi është përgatitur të tregojë një tjetër anë të saj, atë artistike. Gjat...
Prej muajsh prokuroria e Tiranës i ka pushuar hetimet ndaj historianit Zyhdi Shehi që ndërroi jetë në gusht 2024, pak javë mbas ma...
Një 28-vjeçar shqiptar, u arrestua nga policia italiane për disa akuza. Policia reagoi në orët e para të pasdites pas një r...
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e dy personave ndodhi mëngjesin e kësaj të shtune në aksin rrugor Lezhë&ndas...
Një aksident i u regjistrua pak më parë në bulevardin “Skënderbeu” në Shkodër. Sipas informacionit paraprak nga p...
Moti i keq ka përfshirë disa zona të qarkut të Elbasanit gjatë fundjavës, duke sjellë ulje të ndjeshme të tempera...
KZAZ nr. 84 e Bashkisë së Vlorës ka nisur sot procesin e shpërndarjes së bazës materiale zgjedhore, në kuadër të ...
Partia Demokratike denoncon përfshirjen e administratës së Bashkisë Cërrik si komisionerë të zgjedhjeve të pjesshme ve...
Prej katër ditësh i zhdukur për Agron Cumani nga Përmeti nuk ka asnjë gjurmë. Florida Cumani bashkëshortja e tij bën t...